Malcom X dhe dispozita e Haxhit

Kresha

A pretty face can never trick me
"...Në Qabe kishin ardhur qindra mijëra muslimanë ... Ata i përkisnin të gjitha racave dhe ngjyrave..."





ثshtë njëri nga liderët më të mëdhenj të zezakëve amerikanë, i cili pasi pranon Islamin punon me të madhe në përhapjen e Islamit në Amerikë. Duke parë numrin e madh të njerëzve që shkonin pas tij, dhe se me mijëra njerëz kishin filluar të pranojnë Islamin, si rezultat i ligjëratave të tij të mrekullueshme, ai vritet. Për përvojën e tij gjatë Haxhit, thotë: "Atje, në Qabe, kishin ardhur qindra mijëra muslimanë, nga të gjitha anët e botës. Ata i përkisnin të gjitha racave dhe ngjyrave, duke filluar nga flokëverdhët me sy të kaltër, e deri tek afrikanët, me lëkurë të zezë. Por, që të gjithë, morën pjesë në të njëjtat dispozita, duke shprehur një frymë bashkimi, gjë që përvoja ime në Amerikë, më kishte bërë të besoj se një gjë e tillë, në mes të bardhëve e zezakëve, s'mund të ndodhte kurrë.

Ndoshta, njerëzit do të çuditen nga këto fjalë. Por, atë që pashë dhe përjetova gjatë Haxhit, më bënë t'i ndryshoj mendimet e mia të mëparshme dhe të braktisja disa nga qëndrimet, në të cilat këmbëngulja në të kaluarën, gjë, e cila, s'qe shumë e vështirë për mua. Me gjithë bindjet e mia të paluhatshme, unë, gjithmonë, kam qenë i gatshëm të ballafaqohem me faktet dhe të pranoj të vërtetën e zbuluar përmes dijes dhe përvojave të reja…

Gjatë njëmbëdhjetë ditëve të fundit, që kalova në botën muslimane, i jam lutur të njëjtit Zot, kam ngrënë nga e njëjta pjatë, kam pirë ujë prej të njëjtës gotë dhe jam shtrirë në të njëjtin shtrat, apo qilim, me muslimanë me sy nga më të kaltërt, me flokë ndër më të verdhat dhe me lëkurë ndër më të bardhat. Në fjalët, sjelljet dhe veprat e muslimanëve të bardhë, unë pashë e ndjeva të njëjtën përzemërsi, që e ndjeva në mes zezakëve afrikanë të Nigerisë, Sudanit, ose Ganës. Ne ishim, vërtet, të gjithë njësoj, vëllezër!"


Marrë nga libri:

Të tjerët për Islamin", Kur'anin dhe Muhammedin a.s." -
A. Sinani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top