Makijazhi që kalon provën e nxehtësisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Temperatura të larta, diell, vapë. Dhe ju shpresoni që buzëkuqi, hijezuesi dhe krempudra të mos ju fshihen. Që makijazhi juaj të mos shkrijë, ndiqni këshillat, të cilat janë shumë të thjeshta dhe funksionojnë me të vërtetë.Gjithçka do të ishte e përsosur nëse makijazhi juaj, sapo vjen stina e verës, shkrihet si bora në diell. Ndodh në qytet dhe gjatë rrugës shtëpi-zyrë, gjatë fundjavave në det, atëherë ku ju doni të dukeni më e bukur. Por zgjidhja ekziston. Mjafton të dini disa sekrete të vogla dhe t’i vini në praktikë.

Lëkurë pa të meta

Zgjidhja më e mirë për të pasur lëkurën si të mëndafshtë dhe të njëtrajtshme nga mëngjesi deri në darkë, është të përdorni një krem pudër diellore me filtër kundër rrezeve ultravjollcë dhe kundër ujit.
Kur jeni në plazh, refleksi i diellit mbi det i minimizon defektet dhe nxjerr në pah bukurinë e fytyrës. Dhe mjafton të përdorni pak krem pudër, që lëkura të duket e lëmuar dhe e përsosur.

Shmangni korrektorin. Në kontakt me krem pudrën kundër ujit reagon ndryshe ndaj ujit e djersës dhe mund të njollosë lëkurën.

Sytë në ton pastel

Ngjyrat e modës këtë vit janë ato të pastelit, rozë, bojë qielli, gri perlë, ju japin një pamje të freskët dhe të shndritshme. Por kur duhet të zgjidhni hijezuesin lindin dyshime. Më mirë pluhur apo krem? Për t’i rezistuar djersës apo për t’u larë në det, shumë të mirë janë lapsat e mëdhenj, që i kanë majat e buta dhe kështu që nuk gabon në lyerjen e tyre. Plotësojeni tualetin me një rimel kundër ujit. Për një shikim më joshës duhet të dendësoni dhe të lakoni qerpikët sa më shumë të jetë e mundur: sekreti është që në fillim të përdorni krëhërin e vogël për t’i ndarë. Më pas lyeni sërish me rimel. Hiqni dorë nga peneli dhe lapsi i zi. Djersa dhe banja bëjnë që ato të bien dhe të acarojnë sytë.

Buzët

Këtë verë synoni me makijazhin e syve në tonet pastel; goja bën ndryshim të vërtetë. Dhe mos harroni që në këtë rast dielli luan në favorin tuaj, nëse përdorni një produkt të shndritshëm, i bëni më mishtore dhe joshëse. Problemi i vetëm është se shkëlqyesi nuk është kundra ujit. Si pasojë duhet ta aplikoni disa herë në ditë. Atëherë veproni kështu: aplikoni një buzëkuq në tonalitet jo shumë të errët dhe për të shmangur që buzët të thahen aplikoni mbi to gjalpë kakaoje ose një shkëlqyes me efekt zbutës, të cilin këshillohet ta zgjidhni në ngjyrën e lapsit që keni konturuar buzët.

Kujdes! Mos vendosni buzëkuqin tuaj të zakonshëm, pasi substancat që e përbëjnë atë priren të shkrijnë nga vapa. Dhe ngjyra mund të hyjë në rrudhat e holla të buzës, duke prishur në këtë mënyrë formën e buzës.

Ngjyrat gjithmonë të shkëlqyeshme

Sidomos në det drita e diellit ndryshon nga ora në
orë. Dhe ndryshojnë edhe rregullat e makijazhit, sepse nga mëngjesi deri në orën 15.00 drita është në maksimumin e saj, edhe në fytyrën tuaj. Vendosni pak krem pudër dhe shumë rimel (e bën më të dukshëm hijezuesin) dhe aplikoni shumë shkëlqyes te buzët.

Pasdite kur drita bëhet më e butë forconi sasinë e hijezuesit dhe përhapni në fytyrë një krem pudër të errët me reflekse të shkëlqyeshme. Kështu do t’i jepni fytyrës një pamje të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme.

