Macja më e zymtë në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
macja-zymte1.jpg
Koloneli Mjau ka mijëra fansa në të gjithë botën, por shumë pak persona mund të kenë guximin për ta përkëdhelur nëse do e kishin pranë për shkak se pamja e maçokut nuk është aspak miqësore.

Pikërisht zymtësia e tij e ka bërë Kolonelin të famshëm në Facebook, ku faqja e tij ka mbi 32 mijë LIKE. Mes përdoruesve të internetit ai njihet edhe si Diktatori.




macja-zymte.jpg


Fotot e postuara nga pronarja e tij shoqërohen me komente të tipit: “Vini re, të nënshtruarit e mi. Kam mësuar si të prek hundën time me gjuhë. Tani përkuluni para kësaj arritjeje!”

macja-zymte1.jpg


Pronarja e maçokut tashmë synon që Kolonelin Mjau ta dërgojë në Los Angeles për ta bërë një yll të vërtetë./tch
 
Titulli: Macja më e zymtë në botë

Rrace persiane ...vdes per kte lloj maceje ...Po leshojne shume qime :S
 
Titulli: Macja më e zymtë në botë

Sa e shpifur që qënka..plus shumë e vrenjtur qënka.
Ndoshta ska dashur ta fotografojn.lol
 
Titulli: Macja më e zymtë në botë

Une sdo e doja kurre nje mace te tille.. do me dukej sikur zgjohem naten e shoh nje njeri me nerva prane meje, si hajdut :p
 
Titulli: Macja më e zymtë në botë

hahahahahahahaha such a funny face, imagjino te zgjohesh ne mjes dhe sa te hapesh syte te kesh kete mace perballe, INFRAKT ne vend hahahahah pavaresisht se un vdes per mace :D
 
Pe: Macja më e zymtë në botë

O Kolonel po buzeqesh i cik se do te duket jeta me e bukur aman :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top