Lumturia vjen duke ngrënë ... Ushqimet që na gëzojnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
124.jpg

Lumturia? Ju mund ta arrini atë edhe përmes tavolinës. E kjo, nëse zgjidhni ushqimet që jo vetëm ju mbushin me kalori, por edhe me gëzim në të njëjtën kohë. Por cilët janë ata?

Kryesojnë listën ushqimet e pasura me të ashtuquajturat “folate”, në të cilat grupohen: lakra, brokoli, spinaqi, asparagusi, zarzavatet, rrepat, bishtajoret, farat e lulediellii, portokalli, shalqiri apo edhe drithërat.

”Folatet”, të njohura për përmbajtjen e acidit folik, janë në fakt vitamina mjaft të dobishme për trupin tonë.

Një studiues në Universitetin e York-ut dhe Hull York Medical School ka zbuluar pikërisht një lidhje midis depresionit dhe nivelit të ulët të folateve.
Doza ditore e rekomanduar? 400 mikrogramë për meshkujt dhe 600 mikrogramë për femrat e sidomos ato shtatzëna.
Për shembull, me një filxhan thjerrëzash të gatuara, ju merrni 90% e dozës së përditshme të acidit folik.

Përveç kësaj, fibrat dhe proteina do t’ju bëjnë shumë mirë për stabilizimin e sheqerit në gjak, duke promovuar kështu edhe një humor të mirë.

Përveç kësaj, folatet gjithashtu mund të zvogëlojnë edhe homocysteinen, një amino-acid i lidhur me sëmundje të zemrës.

Ndërkaq, duhet ditur se një ushqim tjetër mjaft i vlefshëm për lumturinë tonë, është edhe banania... pse? Falë përmbajtjes së vitaminës B6.

e.t/NOA
 
Pe: Lumturia vjen duke ngrënë ... Ushqimet që na gëzojnë

Tani lumturia te vjen kur ha ate qe do,ate qe te pelqen dhe te shijon...Nese ulem te ha fruta une ndihem e lumtur,nese ulem te ha byrek hajt e ha sa per ndryshim ndonjehere,por jo me qejf normal qe sdo ndihesh i lumtur..Gjithsesi varet edhe tek situata apo gjendja shpirterore,kur je i qete ne shpirt edhe gozhdat te shijojne,kur ke nje merak apo dicka qe te shqeteson as bakllavaja ste sjell lumturine...Dhe kjo dieta e thene me siper mashkulli te konsumoje aq kalori femra aq sjam dakord,pasi metabolizmi nuk eshte i njejte i shume nejrezve...
 
Titulli: Lumturia vjen duke ngrënë ... Ushqimet që na gëzojnë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top