Flokët

Për të pasur flokë të bukur edhe kur jeni me pushim, është që të kujtoheni gjithmonë t’i mbroni ato kur jeni në plazh, ose kur bëni banjë me një vaj specifik që të jetë si një barrierë ndaj rrezeve diellore.
Lajini çdo ditë për të eliminuar rërën dhe kripën. Që të mos prishen nga larjet e shpeshta, përdorni shampo delikate që të mos përmbajnë tensioaktivë.
Një herë në javë aplikoni një maskë ushqyese ose një kompresë ristrukturuese.
Për të rigjallëruar flokët e fikur nga dielli, era dhe kripa, një masazh i përditshëm është shumë i efektshëm përpara shampos. Ndikon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut në nivelin lëkuror, kufizon prodhimin e dhjamit dhe largon rrezikun e rënies së flokut. Masazhi kryhet me mollëzat e gishtave, duke ushtruar një shtypje të lehtë në lëkurë me lëvizje rrethore.

Kur të ktheheni nga pushimet

Sapo të keni mundësi shkoni te parukieri për të bërë prerjen për të gjallëruar ngjyrën dhe në shtëpi përdorni shampon dhe balsamin e duhur për flokët tuaj.
Nëse flokët tuaj janë shumë të djegur, atëherë mos përdorni xhel për fiksimin e flokëve, por vetëm shkumë. Mos përdorni as piastrën për të shtrirë flokët.
Mos i kapni bisht, gërshet apo çfarëdolloj forme që kërkon përdorimin e llastikut.
Aplikoni masa ushqyese ose kompresa përforcuese.

Po ju këshillojmë njërën që mund ta përdorni në shtëpi, e cila është shumë e përshtatshme për flokë shumë të hollë:
Grini hollë dy mollë, vendoseni masën e përftuar, hollojeni me dy lugë vaj bajameje (mund ta gjeni në çdo farmaci). Me të arritur një përbërje homogjene lyejini duke i ndarë flokët në sesione, më pas krihini me një krehër me dhëmbëza të mëdha, duke e shpërndarë mirë përzierjen në gjithë gjatësinë e flokut. Lëreni të veprojë për 30 minuta, shpëlajini me ujë të vakët dhe më pas procedoni me shampon tuaj të zakonshme.

Si të mbroni sytë nga dielli

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejt në orët që ka më shumë dritë.
Shikimi duhet mbrojtur nga rrezet UV, duke shmangur ekspozimin në orët 11.00-16.00. duhet të
keni parasysh dritën e ekspozuar nga toka. Uji i detit për shembull fuqizon së tepërmi sasinë e rrezeve që depërton në sy.
Mos harroni asnjëherë syzet e diellit. Duhet t’i mbani gjithmonë kur jeni në ajër të pastër, edhe pse qielli është me re apo jeni poshtë çadrës. Shumica e rrezatimeve të shndritshme janë përthithur nga niveli i thjerrëzave qelqore të syve dhe mund të shkaktojnë probleme në sy.
Zgjidhni syze që i përthithin plotësisht rrezet UV.
Thjerrëzat mbrojtëse duhet të jenë në gjendje të përthithin plotësisht rrezet ultravjollcë dhe deri në 96% rrezet infra të kuqe. Përthithja totale e rrezeve infra të kuqe përbën mbrojtjen optimale, por është e pamundur për t’u realizuar, sepse do të verifikohej një shtrembërim në perceptimin e ngjyrave blu që do të shfaqet e zezë, ngjyra e verdhë do të ishte e zbehur dhe ngjyra vjollcë do të dukej e kuqe.

Kontrolloni etiketën

ثshtë mirë të kontrolloni gjithmonë etiketën në momentin e blerjes së syzeve të diellit. Etiketat duhet të mbajnë edhe treguesin e fuqisë filtruese një një shkallë nga zero deri në katër.

Treguesi 0: tregon një fuqi filtruese zero, pra që lënë të kalojë nga 80-90% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesi 1: pengon 43-80% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesit 2 dhe 3: janë syze të këshillueshme për një ndriçim të mesëm dhe të fortë si në det për shembull gjatë verës.
Syzet me tregues 4 janë të përshtatshme në kushtet e një ndriçimi diellor të jashtëzakonshëm, për shembull në male me dëborë.

Tregoni kujdes në përzgjedhjen e skeletit

ثshtë mirë që të mos ndiqni shumë modën në përzgjedhjen e skeletit, i cili duhet të jetë sa më shumë mbështjellës, në mënyrë që të mbulojë gjithë zonën që rrethon syrin. Ky skelet është i këshillueshëm, sidomos për në punë ose për aktivitete sportive, të cilat kërkojnë ekspozim në ajër për një kohë të gjatë. Anësoret dhe bishti i syzeve nuk duhet të jenë shumë të gjera, që të mos pengojë shikimin anash.

