Mali i Zi afrohet me Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Rrugëtimet e gjata të turistëve kosovarë drejt rivierës së Ulqinit duket se tashmë do i takojnë së kaluarës, ngase qeveria malaziase po planifikon ndërtimin e autostradës së re nga Podgorica deri në Rozhajë, e cila distancë në vend të 5 orëve të zakonshme, pas rregullimit të rrugës do të kalohet vetëm për 95 minuta.

Kështu që rruga e zakonshme 8-9 orëshe nga Prishtina në Ulqin do të reduktohet në vetëm 5-6 orë udhëtim. Rruga e rrezikshme e kanjonit të Moraçës duket se do harrohet shpejt.

Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar projektin ligjin e ndërtimit të autostradës nga Tivari deri në Boljare – e cila është pikë kufitare me Serbinë ndërkohë që përmes kësaj autostrade do të kalojë edhe rruga deri në Rozhajë, informon e përditshmja pogoricase “Vijesti”. Ndërkohë ka mbetur të caktohet edhe punëkryesi në mënyrë që puna të fillojë në një kohë sa më të shpejtë.

Branimir Gvozdenoviq ministri malazias për zhvillim deklaroi se autostrada moderne do kalojëpër komunat e Tivarit, Cetinës, Podgoricës, Kollashinit, Andrijevicës, Beranes, Rozhajes dhe Bijello Poljes.

Ndërtimi i autostradës sipas Gvozdenoviqit do të ulë ndjeshëm distancën mes kryeqytetit malazias dhe qendrave rajonale. Sipas planit autostrada do e shkurtojë pothujase përgjysmë rrugëtimi brenda Malit të Zi por edhe me vendet kufitare ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës. /Telegrafi/
 
he Zoti i rrit ishalla se paskan me ma knoq shpirtin me ket sen..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top