Magjia e bukurise shpirterore!

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
E keni pyetur ndonjehere veten perse disa vajza terheqin me teper vemendjen e meshkujve, se disa te tjera? Madje nuk jane as shume te bukura, megjithate seç kane diçka te veçante ne menyren e tyre te sjelljes, te folures, te veshtrimit drejt ne sy, qe i ben ato shume terheqese. Kjo ndodh sepse kesaj kategorie femrash i pelqen vetja. Dhe kur te pelqen vetja, padyshim u pelqen dhe te tjereve. Ky parim aplikohet ne shume fusha, jo vetem ne ate sentimentale, por edhe ne pune, ose ne marredheniet me shoqerine. Pastaj nuk duhet te harrojme se kemi te bejme me nje rreth vicioz, i cili ushqehet nga secili prej nesh. Sa me shume te te pelqeje vetja, aq me e sigurte ndjehesh. Kur ndjehesh mire me veten te krijohet nje gjendje shpirterore qe percakton menyren e te folurit, te levizjes, te bashkeveprimit. Te gjitheve u pelqen ndjesia qe te krijon e bukura. Madje nuk eshte as shume e veshtire. Siç thone anglezet, bukuria fshihet ne syte e atij qe e shikon ose siç themi ne merr syte e mi qe te shohesh bukurine qe fshihet pas dikujt.?
Te ndjehesh e bukur
Kjo ka te beje shume pak me aspektin tuaj te jashtem, perkundrazi eshte nje gjendje shpirterore. Problemi qendron ne faktin se femrat jane te predispozuara te mos iu pelqeje vetja. Zgjoheni ne mengjes dhe urreni floket tuaj, i drejtoheni pasqyres dhe shihni disa rrudha te cilat nuk i kishit vene re me pare, nuk arrini te vishni dot xhinset e preferuara sepse kohet e fundit keni shtuar paksa ne peshe dhe ato ju rrine te ngushta dhe kur dilni nga shtepia perpiqeni te mos bini ne sy. Kjo ndodh vetem kur nuk ndjeheni shume te kenaqura me pamjen tuaj. E njejta situate ndodh dhe kur ndjeheni te bukura. Kur ecni ndjeheni shume te sigurta, askush dhe asgje nuk ju frikeson. Atehere perse te mos perpiqeni te ndjeheni te bukura cdo dite? Ne fund te fundit nuk ju kushton asgje ta provoni. Receta duket shume e thjeshte: pelqeni veten qe t'ju pelqejne te tjeret. Por ne te vertete, gjerat jane pak me te nderlikuara. Aq sa e lehte duket ne te shprehur, aq e veshtire eshte kur praktikohet. Por kjo nuk do te thote te mos provoni ta vendosni ne pune kete mekanizem, i cili sapo te aktivizohet mund t'a ndryshoje rrenjesisht menyren tuaj te te sjellit karshi te tjereve. Ja disa keshilla qe sherbejne per te thyer akullin e per te ndryshuar qendrim...

Stop "ankesave"?
Mjaft u ankuat "perse ajo ka nje trup te bukur dhe une". Perkundrazi shikoni kopshtin tuaj dhe mundohuni ta zbukuroni sa me mire te mundeni.

Zbuloni pikat tuaja te forta
Nje vajze e bukur mund te bjere ne sy qofte dhe per nje karakteristike te vetme te fizikut te saj (syte, buzet, kembet etj). Zbuloni Cfare pelqejne me teper te ju, dhe perpiquni t'i vleresoni keto aspekte, qofte te fizikut apo te karakterit tuaj.

Edhe pikat e dobeta
Gjithçka mund te permiresohet. Identifikoni me ndershmeri pikat tuaja te dobeta, dhe mesohuni t'i pranoni ato, t'i permiresoni, ose t'i vleresoni. Duke njohur me mire veten, do te perpiqeni te kuptoni si ju shohin te tjeret, dhe te ofroni gjithmone anet e mira te pamjes suaj.

Dilni nga "burgu i arte"?
Kjo eshte bota juaj e vogel, ne te cilen ju ndjeheni te sigurta, por mos harroni se eshte njekohesisht dhe nje burg i arte. Ndersa vetevleresimi per veten tuaj rritet pak nga pak, perpiquni ta shtrini paksa rrezen tuaj te veprimit, duke zgjeruar shoqerine, ose marredheniet shoqerore dhe afektive.

Zgjidhni njerez qe ju vleresojne
Zgjidhni nje shoqeri te sinqerte, dhe mos u shoqeroni me ata persona te cilet nuk humbasin rastin per t'ju vene ne siklet. E njejta gje vlen dhe per partnerin tuaj. E keni vene re qe disa vajza ose gra duken sikur rilindin pasi lidhja e tyre perfundon? Kjo ndodh sepse pasiguria e tyre, shkaktohej edhe nga lidhja dhe partneri qe kishin ne krah.

Ziliqare...?
Perkundrazi! Duhet t'i vleresoni, te frymezoheni dhe te motivoheni nga femrat e tjera

Larg "idealeve te bukurise"
Reklamat behen te paarritshme, duke stimuluar te femrat domosdoshmerine per te blere diçka, per te konsumuar dhe shpenzuar. Objektivi i tyre eshte t'ju bejne te ndjeheni keq me veten tuaj, keshtu qe mundohuni t'i shmangni.