Vërini syzet edhe në det

Ata që pëlqejnë skitë në det ose të shëtisin me varkë, duhet të tregojnë më shumë kujdes, pasi kalojnë shumë kohë në kontakt me diellin dhe me ujin, refleksi i të cilit shton intensitetin e rrezeve ultravjollcë. Përdorimi i syzeve për ata është i domosdoshëm. Skeleti duhet të ketë një formë anatomike dhe duhet të jetë mbështjellës që të mbështetet mirë në hundë dhe në veshë për të garantuar komoditet dhe mbrojtje.

Zgjidhni syzet në ngjyrën më të përshtatshme

Ngjyra e syzeve është thelbësore. Dhembja e kokës,
të vjellat, marramendja... mund të shkaktohen pikërisht nga zgjedhja e një ngjyre jo të përshtatshme me kërkesat e të parit. Një njeri që shikon mirë duhet të zgjedhë nga ngjyra kafe te jeshilja e grija.
Miopët duhet të zgjedhin ngjyrën kafe, sepse defekti i tyre i bën të fokusojnë më mirë spektrin e dritës më të afërt me infra të kuqe. Jeshilja për ato që janë dritëgjatë ose hipermetropë, sepse në këto raste priret të fokusohet spektri i dritës më afër me atë ultravjollcë.
Syzet e sfumuara (të errëta sipër dhe të qarta në bazë) në gjyrë blu, të verdhë, të kuqe dhe lejla, nuk këshillohen, sepse nuk e filtrojnë aq sa duhet dritën e diellit.
Përpara se të zgjidhni syzet është e këshillueshme të bëni një vizitë te okulisti

Kujdes me lentet e kontaktit
Ata që mbajnë lente kontakti rrezikojnë më shumë, sepse këto janë proteza të vendosura në sy që e shtojnë thatësinë dhe mund të shkaktojnë probleme. Prandaj është mirë të mos i vendosni në plazh. Lentet UV blocking (kundër rrezeve UV) janë një mbrojtje më tepër, por efekti i tyre nuk është ende i
tillë, që të lejojë zëvendësimin prej tyre të syzeve të diellit.

Mbrojeni shikimin tuaj edhe në tavolinë
Sytë dhe shikimi mund të mbrohen edhe nëpërmjet ushqimit:
- është e këshillueshme një dietë e pasur me substanca antioksiduese (si ekstraktet e mjedhrës, vitamina A dhe E, të cilat gjenden në perimet e verdha, të kuqe e të gjelbërta, frutat e freskëta dhe vezët), substancat alkalinizuese.

Karrotat janë thelbësore për të përmirësuar shikimin në errësirë. Ato përmbajnë betakarotin, që trupi ynë e shndërron në vitaminë A. Në retinë një lloj vitamine A shërben për formimin e pigmenteve pamore. Konsumimi i frutave, spinaqit, lakrës dhe misrit, mund të përmirësojnë perceptimin pamor e të ngjyrave dhe të ulin mundësinë e humbjes së shikimit. Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
un e kam zgjedhur problemin e syve me tatuazh ;) me kushtoi dhe me dhembti pak por ja vlen :) kam bere nje linje te zeze si poshte dhe lart syve... pak krempuder ne fytyre dhe un isha gati per plazh ;)
 
Verë, det, diell dhe... make-up

Verë, det, diell dhe... make-up Na bezdis grimi në plazh. E dimë. Por pa të vështirë se mund të bëjmë. Sidomos në plazh, kur duam të dukemi perfekte... pothuajse perfekte

Nga njëra anë, është karakteri estetik që nuk na lë rehat as në breg të detit. Nga ana tjetër, domosdoshmëria për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit. Të vendosësh një ekuilibër mes të dyjave, duket një çikë e pamundur. Megjithatë, edhe kësaj radhe, ca rregulla i kemi gjetur për të gjitha ato vajza që në plazh duan të duken të bukura.
Rregulli i parë që vlen për të gjitha: në det duhet mbajtur gjithmonë një grim natyral dhe i thjeshtë.
Para se të shkosh në plazh, duhet të aplikosh në fytyrë dhe trup kremin solar mbrojtës. Kjo, sepse filtri do të jetë aktiv vetëm pas 15-20 minutash. Por nuk ke qejf të shkosh në plazh pa një bazë (sidomos në ditët e para, kur na duket vetja “zhveshur” pa pak fondëtintë)? Atëherë zgjidh një fondëtintë waterproof. Sot është shumë e thjeshtë të gjesh produkte të përshtatshme për në plazh, me filtra të lartë solarë (deri në 40 SPF), që janë perfekte, të përshtatshme për plazh dhe që i rezistojnë edhe një zhytjeje në det.

