Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Entela Resuli
Gjatë fushatës elektorale të një viti më parë, kryetari aktual i bashkisë, Lulëzim Basha shpalli si prioritet zgjatimin e bulevardit të kryeqytetit dhe rehabilitimin e lumit të Lanës. Dje, një njoftim i shpërndarë përmes postës elektronike në adresat e gazetarëve, njoftonte se sot, në ambientet e Akademisë së Arteve, 7 prej “20 studiove më të mira arkitekturore të botës” do të paraqesin projektet e tyre për këto dy plane: zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Lanës.
Sipas Bashkisë projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me “personalitete të njohura”. Juria është e përbërë nga 9 specialistë. Kryetar i saj është Lulzim Basha, ndërsa në përbërje të jurisë do të jenë 4 të huaj e katër shqiptarë. Emrat e tyre janë: Giles Robin Dolphin, ish-Kryeurbanist në Londër, Filip Rode, drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërkimeve të Larta. Daniel Libeskind, Kryearkitekt i Studios “Daniel Libeskind” në SHBA, Prof. Dr. Sarah ثhiting, Dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA, Prof. Dr. Agron Lufi, Pedagog në fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës, Apollon Baçe, Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Flamur Kuçi, Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur, Ulrike Bega, Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.

Projekti për zgjatimin e bulevardit dhe lumit të Tiranës

Projekti ka të bëjë me zgjatimin e Bulevardit “Zogu i Parë”. Punimet do të nisin nga Stacioni i Trenit dhe përfundojnë tek Lumi i Tiranës në Paskuqan. Mendohet që ndërtimi i pjesës tjetër të Bulevardit të jetë në vijë të drejtë me segmentin ekzistues, por nuk përjashtohen devijimet. Në disa pjesë pritet që ai të vendoset mbi shinat e trenit. Maketi për Bulevardin kryesor të Tiranës do të publikohet sot, ku do të shpallet dhe projekti fitues. Megjithatë, është e sigurt tashmë, që Pallati i Drejtësisë do të jetë pjesë e projektit dhe do të ngrihet në ish-magazinat e Stacionit të Trenit, ndërsa ky i fundit do të zhvendoset në hyrje të Tiranës, të paktën, sipas deklarimeve nga Bashkia. Punimet e para njëkohësisht dhe prishjet do të nisin nga tregu pranë Stacionit të Trenit. Edhe pse janë të vetëdijshëm për prishjen, banorët që kanë shtëpitë aty shpresojnë te përfitojnë nga ndërtimi i Bulevardit ne këtë zonë. Përgjatë gjurmës që të çon pranë Lumit të Tiranës në Paskuqan, thuajse të gjithë kanë dëgjuar për projektin e Bulevardit kryesor. Banoret që dikur e konsideronin veten në periferi të kryeqytetit tani thonë se do të jenë pranë qendrës. Madje, kohët e fundit, vlera e tokës dhe e apartamenteve në këtë zonë ka filluar edhe rritjen e çmimit. Me shpalljen e projektit fitues do të mësohet edhe zhvillimi i kësaj zone, më pak e prekur nga ndërtimet. Sa për punimet ne terren nuk ka datë për nisjen e tyre, megjithëse dihet që ky ka qenë një nga prioritet e kryebashkiakut aktual që e ka theksuar para se ati të zgjidhej në krye të pushtetit vendor për Tiranën duke shprehur sigurinë për përfundimin e tij brenda mandatit 4-vjeçar.
Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët që janë të interesuar. Pas prezantimit nga studio, maketet do të ekspozohen në hollin e Pallatit të Koncerteve, ndërkohë që më datë 9 Mars, në orën 12.00, juria do të shpallë projektin fitues.

