Luzi i Vogel qe mundi Tiranen e madhe

elbruna

Anëtar i Respektuar
Ne nje peisazh pa pretendime, bejne jeten e tyre te jashtezakonshme, disa heronj. Disa heronj, qe fare rastesisht, u bene protagoniste te nje ndodhie.

Nje ndodhi qe ka lene te shtangur banoret e ketij komuniteti te vogel, shume te vogel, LUZ I VOGEL! Ishte 21 tetor. Shorti ishte hedhur dhe Luzi i Vogel, ky fshat ne perendim te Kavajes po mallkonte veten qe kishte themeluar nje ekip futbolli. Po zhvilloheshin ndeshjet e Kupes se Shqiperise dhe perballe Luzit po vinte pikerisht ajo, Tirana. Por pikerisht, midis depresionit te pergjithshem, ankthit dhe frikes, ndodhi nje mrekulli.

Por edhe pse krenaria per ate fanele nuk ishte e madhe, te tjere njerez e ndjenin gjakun neper vena qe me heret teksa vlonte per ngjyren blu saksi. Kush jane djemte qe ne 21 tetorin e analeve te futbollit do te mbahet mend si dita kur Luzi i Vogel FK 2008 mundi Tiranen kampione. Per keta djem qe ne shumicen e rasteve jane studente te sapo diplomuar, ose thjesht punetore, jeta ndryshoi brenda nates.

Brenda epizmit te jashtezakonshem te nje ndeshjeje futbolli, fle nje ironi e madhe. Por nje njeri i vetem qendron pas ketij suksesi! Eshte trajneri i ekipit te Luzit, te cilin tashme ne fshat e konsiderojne si nje strateg te vertete. “Mendoj se eshte vetem fillimi. E pashe si nje ndeshje miqesore”, shprehet trajneri. E gjithe kjo epope, nuk ka qene e lehte. Per askend.

Praktikisht nje lojtar i vetem i Tiranes paguhet ne muaj sa i gjithe buxheti i ekipit luzak perfshi edhe mirembajtjen e stadiumit! Por pasioni nuk ka fature financiare. Por keta studente 20 vjecare kane cmendur nje komunitet te tere qe nuk i kishte marre seriozisht. Cfare duhet per te korrur nje sukses kaq te madh? Sigurisht pasion, nje grimce moskokecarjeje por sidomos nje parrulle bindese qe luzaket bujare dhe dashamires e perdorin ndaj kujtdo qe mendon se s’ka te ardhme ne futboll. Ronaldinjo nuk lind, por behesh. Dhe ne Luz kjo eshte me e lehte se kudo.

TCH
 

Attachments

  • heronjpernjedite0.jpg
    heronjpernjedite0.jpg
    51.8 KB · Shikime: 19
  • heronjpernjedite2.jpg
    heronjpernjedite2.jpg
    63.6 KB · Shikime: 18

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top