Majtas apo Djathtas?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Majtas apo Djathtas?
Të premten në darkë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i kanë zbrazur fishekët e tyre të fundit, për t’i bindur shqiptarët që të votojnë për ta. Sot Shqipëria ka heshtje zgjedhore. E nesër, flet

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, të premten në orët e vona, iu kthye rutinës së zakonshme, pas një muaji të zhurmshëm - ndoshta më i zhurmshmi i historisë pluraliste të Shqipërisë.

Kampet e dy partive më të mëdha, në mesnatë, mblodhën zmadhuesit e zërit, kabllot e mikrofonave, shuan reflektorët verbues. Kështu, Shqipëria hyri në 24 orët e heshtjes zgjedhore.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, në mitingje madhështore në qendër të Tiranës, mbyllën fushatat e tyre zgjedhore për zgjedhjet e 28 Qershorit. PD e Sali Berishës mbajti mitingun e saj në Sheshin Skënderbej, ndërsa PS e Edi Ramës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Aty, ata shurdhuan edhe telat e fundit të zërit që u kishin mbetur, nëse u kishin mbetur.

Berisha kërkoi votën e shqiptarëve për ta vazhduar punën e mirë, që, sipas tij, e ka bërë Qeveria e Shqipërisë gjatë katër vjetëve të shkuara. E, Rama premtoi se do ta bëjë Shqipërinë si Tiranën.

Mitingu i PD’së

Që nga mesdita e së premtes, Tirana ka filluar të mbushet me simpatizantë të PD’së, të cilët më pas janë mbledhur në qendër të qytetit, në Sheshin Skënderbej.
Simpatizantët e PD’së kanë qëndruar aty deri në mbrëmje, duke valuar flamujt partiakë dhe duke u rënë borive të veturave. Në orën 20:00, para tyre është shfaqur Lideri i PD’së, Sali Berisha, i shoqëruar edhe Kryetari i Partive Popullore të Europës.

“Ne jemi burrat dhe gratë e Europës, ne i besojmë ëndrrës europiane”, ka thënë Berisha, duke elektrizuar masën. “Ne jemi ata që për katër vjet faktuam se ëndrrat tona dimë t’i bëjmë realitet”, ka shtuar ai.

Kreu i PD’së ka përmendur projektet me të cilat ai pretendon ta marrë edhe një mandat qeverisës. “Ne shembem male, bashkuam kombin. Katër vjet më parë, dyert e BE’së po mbylleshin për Shqipërinë nga muret e krimit, nga muret e korrupsionit. Ne shembem këto mure. Ju jap fjalën se sa herë që të votoni, rrogat dhe pensionet tuaja do të rriten çdo herë e më shumë”, ka thënë Berisha.

Në fjalimin e tij, Sali Berisha nuk ka përmendur asnjëherë emrin e rivalit të tij, Edi Ramës, ashtu sikurse nuk ka hedhur asnjë akuzë në adresën e tij. Duket se Berisha është i bindur në fitore dhe ashtu është sjellë të premten. “Gëzuar fitoren”, u ka thënë simpatizantëve të tij.

Para të pranishmëve, përpos drejtuesve të lartë të PD’së, ka folur edhe Kryetari i Partive Popullore të Europës, Wilfried Martens. “Sali Berisha është i vetmi lider që mund ta sjellë Shqipërinë më afër Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Mitingu i PS’së


Edi Rama është munduar ta konceptojë mitingun përmbyllës larg skemave të krijuar me vite në Shqipëri. Ai ka vallëzuar bashkë me simpatizantët dhe anëtarët e një bendi Rap. Derisa, në një moment, ai edhe ka hequr sakon dhe kollaren. Në fjalën e tij, Rama është munduar t’i bindë shqiptarët se data 28 qershor është datë historike.

“Pas disa vjetësh, çdokush do të thotë: po unë votova atë ditë kur e gjitha filloi, ishte 28 qershor 2009”, ka thënë Rama para masës, e cila thërriste emrin e tij.
Kjo, sipas tij, është beteja e Shqipërisë. “Të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo nuk është beteja e së majtës apo e të djathtës, por është beteja kundër varfërisë. Kjo është beteja kundër analfabetizmit. Kjo është beteja e Shqipërisë me korrupsionin. Kjo është beteja e Shqipërisë së dhunshme”, ka thënë ai.

“Ne do ta fitojmë këtë betejë, sepse Shqipëria nuk mund të humbas. Ne do ta fitojmë këtë betejë, sepse Shqipëria për ne qëndron përtej të majtës dhe të djathtës. Ne duhet të nisemi drejtë kutisë së votimit, për ta nxjerrë nga kutitë e televizorit politikanët që ua nxinë jetën shqiptarëve”.

Ndryshe nga rivali i tij, Edi Rama, në fjalën e tij, ka hedhur akuza në adresë të Sali Berishës. “Ai njeri e ka shndërruar Shqipërinë në pronën e tij”, ka thënë ai, duke bërë me gisht nga dyert e Kryeministrisë. “Prandaj, me 28 Qershor votoni Partinë Socialiste, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, ka porositur Rama.

Policia pengon PS’në

Një incident i paprecedent ka ndodhur mesnatën e së enjtes, e që ka vazhduar deri mesditën e së premtes. Policia shqiptare ka penguar Partinë Socialiste që ta vendosë skenën e saj për mitingun përmbyllës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me arsyetimin se nuk kanë marrë lejen e duhur.

Drejtuesit e PS’së kanë refuzuar t’u binden urdhrave të Policisë dhe kanë tentuar që dhunshëm ta shpërthejnë kordonin e policisë, po nuk ia kanë dalë. Në orët e para të mëngjesit, atyre u është bashkuar edhe kreu i PS’së, Edi Rama. Por, pas ndërhyrjes së ambasadorit të OSBE’së dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është detyruar që të tërhiqet.

PS më pas ka instaluar skenën e saj para dyerve të Kryeministrisë. Gjatë kohës sa udhëheqësit e PS’së po ballafaqoheshin me policinë, në dritaret e Kryeministrisë është shfaqur edhe Kryeministri Berisha, duke folur në telefon.

Imitojnë njëri-tjetrin

Sali Berisha dhe Edi Rama gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit kanë imituar njëri-tjetrin. Kështu, motot e tyre ne thelb kishin - ndryshimin. Moto e PD’së ishte “Shqipëria po Ndryshon”, ndërkaq ajo e PS’së “Politikë e re për Ndryshim”.

Rama dhe Berisha kanë imituar njëri-tjetrin edhe të premten, në mitingjet përmbyllëse. Berisha i është referuar “Tiranës evropiane, Durrësit evropian, Vlorës evropiane”. Ngjashëm ka vepruar edhe Rama.

Fjalimet e tyre janë puqur edhe një pikë tjetër. Rama e Berisha u kanë premtuar shqiptarëve se do ta bëjnë Shqipërinë “Zonjë të bukur të Europës”.
Expressi

777531_78091971.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top