Pyetje për Bashkinë…

Fotot që na u shpërndanë dje me email nga bashkia tregojnë një Tiranë europiane, dhe imazhe të një qyteti të mirëfilltë urban. Por nga fotot me ngjyra, te bërja realitet e ndryshimeve, ka në mes një det të tërë! Dhe një sërë vendimesh që Bashkia i ka marrë me kokë të vet pa pyetur askënd deri më sot, e që për fat të keq, janë vendime që nuk kanë bindur as më optimistët e këtij qyteti, si për shembull projekti për qendrën e Tiranës…
Për këto arsye, dhe sidomos ngaqë Bashkia e Tiranës nuk preferon të jetë maksimalisht transparente me median opozitare, ne po botojmë më poshtë disa pyetje për të cilat, lexuesit tanë kanë nevojë të dinë përgjigjet:


  1. Mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur anëtarët e huaj dhe ata shqiptarë në këtë juri që do të vendosë për ndryshime thelbësore për kryeqytetin?
  2. Ligji për informimin publik, ligji për pushtetin vendor dhe një sërë aktesh të tjera nënligjore kërkojnë që publiku të jetë pjesëmarrës në vendimarrje të rëndësishme për qytetin ku jetojnë. Pse Bashkia ka shpallur vetëm një ditë kohë nga ekspozimi i propozimeve në shpalljen e fituesit?
  3. Sa u kushton qytetarëve të Tiranës i gjithë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të jurisë dhe cila është kosto e gjithë konkursit ndërkombëtar?
  4. Si do të zgjidhen problemet me pronësinë në hapësirën ku pritet të ndërhyhet?


Juria
Giles Robin Dolphin
Ish-Kryeurbanist në Londër dhe Autoritetin e Lartë. Më 13 janar 2012, ai doli në pension si Kryeurbanisti i Kryebashkiakut të Londrës, si përgjegjës për pregatitjen e Planifikimit Urban të Londrës dhe këshilltar i Kryebashkiakut aktual, Boris Johnson, dhe kryebashkiakut të mëparshëm, Ken Livingstone, për gjithë planifikimin dhe çështje në lidhje me të (si plan urban, masterplan dhe struktura të planifikimit urban). Më 16 janar 2012 mori اmimin e Planifikimit Urban në Londër, “Për kontributin e dhënë në Planifikimin e Shkëlqyer në qytetin e Londrës.

Filip Rode
Drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërkimeve të Larta ku aktualisht drejton Forumin e Drejtorëve në Qendrën Kërkimore të Shkollës Ekonomike në Londër. Rode u emërua Këshilltar i Liderëve për Shtimin e Gjelbërimit (LSG) në vitin 2011, e cila është shoqatë globale e qyteteve, rajoneve, vendeve dhe korporatave.

Daniel Libeskind
Krye Arkitekti i Studios “Daniel Libeskind” në SHBA Daniel Libeskind, i diplomuar për Arkitekturë, dhe master. BDA AIA, është një nga arkitektët dhe dizenjuesit me te njohur ndërkombëtarë.

Prof. Dr. Sarah Whiting
Dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA një nga qendrat e grupeve të interesit për arkitekturë që bashkon një nga platformat mbi praktikat e projektimit përmes kërkimeve në subjektet e përbashkëta të arkitekturës.

Prof. Dr. Agron Lufi
Pedagog në fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës

Apollon Bace
Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Flamur Kuçi
Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur.

Ulrike Bega
Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.

Një prezantim i shkurtër i studiove pjesëmarrëse në këtë konkurs:

AS & P – Albert Speer & Partners
E ka selinë në Frankfurt mbi Main në Gjermani dhe Shangai në Kinë. Kjo studio ndërvepron me metoda rinovuese në arkitekturë, urbanistikë dhe transport prej mbi 40 vjetesh në planifikimin ndërkombëtar dhe ngritje përvoje. Punimet kryesore janë: Master plani “North Bund”, Shangai, Kinë; Master plani A 101, Pjesa perëndimore, Moskë, Rusi; Master Plani Urbanistik i Qendrës së Kolonjës, Gjermani.