Meqë në plazh përdorim pak truk, mund të theksohen më shumë se zakonisht qerpikët. Harkoji me kujdes (ose më mirë shko tek estetistja për një formë më të bukur) dhe dizenjojini me një laps për vetullat. Nëse vetullat në diell marrin një ngjyrë më të çelët, mund t’i vizatosh lehtë me laps.

Për në plazh është mirë që të përdoret gjithmonë një rimel waterproof, domethënë rezistues ndaj ujit. Vendose shtresë mbi shtresë për qerpikë të dukshëm e të zinj.
Natyrisht që edhe qerpikët mund të lyhen me bojë për një ngjyrë më të errët, por një shtresë rimeli është gjithmonë e nevojshme për t’i harkuar e për t’i bërë më të dendur.

Një vizë mbi qepalla i bën sytë me shprehës. Në plazh përdor gjithmonë një laps rezistues ndaj ujit, sepse një vizë e prishur nga dielli dhe uji i detit nuk ka të njëjtin efekt si ajo e vizatuara me kujdes dhe që qëndron e tillë edhe pas ndonjë zhytjeje. Por nëse preferon më shumë vizën, është mirë që të mos përdorësh edhe rimelin. Do të rëndohej shumë.

Theksoje abronxaturën e fytyrës me një pudër kremoze, që është më e shndritshme sesa ajo në formë pluhuri dhe që i reziston më shumë erës, diellit, ujit të detit dhe rërës.

Kurse buzëve jepu ngjyrë me një buzëkuq delikat në tonet e rozës ose përdor një shkëlqyes natyral. Syno për një produkt hidratues, mundësisht me filtra solarë.Revista Jeta
 
Last edited by a moderator:
Makeup për plazh: si të trukohemi

Edhe pse jeni ne det, ne diell dhe nuk hiqni dot dore nga makeup ja disa keshilla per look qe mund ta pershtatni ne plazh.

E fillojme nga fondotinta, qe per ti rezistuar temperaturave te larta duhet te jete specifike per plazh, ose duhet te permbaje filter mbrojtes, apo te kete perberes me baze silikoni per te rrezistuar te pakten 4 ore. Toni i syve, eshte me mire ta zgjidhni ne pluhur, duke synyae ne ngjyrat e plota dhe jo tek sfumaturat. Per rimelin, synoni per water resistant, por mbi te gjitha mos perdorni laps per syte, sepse rreshqasin, dhe nese e keni te veshtire ti rezistoni mund te perdorni penel sysh. Per te perfunduar me buzekuqin apo shkelqyesin qe ne plazh ben mire per buzet keshtuqe eshte mire ta aplikoni gjithemone. Nje buzekuqe i mire do te nxjerre ne pah buzet tuaj dhe do ti shkelqeje ato.

/ikubinfo
 
Make up-i veror

Make up-i veror

اdo vit në verë shfaqet i ashtuquajturi ‘look’ i zhveshur. Fytyrë të freskët dhe të pastër, vetullat të rregullta dhe buzët të buta dhe pa plasaritje, kjo është pamja femërore që shikohet në buzë të detit.

Tashmë stina e verës është në kulmin e saj e mund të thuhet pa frikë se gjithsecili preferon të bëjë diçka ndryshe, të ndryshojë diçka qoftë në pamje, qoftë në marrëdhëniet që ka me veten. Por problemi i vërtetë është se një look i zhveshur nuk është aq i thjeshtë për t’u realizuar sepse look i zhveshur nuk do të thotë të mos trukoheni, por një trukim që është sa më pak i dukshëm. Fytyrë të freskët dhe të pastër, vetullat të rregullta dhe buzët të buta dhe pa plasaritje, kjo është pamja femërore që shikohet në buzë të detit.

