Make up i buzeqeshjes

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dhembe te verdhe, gri apo opak? Mos nguroni te qeshni, por zgjidhni buzekuqin e duhur.Ja keshillat e nje eksperti.

Kur bukuria e nje buzeqeshjeje varet nga shendeti i dhembeve, nga pamja e tyre dhe nga ngjyra. Kur zgjidhet nje buzekuq, apo nje shkelqyes ose kozmetik per buzet, eshte e rendesishme te zgjidhni me kujdes ngjyren e duhur, qe duhet te harmonizoje ngjyren e dhembeve.Nese keni dhembe lehtesisht te verdheduhet te evitoni tonalitetet e ngrohta si portokallia dhe te gjitha ngjyrat qe kane konponet te verdhe. Nese keni dhembe te shkurter, evitoni ngjyrat e erreta, pasi do tju vinte ne dukje kete problem. Nese dhembet jane gri ose opak, zgjidhni ngjyrat e ndezura, ne tonet e ftohta. Nese jeni me fat dhe keni dhembe te bardhe, mos harroni qe nuk ka arme me te mire joshjeje sesa nje i kuq pasion. Ndersa per ato qe kane gingivat te dukshme, teknika e trukimit eshte ai qe permendem me lart, me tone natyrale ose nje roze te lehte. Duhen evituar totalisht te gjitha ngjyrat te cilat kane konponent te verdhe./burimi: ikubinfo/
 
Fytyre perfekte? Truku eshte te qeshni

Nje buzeqeshje e bukur dhe rrezellitese eshte gjeja e duhur. Ti dedikoni nje pjese te vogel te kohes tuaj, 5 - 10 minuta, higjenes tuaj orale per ta mbajtur ate te paster nuk ju duhet nje sakrifice e madhe.

Momenti me kritik per dhembet tone jane minutat e para pas cdo ngrenieje, baktereit qe qendrojne normalisht ne gojen tone jane te pa demshem per higjenen orale, gjate pertypjes sheqernat e liruar nga ushqimet, depositohen ne dhembe dhe sulmohen dhe transformohen nga acidi i bakterieve. Keto acide jane "vrases" per dhembet tone, PH i gojes zbret ne vlera te ulta, duke formuar keshtu gurzat ne dhembe, qe do te thote ulje e aktivitetit metabolik. Me nje higjene orale korrekte eshte e lehte te evitoni gurzat, inflamacionin e gingivave etj. Keshtuqe nje pamje te shendetshme te dhembeve tuaj dhe fytyra juaj do te duket me e bukur./burimi: ikubINFO/
 
Make - up i duhur për BUZث PEFEKTE

BUZث Tث BUTA, Tث PLOTA Asgjë nuk vepron më tepër joshëse. Me disa hije të thjeshta mund të mbulohen edhe defektet më të vogla.
Meshkujt i pëlqejnë voluminoze: mbi këtë formulë të pandërlikuar bazohet ideali i bukurisë tek buzët e femrave. Kjo është madje e studiuar. Në një studim, shkencëtarë nga Universiteti Louisville SHBA ndryshuan në ekran madhësinë e buzëve të femrave. Dhe shikoni përfundimin: Femrat me buzë të plota u përzgjodhën nga pjesëmarrësit meshkuj si më të bukurat.
Ndërsa femrat kanë preferenca të tjera. Ato i konsiderojnë mjaft tërheqës meshkujt me buzë me përmasa të ekuilibruara, as shumë të holla e as shumë të trasha.
Kështu apo ashtu, buzët janë qendra e vëmendjes në fytyrë. Për të qenë optimal në lojë, nuk duhen patjetër buzë perfekte, por vetëm teknikat e duhura për t'i bërë ato perfekte.

Biondeve me sy bojëqielli ose gri dhe një ngjyrë të hapur lëkure u shkon veçanërisht i kuqi i buzëve me nuancë të lehtë bojëqielli.
Flokëkuqet dhe brunet duhet të kujdesen për një përqindje të lehtë kafe. Nëse lëkura është shumë rozë, më mirë hiqni dorë nga tonet e verdha, kafe dhe portokalli. Më mirë testojini ngjyrat në dritën e ditës. Me ngjyrën e buzëve të zgjedhur me kujdes dhe me një laps të mirë konturesh mund të korrigjoni disa gabime të vogla të formës së buzëve.

Këshillë profesionistësh: bazën make-up ose kremin e ditës me nuancë, më mirë mos e çoni deri në konturin e buzëve. Kështu i kuqi i buzëve qëndron më gjatë, dhe keni konture të pastra. Nëse përdorni furçë për buzët, rezultati do të jetë më i saktë sesa vetëm me të kuq buzësh.

Dielli, era, ajri i thatë nuk i bën aspak mirë buzëve. Ato bëhen të ashpra.
Si program emergjence mund të përdorni një balsam para gjumit. p.sh. me Dexpanthenol.
Lapsa të veçantë trajtues dhe balsami furnizojnë me yndyrë dhe hidratim dhe parandalojnë buzët e plasaritura. Ideal është trajtimi i buzëve me preparate që përmbajnë vit A dhe E, Panthenol dhe allantoin. Kush vuan shpesh nga buzët e thata ose të inflamuara, duhet të sqarojë shkakun tek mjeku. Pas saj mund të qëndrojë një sëmundje e lëkurës ose mungesë me vit B. Zgjidhni në të gjitha stinët trajtues për buzët me mbrojtje kundër diellit.
Lyerje perfekte
Me disa hije të thjeshta mbuloni defekte të vogla

Buzë të holla
Me një laps të hapur buzësh vijëzoni kufirin më të jashtëm të buzës, ku të vijëzoni këndin e buzës plotësisht me laps konturesh. Si përfundim, vendosni të kuqin e buzëve. Më shumë përshtaten të kuq buzësh ose shkëlqyes të hapur.
Kanë efekt zmadhues.
buze-te-holla.jpg

Buzë të mëdha Fillimisht pikturoni këndin e buzës me një laps mbulues në ngjyrë të lëkurës. Vijëzoni pikërisht konturet poshtë pjesës së buzës dhe jo tërësisht deri në cepin e buzës. Më mirë përdorni ngjyra pa shkëlqim, të errëta - ato i bëjnë buzët të duken më të vogla.
buze-te-medha.jpg

Cep i rënë i buzës
Fillimisht mbulojini me një laps mbulues. Tani vendosni shkëlqyes në ngjyrë të buzës ose në ngjyrë të të kuqit të buzës, duke lënë cepin e jashtëm të buzës. Ato theksojini më mirë me një vijë të hollë, e cila ngrihet disi. Si përfundim, vendosni të kuqin e buzëve.
cep-i-poshtem.jpg

Rrudhëzat e buzëve
Tek to mund të grumbullohet make-up, i cili nuk duket aspak këndshëm. Prandaj më parë përdorni pak hidratant. Më pas rrethoni buzët me një laps konturesh, në mënyrë që ngjyra të mos përhapet edhe jashtë buzës.
Ngjyrat shndritëse si rozë ose kajsi kanë efekt të freskët dhe natyra!
rrudhezat.jpg

Buza e sipërme e hollë, buza e poshtme e plotë
Problemi më i shpeshtë i buzëve. Mund të rregullohet duke konturuar vetëm buzën e sipërme në pozicionin më të lartë me një vijë. Buzën e poshtme mos e nënvijëzoni. Si përfundim, vendosni të kuqin e buzëve.
buza-e-siperme.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top