CinoZuçi Architetti
ثshtë një nga studiot më të njohura në arkitekturë dhe zyrë e planifikimit urban nga Milano, Itali. Studioja është duke kërkuar në vijim për zgjidhje hapësinore të jetës bashkëkohore në kontekstin e ndryshimit të shpejtë dhe të hollësishëm në sfondin evropian.
Punimet kryesore janë: Master Plani i Kornaredos, Lugano, Zvicër, Zona Formale Industriale Junghans, Giudeça, Venecia, Itali, porti i vjetër EpanoSkala në Mytilene – Lesbo, rikualifikimi Alfa Romeo – NuvoPortello – Milano, KeskiPasila në Helsinki.
Dar Al-Handasah (Shair and Partners)
Ka qenë një nga studiot e para për planifikimin, hartimin dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi që në f+illim vitin 1956. Sot ajo ka konsulencë globale me 43 zyra në 30 vende të njohura për identifikimin e problemit, skica të gatshme, cilësi për shpërndarjen në kohë dhe ekspertizë multidisiplinore.Punimet Kryesore, Oqyana (Segmenti Botëror Australi Azi), Dubai, UAE; Master Plani Bonny në Nigeri; Aeroporti Sharm El-Sheik në Egjipt.


GMP – Gerkan Marg & Partners
U themelua në vitin 1965. Sot përfshin mbi 500 punonjës në 10 qendra në Gjermani dhe mbarë botën. Ajo ka demonstruar kompetenca urbanistike me propozimet e tyre vizionare për “Shtutgart 21″ Deutsche Bahn, HafenCity Hamburg, si dhe master planin urban të Bukureshtit në Romani dhe shumë projekte urbane në Kinë, si plani në Lingang, qytet i ri me 800 000 banorë. Punimet kryesore janë: Aeroporti Berlin-Tegel; Rindërtimi i Stadiumit Olimpik në Berlin; Stacioni kryesor i trenit në Berlin Lingang,; Ekspozitë dhe qendra të organizimit të kongreseve në Nanning & Shenzhen, Kinë; Muzeu Kombëtar në Bixhing etj.

Arkitektët GrimshaW
Firma u hap në vitin 1980 nga Nicholas Grimshaث, e cila ishte një nga pionieret e arkitekturës me teknologji të lartë. Praktika u shndërrua në Partneritetin e vitit 2007 dhe operon në mbarë botën me zyrat e saj në Nju Jork, Londër, Melburn dhe Sidnei duke punësuar një personel prej mbi 250 punonjës. Portofoli ndërkombëtar Grimshaë mbulon gjithë sektorët kryesorë dhe u nderua me mbi 150 çmime ndërkombëtare për planifikim. Punimet kryesore:Terminali Ndërkombëtar Uoterlu, Londër; Stacioni i Pedingtonit: Faza e Parë e Rikualifikimit, Londër,; Aeroporti Stansted – Generation 2, Masterplani, Londër,; Projekti Eden, Cornuoll, B; Aeroporti Heathroë Pier 4A, Terminali A2 Concourse B; Londër, MB.

KCAP Arkitektë & Urbanistë
KCAP Urbanistë dhe arkitektë është një studio holandeze me seli në Rotterdam (Holandë), Zyrih (Zvicër) and Shanghai (Kinë) për arkitekturën, krijimin e hapësirave urbane dhe urbanistikën, e themeluar në vitin 1989. Punimet kryesore: Hafencity në Hamburg (Gjermani); Masterplani Strategjik Perm 2020 (RS); vizioni për Aeroportin Schiphol të Amsterdamit;Vizioni Strategjik në Bruksel 2040; Parku Olimpik Jugor, Bixhing, Kinë, 2009; Kuadri i trashëgimisë së masterplanit, Londër, Angli.

Studio West 8
West 8 është një nga zyrat e themeluara në vitin 1987 që ka fituar çmimin ndërkombëtar të planit urbanistik dhe arkitekturës urbane. Kjo studio ka një ekip ndërkombëtar prej 70 arkitektë, urbanistë, arkitektë dhe inxhinierë si dhe inxhinier multidimensional. Zyra kryesore ثest 8 e ka selinë në portin e Roterdam-it, dhe ka tre filiale në Belgjikë, Nju Jork dhe Toronto. Punimet kryesore:Schouëburgplein në Rotterdam (Holandë), Borneo Sporenburg në Amsterdam (Holandë), Chisëick Park në Londër (MB); Guvernatorët e Island-it në Neë York, SHBA; Projekti për Skelën në Toronto, (Kaliforni); Playa de Palma në Majorka (Spanjë) Parku Linkoln në Majami (SHBA).
 
