Majakovski: Ekstazat dhe deliret e poetit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
282016_10150269088662210_182132672209_7441851_8170171_n.jpg


Historia e dashurisë mes Vladimir Majakovskit dhe Lili Brik mbetet edhe sot e çuditshme. Në fakt ishte një bashkëjetesë treshe, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Osip Brik. Majakovski e njohu Lili Brik në korrik të vitit 1915, kur lexoi në një rreth të ngushtë tragjedinë në rreshta “Reja me pantallona”. Janë në moshë shumë të re: poeti 22-vjeçar, balerina dhe aktorja me sy të mëdhenj kafe (të thellë si dy varre) ishte 23 vjeçe dhe e martuar me juristin dhe tregtarin Osip Brik. Nga ai takim i parë do të lindte një dashuri e zjarrtë që zgjati për 15 vjet dhe ndryshoi jetën e tre protagonistëve. Lili nuk e quante thjesht e vetëm një dashuri të thjeshtë por “një sulm i vërtetë”. Një dashuri që përfshinte arratisje, konflikte, kriza, tradhti, rikthime, të gjitha të dëshmuara sot përmes një korrespondence të mrekullueshme mes poetit dhe aktores. Ky epistolar mes tyre ka qenë në vëmendjen e vazhdueshme të studiuesve, duke e sjellë atë pas çdo viti të pasuruar. E paragjykuar dhe e fshehur nga censura shtetërore sovjetike pas vdekjes së poetit, kjo histori rijetoi edhe një herë e plotë me të gjithë kompleksitetin e saj, zbuluar në qindra letra, bileta, pusulla, kartolina e telegrame që dy të dashuruarit shkëmbyen nga viti 1915 deri më 1930, kur Majakovski u gjet i vetëvrarë. Edhe pse iu përgjigj dashurisë së poetit, Lili nuk e mashtroi dhe as e braktisi kurrë të shoqin.
Ajo dhe Majakovski, përveçse në entuziazmin sentimental, e përfshinë atë edhe në pasionin e tyre intelektual. Osip, nga jurist dhe tregtar u shndërrua në kritikun dhe botuesin e rivalit të tij, një nga udhëheqësit më të njohur të jetës letrare ruse në epokën e artë të avangardës. Kështu, femra e re fatale, tregtari dhe poeti gjetën një ekuilibër sentimental dhe të përditshëm e u bënë të pandarë. Mes njëri-tjetrit, Osip ishte maçoku, Lili macja dhe Vladimir qenushi. Në vitin 1921, ndërsa aktorja ndodhej jashtë, poeti i dashuruar i shkruante: “E ëmbla dhe e dashura ime Lilenok, unë mbetem qenushi yt përgjithnjë. Jetoj duke të menduar, të pres dhe të adhuroj. اdo mëngjes shkoj te Osja dhe i them: vëlla maçok, nuk jetohet pa Liska dhe ai përgjigjet: po vëlla qenush, është shumë keq pa Micia”. Në atë kohë kishin ndodhur një sërë ngjarjesh.
Osip kishte filluar t’i dedikonte shpirtin dhe trupin letërsisë dhe ishte bërë botues i njohur, Vladimir kishte shkuar të jetonte në apartamentin e maçokut dhe maces, duke ndarë me këtë të fundit edhe dhomën e gjumit. Ajo shtëpi prej kohësh ishte kthyer në një vend takimi, të cilit përveç bisedave për letërsinë i shtoheshin edhe bixhozi, pasioni i Majakovskit. Në sallonin e Brik-ëve, poeti do të ftonte shumë nga miqtë e tij, të destinuar të shkruanin historinë e kulturës (që nga Jakobson te Sklovskij, nga Ejzenstejn te Pasternak).
Edhe kur transferoheshin nga Moska në Petërburg apo kur kërkonin një shtëpi në fshat, ishin sërish bashkë: ai, ajo dhe tjetri. Qëndruan së bashku edhe në vitet e vështira të të ftohtit dhe urisë. I shoqi i Lilit tashmë është i përjashtuar nga çdo lloj intimiteti, por duket se kjo pak i intereson. Edhe kur ishin larg, i shkruajnë njëri-tjetrit për humorin e keq, për mërzinë dhe shijen e keqe të largësisë. Më pas vjen kriza më e zezë për treshen. Zënka, depresion dhe era e vetëvrasjes për Vladimirin. Pas një pushimi prej dy muajsh, kohë të cilën e zgjedh vullnetarisht për të qëndruar në shtëpi, në shkurt të vitit 1923 i shkruan Lilit fraza gati fëmijërore: Unë të dua. Të dua pavarësisht gjithçkaje dhe falë gjithçkaje. Të kam dashur, të dua dhe do të dua, qoftë nëse je e ashpër apo e ëmbël me mua, qoftë nëse je e imja apo e një tjetri. Gjithsesi do të dua. Amen”. Pak kohë më vonë ritakohen në stacion të përlotur. Pas vitit 1924 do të nisë koha e udhëtimeve të gjata.
E rrëmbyer nga inercia e zakonit, Lili do të gjejë një dashuri të re për të cilën i tregon Vladimirit. Nga Parisi, poeti do të zhvendoset në Meksikë e pastaj në Amerikë, por korrespondenca mes “maces” dhe “qenushit” nuk do të ndërpritet edhe kur Majakovski njeh në Nju Jork Elly Jones, një vajzë e re me origjinë ruse. Në pranverën e vitit 1926 do të ketë me të edhe një vajzë të cilën e njohu si të tijën, por që e takoi vetëm një herë. Do të vazhdojnë udhëtime të tjera, të tjera takime dhe dashuri, për më tepër të palumtura dhe me premtime martese të dështuara.
“Vetëm një dashuri e madhe mund të më shpëtojë”, shkruante ai. Pavarësisht kësaj, “e vetmja familje” për poetin mbetën “Macja e Maçoku”. Ndërkohë edhe Osip kishte gjetur një dashuri të re, por limitet e bashkëjetesës së tyre ishin gjatë ditës, netët duhet t’i kalonin në shtëpi. Një dyshim i madh trazoi këtë histori vite më pas. U zbulua se çifti Brik kishte lidhje me policinë sekrete dhe ndoshta misioni i tyre ishte të mbanin nën vëzhgim poetin. Nga ana tjetër, historia ruse ka dashur ta fshijë prezencën e Lilit në poezinë e Majakovskit, duke e konsideruar një gjë shqetësuese për poetin e revolucionit rus. Kartolina e fundit që Lili i dërgonte më 14 prill të vitit 1930 nga Amsterdami shkruante: “Volosik! Sa lule të mrekullueshme rriten në këto anë.
Tapete të vërtetë prej tulipani, zambakësh e lulesh të verdha. Nënshkruhej si “Lilja e Osja (dy maçokë)”. Majakovski nuk do ta lexonte kurrë, sepse atë ditë kishte qëlluar veten me pistoletë në zemër.


B:botime shqiptare
 
Pe: Majakovski: Ekstazat dhe deliret e poetit

Lermëni!
Mos më ndaloni më kot.
Gënjej
Ose jo,
i paqetë jam në çdo anë.
Vështroni:
Yjeve prapë ua prenë kokat
dhe qielli u përgjak si kasaphanë.
Ej, ju!
Qiell!
Hiqni kasketën!
Po shkoj unë.
Zbrazëtirë:
Gjithësia fle
Duke mbështetur mbi pëllëmbë
veshin me sklepa yjesh të ndyrë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top