Majlinda Kelmendi kampione bote në xhudo

Ado

FISEBILIL-LAH
Pas titullit kampione e Evropës, xhudistja Majlinda Kelmendi është shpallur edhe kampione e botës për të reja në peshën 52 kilogramë, duke sjellë një tjetër trofe ndërkombëtar në Shqipëri.

Kosovarja, e cila prej një viti mban pasaportën shqiptare, arriti të marrë medaljen e parë të artë në një garë kaq të rëndësishme ndërkombëtare.

Pas katër fitoreve radhazi, Majlinda arriti në finale ku triumfoi ndaj izraelites Levi Shahar.

Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Xhudos, të cilët ishin të pranishëm në botërorin e femrave të zhvilluar në Paris, ndeshja me e vështire për Majlindën kishte qenë ajo e gjysmëfinales përballë japonezes Ciho Kagaja.

Ky është suksesi më i madh deri më tani jo vetëm në karrierën xhudistes, por edhe në historinë e sportit të xhudos në Shqipëri.

Tani, qëllimi kryesor i Majlinda Kelmendit është prania e saj në ekipin që do ta përfaqësoje Shqipërinë në Lojërat Olimpike- Londra 2012. /tch/telegrafi/
 
Xhudistja Majlinda Kelmendi është shpallur dje kampione e botës për të reja, pas titullit kampione e Evropës pak muaj më parë. Sportistja kosovare, e cila prej këtij viti mban pasaportë shqiptare, nuk është më një surprizë, duke fituar titujt më të rëndësishëm ndërkombëtarë për kategorinë e të rejave. Në Paris, Kelmendi tregoi se është një sportiste e elitës, që tashmë objektivin për në Lojërat Olimpike "Londër 2012" e ka më se të qartë: Të konkurrojë denjësisht për Shqipërinë e t'i sjellë ndoshta medaljen e parë olimpike. Në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Paris, Kelmendi ka konkurruar nën flamurin e Federatës Botërore të Xhudos, duke arritur deri në finalet e peshës 52 kg. Sportistja kosovare shpallet kampione e botës dhe fiton medaljen e parë të artë në një kompeticion kaq të rëndësishëm ndërkombëtar të nivelit botëror.


(shekulli.com)
 

Attachments

  • majlinda_kelmendi%20xhuto.JPG
    majlinda_kelmendi%20xhuto.JPG
    73.7 KB · Shikime: 18
Nje nder sukseset me te medha te sportit shqiptare ne dekaden e fundit. :dong::dong::dong:
 
Bravo dhe me lart uroj!!
 
urime per kete titull ,ne te ardhmen sa ma shume tituj te tjere
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top