7 projektet për bulevardin e ri, Basha: Nis ndërtimi i Tiranës së shekullit XXI

Detajimi i maketeve të firmave ndërkombëtare. Sot shpallet fituesi.

Shtatë studio prezantuan dje në ambientet e Akademisë së Arteve projektet e tyre për zgjatimin e bulevardit dhe lumit të Tiranës. Fituesi shpallet sot në orën 12:00. Bulevardi i ri do të ketë një gjatësi 1.7 km, ndërsa është parashikuar edhe zhvillimi i sipërfaqes përreth saj në plot 132.8 hektarë. Shtatë studiot e arkitekturës prezantuan edhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës me gjatësi 6.7 km, zhvillimin e zonës përreth si dhe propozime për zhvillimin e zonës deri në Paskuqan.

Studio “DAR Group Turqi & Mbretëri e Bashkuar”

DAR-1.jpg

Maketi i studios “DAR Group Turqi & Mbretëri e Bashkuar”


Vizioni i kësaj studioje tregon një mundësi për Tiranën që të jetë një Tiranë e gjelbër. Ajo propozon që hapësira e gjelbër t’i përgjigjet çdo kërkese të qytetit, madje të konceptit të zhvillimit të tij ekonomik. Janë sjellë të gjitha në formë të integruar dhe pjesa veriore e Tiranës do ta krijojë këtë më së miri duke ditur që ajo zonë pret për t’u zhvilluar së bashku me lumin e Tiranës, që përmban këtë potencial. Bulevardi është parashikuar të ketë dy parqe liqenore dhe të gjitha detajet janë këtu. Përsa i përket lumit, ai shihet si një mundësi më shumë për biznesin që të shtrihet përreth tij duke i dhënë kësaj zone një dimension ekonomik. Projekti i studios “DAR Group&United Kingdom” inkurajon një ekonomi të re për Tiranën dhe veriu i saj, përfshihet në këtë koncept për qytetin. “Natyrisht, jemi treguar të kujdesshëm për të integruar të gjitha këto elemente në veriun e Tiranës, ashtu siç jemi treguar të kujdesur edhe për transportin publik në të gjithë zonën”, sqaruan përfaqësuesit e studios. Sipas tyre, në lidhje me transportin dhe me infrastrukturën, do të jenë të gjitha mundësitë më të mira që qyteti do të ketë nesër, të cilat do të lidhen domosdosmërisht me lumin e Tiranës. Në këtë zonë është parashikuar kampus universitar, një galeri ekspozimi dhe në këtë pjesë të qytetit inkurajohet përdorimi i mjeteve alternative të transportit. “Ne e shohim këtë bulevard jo vetëm si një zonë të gjelbër që lidhet me liqenet, por edhe si një zonë aktive jetese duke i pasur të gjitha shërbimet e një qyteti modern”, thanë përfaqësuesit e studios.


Studio “West 8 – Holandë”

west-8.jpg

Maketi i studios “West 8 - Holandë”

