Lufte Per te Jetuar Jashte Atedheut!

alfonci

Veri investigatio
Shqipetaret e pafuqi, te "zhveshur dhe zbathur" ne nje qiell te hapur te quajtur demokraci, qe per pjesen derrmuese te popullsise nuk kishte asnje kuptim i hap kufijnte me boten, periudhe e cila shenon edhe largimin me te madh te shqipetareve nga vendi. Kushtet neper te cilat ato kaluan ishin c'njerezore, ishin dramatizuese dhe rrenqethese por asesi te paarritshme. Shqipetaret e shikonin jeten e tyre si pamundesi ne atedhe, gje qe shume e bejne edhe tani, por "parajsa" e panjohur ne dhe te huaj nuk eshte asnjehere ajo qe ato e prisnin. Per fatin e keq shume nga keto udhetime eksploruese ne kerkim te nje jete me te mire perfunduan ne tragjedi, shume ishin me fat dhe shume humben pa u lene pas as vendodhjen ku prehen trupat e tyre.

Tragjedite, aventurat dhe keqtrajtimet jane te pafund. Mbase ndonjeri nga ju ka historie personale, te degjuara apo dhe nga ato te njohura nga mediat qe mund te marrin mundimin ti ndajne me ne.

Mbase shume nga ato shqipetare qe u transportuan neper vendet ku jetojne sot, nuk bene udhetime komode, por u transportuan ne menyre c'njerezore, si madhra apo kafshe. Shume nga ato mund te kene hequr nga kujtesa ato dite te veshtira por nje veshtrim ne te shkuaren shume here eshte nje pasqyrim, nje nxitje, nje njohje me e mire e vetevetes. Shume nga "pasagjeret" e anijeve te tilla si ajo e shfaqur me pamje filmike sot mund te kene bere arritje te medha per te ndertuar nje jete premetuse me biznese, pasuri dhe pune te rendesishme por e shkuara e tyre mbete ajo qe eshte, asgje s'mund ta ndryshoje, asgje s'mund ta neglizhoje dhe heqe ate nga ajo faqe e historise personale te seicilit.

E gjithe drama shqipetare ishte, eshte dhe do te mbetet perderisa nuk trajtohemi, nuk bejme pjese ne strukturat "burokratike" te kontinentit tone si nje lufte per te jetuar jashte atedheut.
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=8bmqqbKBxb8&feature=related]YouTube - gusht 1991-anija vlora[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=IKsxa48GhM4&feature=related]YouTube - Tragjedia e Otrantos - Mars 1997[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=QG6nRnxHwmE&feature=related]YouTube - emigrimi[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top