Besojini vetem vetes
Kurre mos iu nenshtroni gjykimit te te tjereve, pasi ky mund te jete shkaktari kryesor i pasigurise suaj. Besoni vetem gjykimin tuaj. Mjafton te ndjeheni mire me veten tuaj. Nese dikujt nuk i pelqeni, aq me keq per te.

Shtrati
Jepini fund kerkesave per t'i mbajtur dritat fikur, ngaqe ju vjen turp. Pasiguria juaj reflektohet te partneri. Pastaj nese ai nuk ankohet, por perkundrazi ju deshiron akoma me shume, perse duhet te jeni ju ajo qe shkaterron gjithçka? E keni pyetur ndonjehere veten sa probleme lindin ne mendjen tuaj, nderkohe qe te tjeret as qe i vene re?

Bukuria buron nga shpirti
Duhet ta besoni, ajo nuk fshihet kurrsesi vetem ne pamjen e jashtme. Ndjeshmeria, embelsia, inteligjenca e nje femre jane shume te rendesishme, madje dhe kur behet fjale per pamjen e jashtme. Menyra e levizjes, e te folurit, e veshtrimit jane te gjitha pjese perberese e pamjes suaj. Nje vajze e bukur qe ka nje sjellje vulgare, nuk zgjon asnje interes tek meshkujt, pavaresisht bukurise se jashtme.
 
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Ne ditet e sotme eshte shume kollaj te gjesh femra te bukura fizikisht por e rralle te njohesh femra me nje shpirt te bukur.Fatmiresisht ka ende te tilla vetem se duhet te lodhesh jo vetem duke i kerkuar por edhe ti besh per vete :D
Sidoqofte me femra dhe per femra te tilla ja vlen te besh cdo lloj sakrifice.
 
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Falenderime per zoterine lart qe ringjalli temen. Shume e bukur edhe mesazhi qe percjell ka shume rendesi. Cdo njeri duhet te doje vetveten!
 
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Ne ditet e sotme eshte shume kollaj te gjesh femra te bukura fizikisht por e rralle te njohesh femra me nje shpirt te bukur.Fatmiresisht ka ende te tilla vetem se duhet te lodhesh jo vetem duke i kerkuar por edhe ti besh per vete :D
Sidoqofte me femra dhe per femra te tilla ja vlen te besh cdo lloj sakrifice.

Nuk ka dyshime qe ekzistojne vajza me nje shpirt te bukur, ceshtja eshte se cfare ju pelqen e shikoni ju tek nje femer!

Sma ha mendja te shikoni bukurine shpirterore te nje vajze gjithsesi!
 
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Te gjithe mendojne se duhet kerkuar nje femer apo mashkull me shpirt te bukur etj
une them se kur ne nje mardhenie fillon shkendija, aty lind gjithçka
hapen horizonte te reja, gjithçka ndryshon per te dy!,

Dashuria e vertet eshte magjia e bukurise shpirterore!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Nje vajze e bukur qe ka nje sjellje vulgare, nuk zgjon asnje interes tek meshkujt, pavaresisht bukurise se jashtme.

Keto vajzat e bukura , por te shemtuara shpirterisht , ma gerrditin gjinin femrore nganjehere !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Te gjithe mendojne se duhet kerkuar nje femer apo mashkull me shpirt te bukur etj
une them se kur ne nje mardhenie fillon shkendija, aty lind gjithçka
hapen horizonte te reja, gjithçka ndryshon per te dy!,

Dashuria e vertet eshte magjia e bukurise shpirterore!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Po shkendija qe te lind si pasoje e kujt?

Shikimi i pare!

Bukurine shpirterore nuk e sheh,e njeh ngadale!
 
Titulli: Magjia e bukurise shpirterore!

Po shkendija qe te lind si pasoje e kujt?

Shikimi i pare!

Bukurine shpirterore nuk e sheh,e njeh ngadale!

Edhe me shikimin e perditshem, (kolege pune, shooqe lagje etj) ndodh!

Bukurine shpirterore nuk e sheh,e njeh ngadale!...CA pune ke bo ma perpara ti zoje?
ka shume forma bukuria shpirterore, dhe eshte pikerisht ajo qe duket e para, qe bie ne sy, qe krijojn terheqje
sepse shfaqet edhe me shkelqimin e syve, i cili buron nga burimet e ujit te glines,
diku andej nga saharajet e madakaskarit.


Ps . po ta dije filozofine e asaj qe the, sdo ishe duke shkrujt ketu
 
Shpirti i bukur.
Nje shpirt i bukur edhe skutat me te erreta i ndricon.
Njerezit me shpirt te bukur greminen e kthejne ne nje ujevare.
Shpirti i bukur rrezaton embelsi,e nxjerr mjalte nga fjalet qe thote.
Ndoshta postimi im nuk ka lidhje me temen.
Por u rrembeva nga fjala,"shpirti i bukur".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top