Propozimi i kësaj studioje është për zgjerimin e bulevardit. Synimi është krijimi i një bulevardi të ri për qytetarët e Tiranës, i cili do të jetë një plan që do të zbatohet e ndikojë direkt në cilësinë e jetës, duke e kthyer në një hapësirë publike që mund të shfrytëzohet e shijohet e përmirësojë imazhin e qytetit. Po ashtu mendohet për zgjerimin e bulevardit dhe mënyrën se si do të konceptohet, gjë e cila do të realizohet brenda një periudhe të shkurtër kohore. Lumi dhe Parlamenti do të jenë pjesë këtij projekti dhe qytetarët e Tiranës do t’i gëzohen peizazhit që do t’u ofrohet duke menduar njëkohësisht edhe për mënyrën se si kjo do të realizohet. Projekti synon të identifikojë në nxjerrjen në pah të veçorive që karakterizojnë bulevardin, duke synuar të bëhet më e mira për qytetarët. “Ne synojmë gjithashtu përmirësimin e sistemit të transportit dhe lehtësimin e trafikut. Së pari synojmë pastrimin e lumit, dhe kjo do të jetë diçka pozitive, për cilësinë e peizazhit dhe për integrimin e Unazës”, thanë përfaqësuesit e studios. Janë parashikuar hapësira të gjelbra, si dhe rrugë për çiklizëm. Një element tjetër me rëndësi përsa i takon transportit, është parashikimi i një stacioni treni. Për biçikletat do të ketë korsi të veçanta. “Aksi më i gjatë që do të sjellë përfitime për Tiranën dhe do të jetë një shesh urban, do të konsiderohet pjesa nga Teatri i Operas dhe Baletit deri te Pazari. Do të ketë një monument të ri në qendër të bulevardit, do të jetë një formë e re demokratike. Në zgjerimin e bulevardit do të ketë një element të ri dhe do të ketë një lidhje me monumentet simbolike, si p.sh. Skënderbeu.


Studio Grimshaw Architects – mbretëri e bashkuar

Grimshaw.jpg

Maketi i studios Grimshaw Architects - Mbretëri e Bashkuar

Elementi kryesor i përfshirë në projektin e kësaj studioje është synimi në rritjen e mirëqenies së rrugëve, duke e kthyer Tiranën në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim. Elementi dytësor janë institucionet publike, ndërtesat kryesore, që është edhe vendi ku fokusohen qytetarët. “Tjetra është shtrirja deri në Paskuqan, një zonë bujqësore e kulturore, duke i dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në një qytet. Qëllimi ynë është vendosja e parametrave dhe mënyra se si shkojnë punimet, dizajni që përdoret duke u bazuar në investimet me atë që ka më shumë rëndësi, me teknologjinë”, thanë përfaqësuesit e studios. Sipas tyre, lumit të Tiranës do t’i kushtohet rëndësi në çdo element, florës e faunës së tij, shndërrimin e tij në një lum më të ri e të pastër. Do të krijohet mundësia që Tirana të jetë një vend tërheqës për turistët dhe banorët e saj. “Do të shikohet se si kjo do të japë rezultatet e saj dhe se si do të ndikojë në krijimin e mundësive tregtare. Një pikë e rëndësishme është ajo që ne duhet të bëjmë një lidhje mes asaj që është e re dhe asaj që është e vjetër, duke u fokusuar fillimisht në problematikat e tyre”, thanë përfaqësuesit e studios. Elementi i dytë, sipas tyre, është “Pallati i Drejtësisë”, i cili, sipas hapësirave që do zë, shihet si një pjesë e rëndësishme e projektit.


