Lumturimi që na zgjon kujtimet

Lauri

Anunnak
Lumturimi që na zgjon kujtimet

“Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, është një foto legjendare, e cila ka udhëtuar në kohë për të na gërvishtur cipën e hollë të kujtimeve, të asaj të shkuare, që i gëzoheshim diçkaje më një forcë shpërthyese përjetimi, e tillë sa mbetet ende sot gjurmë drite në kujtesën e viteve.
FB_IMG_1651674429161.jpg
Fotoja, “Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, evokon periudhën pasluftës së Dytë Botërore, kur austriaku 6-vjeçar, Hans Werfel jetonte në një jetimore. Foto është realizuar nga Gerald Waller, dhe publikuar në revistën LIFE më 30 dhjetor 1946 (faqe 22).
Pothuajse pesë vjet më vonë, më 24 shtator 1951 (faqe 180), e njëjta fotografi u rishfaq në LIFE falë një lexuesi, i cili i shkruan revistës se ky është Werfel, një jetim austriak 6-vjeçar, duke përqafuar një palë këpucë të reja dhuruar nga misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan, veprimtaria e së cilës shtrihej në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të goditura nga Lufta e Dytë Botërore.

Sa herë që e shikon këtë foto, është një emocion i veçantë që të pushton, një përzierje e përmallimit, dhimbjes së kujtimeve dhe një lumturimi sipëror, tejet i dritshëm, sepse askush nuk do të lumturohet çiltërsisht dhe me një forcë qiellore sa një fëmijë.
Sot kemi pak, fare pak momente të tilla fatlume, kur ky diell lumturimi të na mbështjellë me rrezatimin e vet, si një brerore shenjtërimi. Kjo jo sepse ka vdekur fëmija brenda nesh, por sepse kemi mësuar të harrojmë kohën kur i gëzoheshim këtyre çasteve. Sa e trishtueshme ishte varfëria, por sa të bukur ishin ato momente, kur jeta jonë mëkohej nga një dritë e tillë lumturimi.
Edhe pse dua ende ti gëzohem këtij çasti, shpirti im e ka të pamundur ta ndez atë kandil flakëpakët, drita e të cilit të na i bashkojë skajet e kohës në një përplasje përjetimi.
(Albert Vataj)
 
Seriozisht varferia eshte lumturi.
Dikur i gezoheshin cdo gjeje. Ore rrobes, kepuces, cantes, bakllavas per vit te ri, kur na vinte 1 mik me ne fund do hanim pak mish :D

Taniiiiiiiiiiiiiiiii s'te mbush syrin asgje. Sa i dhuro scooter femijes, pa e provu akoma pason pyetja tjeter: A vec kete kemi per dhurate ne?!
 
Mu kujtua nje moment nga femijiria ime.
Duhet te kem qene diku rreth 5 vjece.
Une jam e vogla nga fenijet, me vellain e madh kam shume diferenc moshe.
Ai ishte student ne fakultetin e Matematikes atehere.
Dhe kishte ardhur me pushimet e vitit te ri,pasi ishim ne fshat ,keshtu qe qendronte ne konvikt.
Mbaj mend nje pale kepuc llustrafini te kuqe tip balerine,mi solli per festat,edhe sot e kesaj dite ngjyra,forma dhe se sa shume isha gezuar e kujtoj hollsisht.
Dhe pasi i vesha me mori ne krah dhe me mbante ne njeren dore siper e me bente sic bejme me femijet e vegjel avioni,,,yyyy e me zbriste poshte.
Ndoshta eshte kujtimi me i qarte i atyre viteve.
Nga ato vite ,nuk se me ka ngele dicka kujtim kaq i thekshem ,dhe i lumtur sa ai kujtim. 🥰
 
Seriozisht varferia eshte lumturi.
Dikur i gezoheshin cdo gjeje. Ore rrobes, kepuces, cantes, bakllavas per vit te ri, kur na vinte 1 mik me ne fund do hanim pak mish :D

Taniiiiiiiiiiiiiiiii s'te mbush syrin asgje. Sa i dhuro scooter femijes, pa e provu akoma pason pyetja tjeter: A vec kete kemi per dhurate ne?!
Po ca thua ti lool Andej na fshati jon kur na vinte na nje mik , plaka na fuste ne dhom tjeter , apo cjemi dhe gjashtë ne aty qellonte rasti te haje karamele dhe plaka jon mbaj mend me shum e ka pas mendjen tek ne se mos ja merrnim fshehurazi qesken me karamele sesa tek miku qe na kish ardh lool se ne sic ishim gjasht te vegjël te gjith me nje gjys xhirues mbaronte qeska s'kish me lool lool
 
Ishim aq te lumtur kur bënim nje fotografi , dhe mezi prisnim te shkonim per ti mar kur e conim filmimin per te lar foto 😊😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top