Trukimi
Ngjyrat e detit blu e hapur, blu e errët, e gjelbër, smeralde, tonalitetet e së kuqes etj, sundojnë këtë verë në plazh. Trukimi me tonalitete që variojnë nga shumë të hapura në shumë të mbyllura i jep më shumë larmi për relaksim.
Truku varion që nga një mbulim i plotë i qepallës e deri tek një vijëzim afër qerpikëve në qepallën e sipërme.
Tendenca e kësaj vere? Ngjyrat duket se nuk janë vetëm ato tradicionalet që kanë rezistuar për një kohë të gjatë, por këtë vit shikohet një përdorim i të gjitha ngjyrave verore. I njëjti trukim shikohet dhe me buzët. Freski dhe joshje. Butësi dhe transparencë. Ngjyra e kuqe si korale e përdorur çdo vit sundon mbi pjesën më sensuale dhe këtë verë. Shkëlqyesi i buzëve është gjithmonë i preferuar për t’u përdorur.

Tendencë? Buzëkuqi i kristaltë me shumë pak ar. Gjatë mbrëmjes përdoret një truk më i fortë dhe i ngarkuar ashtu si dhe verën e kaluar por me një novacion që krijon komoditet për femrat, ngjyrat mbeten ato që kanë sunduar gjatë ditës veç më të theksuara.
Flokët
Kush i ka flokët me kaçurrela të dendur, për të luftuar efektin e fryrjes mund të aplikojë mbi flokë të lagur së bashku me xhelin apo shkumën dhe një vaj flokësh. Përziejini të dy përbërësit në dorë dhe aplikojini në flokë. Vaji përveçse trajton flokët i jep atyre një efekt të lagur shumë modern. Më pas lërini flokët të thahen vetë për një look sa më natyral. Kush i ka flokët e drejtë mund të ndryshojë krehje duke bërë gërsheta kur flokët janë akoma të lagur dhe pasi të thahen duke i lëshuar flokët, do të mbeten me onde dhe të valëzuar si sipërfaqja e detit, ashtu si është dhe moda e fundit. Krehje të tjera moderne sidomos për ata që janë në plazh janë gërshetat dhe bishtat gjithmonë të ulura poshtë si indianët. Kush i ka flokët e gjatë mund të bëjë dhe një bisht kali në pjesën e sipërme të kokës për një pamje më të sofistikuar.

Kujdes i veçantë për lëkurën
Një nga periudhat më problematike për lëkurën është edhe shtatzënia, pasi ajo shoqërohet me ndryshime në profilin hormonal të trupit, që mund të shkaktojë dhe ndryshime të lëkurës. Duke qenë se lëkura është shtresa e jashtme e trupit dhe ndryshimi më i vogël do të jetë i dukshëm. Shtatzënia është gjithashtu një periudhë gjatë së cilës duhet patur shumë kujdes për të mbajtur një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme. Për këtë ndiqni këshillat e mëposhtme:

1. Flini mirë, gjumi sistematik gjatë shtatzënisë është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur një lëkurë të shëndetshme. Një njeri i çlodhur duket më i shëndetshëm dhe kjo vlen më shumë kur gruaja është shtatzënë, pasi ajo lodhet me lehtësi.

2. Përdorni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit.

3. Pastrojeni fytyrën mirë dhe me kujdes. Fytyra duhet të pastrohet në thellësi, sepse lëkura e saj zakonisht është më e yndyrshme sesa në pjesët e tjera të trupit. Poret e fytyrës bllokohen me lehtësi nga papastërtitë dhe kështu mund të krijohen puçrra ose akne. Larja e rregullt e fytyrës me një sapun fytyre, ndihmon në parandalimin e këtyre kushteve.

4. Bëni masazhe të fytyrës. Masazhi i fytyrës dhe i trupit me vajra aromatike, përveç rritjes së qarkullimit të gjakut në atë zonë, mund të ndihmojë edhe për t’u çlodhur.

5. Pini shumë ujë, pasi duhet të ruani ekuilibrin e ujit në trup. Kjo ndikon edhe në tonifikimin e lëkurës. Uji pastron lëkurën dhe largon toksinat nga trupi.

6. Buzëqeshni dhe qëndroni të gëzuar. Lumturia rrit qarkullimin e gjakut në trup, duke u shfaqur në formën e një lëkure të shëndetshme dhe plot shkëlqim.Telegrafi
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top