Studio Cino Zuchi Architetti – Itali

cinozucci.jpg

Maketi i studios Cino Zuchi Architetti - Itali

“Parku që shkon përmbi lumin deri në Liqenin Artificial, sipas projektit të kësaj studioje, do të përfshijë parqe tematike në pjesën veriore dhe parqe argëtuese çlodhëse. Bulevardi konceptohet me dy anë, në pjesën e djathtë të qytetit ka një bulevard të drejtë, një shëtitore të drejtë me dyqane, me elemente të cilat janë përballë rrugës. Nga ana e majtë mund të ketë një shteg më të valëzuar, me funksione të ndryshme, dhe ideja është që këto dy anë të mbahen të lidhura me njëra-tjetrën dhe të japin cilësi mjedisore të hapësirës pa cenuar këtë strukturë ekzistuese të bulevardit. Sa i përket Unazës, ajo do të ketë lidhje me rrugë të vogla dhe jo drejtpërdrejt me autostradën, duke e konsideruar urbane. “Ne propozojmë dy linja tramvaji, njëra që shkon veri-jug përreth parkut, dhe tjetra lindje-perëndim, e cila është saktësisht në mes të pjesës ekzistuese. Kemi një linjë autobusësh, ideja është të kemi dy linja”, thanë përfaqësuesit e firmës. Po kështu ata kanë konceptuar superblloqet, të cilat nënkuptojnë se në rrugët kryesore nuk do të preken “hapësirat e jetuara”. ”Pra, në këto rrugëza të vogla do të kemi këmbësorë, biçikleta e grimca të jetës së përditshme. اdo bllok mund të ketë një ndërtesë të vogël, qoftë edhe nën tokë, për të shërbyer për nevojat lokale të parkimit në të ardhmen në Tiranë”, thanë përfaqësuesit e firmës. Sipas tyre, pjesa kryesore e bulevardit është një piacë me një shatërvan në mes. Këtu do të ketë linja tramvaji, ku do të jetë edhe Bashkia e re, duke krijuar një hapësirë publike, ku shumë veprimtari mund të zënë vend. Bulevardi ka pamje nga lumi. “Ne do ta rikthejmë Liqenin në përmasat e tij origjinale dhe Liqeni do të jetë një aspekt i rëndësishëm i jetës në qytet. Shpresojmë që Tirana të ketë një sens urban”.


Studio Gerkan, Marg & Partners – Gjermani

GMP.jpg

Maketi i studios Gerkan, Marg & Partners - Gjermani

Ideja kryesore e projektit është ideja për të kombinuar Parkun e Liqenit në jug dhe parkun e veriut, me liqenin e Paskuqanit. “Këto të dyja duhen lidhur me njëri-tjetrin. Ideja tjetër është krijimi i “gishtërinjve urbanë”, të cilët të çojnë përpara strukturën e qytetit, nga jugu në veri dhe duhet që këto “gishtërinj” t’i ndërlidhim me “gishtërinjtë” e gjelbër. Kjo është gjëja më e rëndësishme e një kryeqyteti të gjelbër, ndërlidhja e gjelbërimit me qytetin, duke i dhënë cilësi e unikalitet qytetit”, thanë përfaqësuesit e studios. Unaza është pozicionuar jo shumë në veri, por në jug të lumit, për të ulur trafikun. Fillestar do të jetë aksi i bulevardit, pastaj unaza e dytë, që lidh qytetin dhe më pas unazën e tretë, që lidh gjithë lagjet. Projekti parashikon një sistem treni të lehtë që lidh stacionin hekurudhor ekzistues me qendrën e Tiranës. ثshtë organizuar sistemimi i trafikut për të gjitha lagjet, të gjitha lidhen së bashku. Bulevardi nuk është parashikuar të jetë shumë i gjerë, lagjet gjithashtu nuk do të jenë të ndara. Në mes do të këtë një brez 80 metra të gjelbër, që ka funksione nga më të ndryshmet, në fund përfundon te lumi i Tiranës, ku hapet vendi kulturor. Më tej janë zonat e ujit që freskojnë, pastaj zona e tregut në fillim të bulevardit si dhe vendet e lojërave për fëmijët. Janë parashikuar zonat argëtuese, çlodhëse, restorante. Parku i Paskuqanit është një tjetër hapësirë e gjelbër, mund të ndërtohet edhe Muze i Shkencave. “Lumit do t’i japim funksionet që ka pasur dhe do të vendosen aktivitete të ndryshme kulturore. Në përgjithësi qyteti ka një kombinim të mirë të dendësisë dhe zonave të gjelbra”, thanë përfaqësuesit e firmës.


Studio Kees Christianse & Partners – Holandë

KCAP.jpg

Maketi i studios Kees Christianse & Partners - Holandë

Një mozaik që ndërthur zgjatimin e bulevardit dhe rigjallërimin e lumit të Tiranës. Parku i ri do të jetë zemra e qytetit. Ky është vizioni i studios KCAP. Do të punohet me një profil asimetrik, parku është në të majtë, bulevardi është në të djathtë. ثshtë planifikuar një linjë tramvaji dhe dy linja trafiku. Gjithashtu parashikohet një qendër tregtare shqiptare, që është një qendër administrative e re, një universitet, një stadium kombëtar. Kjo zonë do të kthehet në një zonë të zhvilluar tregtare.
Aty ku bulevardi dhe lumi ndërlidhen, do të krijohet një qendër bosh, një park garazhi që lidhet me unazat e reja dhe çatia e tij duhet të jetë një si tip sheshi, e cila i lidh zonat e ndryshme që ndodhen aty. Do të ketë një sërë ndërhyrjesh në lumin e Tiranës. Do të sigurohet profili i tij, në mënyrë që të jetë i siguruar përsa u përket përmbytjeve, të bëhen shtrate lumesh më të gjerë, të lidhet me unazat që do pozicionohen në veri, që lumi të jetë afër qytetit pa qenë nevoja për barriera infrastrukturore. Ai duhet të lidhet me bulevardin që të mos ketë barriera mes lumit dhe bulevardit. Gjithashtu duhet të bëhet një park lumor. Janë rezervuar tri vende në të cilat mund të krijohen vende purifikuese për ujin, vende ku mund të notohet, gjithashtu mund të jenë parqe argëtimi dhe pushimi. Të gjitha këto gjëra. të kombinuara që krijojnë kuadrin e peizazhit: bulevardin, ballkonin, sheshin lumor, këto kombinohen në një mënyrë të përshkallëzuar.


Studio Albert Speer & Partners – gjermani

ASP.jpg

Maketi i studios Albert Speer & Partners - Gjermani

Projekti është konceptuar që qytetin ta vendosë mes dy poleve të gjelbra, një në jug dhe në veri me peizazh të ri. Bulevardi do të jetë urë lidhëse, shtyllë kurrizore e këtyre dy poleve. Parku i Madh i Tiranës në jug do të konsiderohet si një kopsht britanik, pastaj vjen sheshi “Nënë Tereza”, pastaj bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, gjithashtu një tipar klasik, më pas kemi sheshin “Skënderbej”, bulevardin klasik “Zogu i Parë”. Pallati i Drejtësisë mund të ishte një tipar i këtij bulevardi të ri. Po kështu, parku i ri i qytetit do t’i japë një cilësi të re atij. ثshtë një park me funksione çlodhëse, rikrijuese, me disa objekte ujore. ”Në anën lindore kemi vendosur të sugjerojmë përdorim rezidencial, në veri kemi programin e objekteve kulturore që përshkruhet në termat e referencës për të krijuar një zonë kulturore. Do të ketë një kthesë të madhe të bulevardit që takon te Liqeni dhe pylli në anën e veriut. Hapësira e lumit është quajtur hapësira urbane e lumit. Kemi vendosur të ndërtojmë dy anë, dy krahë, njëri shtrati natyror i lumit, pastaj shikoni që aty ka korridore të gjelbra dhe shtrati i modeluar i lumit. Kjo është zona ku mendojmë se duhen ndërtuar apartamente në të ardhmen”, thanë përfaqësuesit e studios. Sipas tyre, Biblioteka do të jetë në kryqëzim dhe do të shërbejë gjithashtu një pikë dalluese e qytetit. Sheshi “Skënderbej” është konceptuar si thelb, kurorë e qytetit.
Burimi: Panorama
 
Pe: Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

Me behet qejfi per kete projekt..shume mire.
Duhen projekte te tilla qe qeveritaret tane te abuzojne cikez me fondet se ngelen duke lypur javes Lanes nga qe skane cti cojne femijeve ne darke. Shteti duhet ti ndihmoj me ndihma humanitare pushtetaret tane sepse po jetojne ne skamje. Eshte nje realitet i hidhur qe po ndeshet cdo dite. :)
 
Pe: Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

Keshtu te bukura si projekte,por duan edhe zbatim ama...
 
Titulli: Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

Mu me ma fal shpin ne tiran ma kan fut :p ka klimen ma kot qe egziston.
 
Pe: Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

Ta gezoj projektin se zbatimi zor..
Mu kujtuan ato projektet e Rames.. LOL
 
Titulli: Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

Lexova gabimisht titullin ne fillim, sikur "MEKATET" LOL :lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top