Ludvig Van Beethoven

Yellow Redhead

angels walk among us
V.I.P
Ne shek. XVIII lindi nje lloj I ri muzikor, marshi funeber I cili u trajtua nga mjft kompozitore te shquat nder te cilet edhe Bethoveni.

Ai eshte nje nga figurat me te shquara te zhvillimit muzikor te te gjitha koherave. Ne vlerat e pakontestueshme qe permban krijimtaria e tij, gjeti vazhdimesi ajo qe u krijua nga koloset e tille te muzikes gjermane e austriake si Bah, Hendel, Gluk , Hajden dhe Moxart. Krijimtaria e tij eshte e lidhur me krijimtarine muzikore qe lindi e u perhaps ne ditet e RevolucionitBorgjez Francez. Kjo lidhet edhe me simpatine e tij per formen republikane te drejtimit shteteror. Ky frymezim revolucionar mbeshtolli gjithe personalitetin e tij krijues dhe beri te pasqyroheshin ne permbajtjen e veprave te tij ato ideale heroike e burrerore qe synonin drejtesi e barazi shoqerore

Bethoveni lindi me 18 dhjetor 1770 ne Bon. Formimi intelektual e muzikor I tij ne fazen feminore pati karakter te sforcuar. Gjyshi, me prejardhje flamande, ishte kapelmaester, kurse I ati nje muzikant zanatci I mire. Me vone ai njihet e studion muzikene koloseve te medhenj te muzikes gjermane: Bah, Hendel, Moxart dhe Hajden. Talenti dhe menyra e tij artistike ndikuan per pranimin e tij si instrumentist. Ne vjeshten e vitin 1792 Bethoveni largohet nga Boni dhe shkon ne Vjene, e cila qe nje nga qendrat me te medha kulturore artistike te Europes. Prezantimin e pare ne kete qytet e beri si instrumentist dhe aty fitoi admirimin e aristokrateve qe I hapen dyert e salloneve te tyre, gje qe ia afirmoi rrugen e tij si muzikant. Pas suksesit te madh si pianist, ai e perqendroi vemendjen si krijues. Per ecurine ne mjeshterine krijuese, rendesi paten mesimet qe ai mori nga Hajdeni, por frytet me te mira ia dha puna kembengulese vetjake.
Kristalizimi I stilit te tij u realizua ne periudhen e pjekurise, qe nis me krijimin e simfonise 3 “Heroika”. Tema heroike qe pershkon pothuaj gjithe krijimtarine e tij, trajton personalitetin heroic te njeriut, I cili del ne emer te njerezimit. Bethoveni e pajis heroin e tij me cilesi te nje filozofi e luftetari, me vullnet te pathyeshem etj.

Qellimi I tij kryesor eshte ti sherbeje njerezimit ne luftene tij per clirim e drite. Qe nga kjo kohe, fuqia shprehese e muzikes se tij erdhi duke u rritur. Ne kete periudhe ai shkroi vepra me ide e permasa madheshtore, nder te cilat dallohet Simfonia 5, opera “Fidelio”, uvertura “Egmonti”, sonata per piano “Apasionata” (frymezuar nga “Shtrengata” e Shekspirit) etj. Ky emertim nuk u be nga vete autori, por nga botuesi I saj Krane, qe emertim beri public thelbin emocional te kesaj vepre. Sipas R. Rolanit, “Apasionata” nuk eshte vetem sonata me e mire nder te tjerat, qe sundon mbi to Mon-blani ne vargun e Alpineve, por eshte dhe vepra qe ne rradhe me simfonite e tij madheshtore, meriton te konsiderohet si nje nga kryeveprat e literatures muzikore boterore.

Permbajtja e vepres se Bethovenit nuk kufizohet vetem me temen heroike. Vend te rendesishem ze edhe tema e natyres: Simfonia 6 (Pastorale) ose Sonata (Aurora), eshte nje nga veprat me monumentale ne krijimtarine e tij. Ai e kompozoi sonaten, qe mund te quhet nje simfoni e vertete pianistike, ne kulmin e veprimtarise se tij si pianist virtuoz dhe si krijues. Ne sonatat e tij per piano vlen te permendet edhe sonata Do/# minor “Sonata e henes”., qe paraqet anen me intime te natyres se tij, emocionet dhe ndjenjat e tij me te thella. Ne krijimtarine e Bethovenit nje nga vendet kryesore e ze simfonia. Bethoveni ka kompozuar 9 simfoni, me nje pune prej 24 vjetesh. Ne plan te pare ne simfonite e tij qendron ideja e heroikes (Simfonia 3, 5 dhe 9).
Perdorimi I melodive popullore ne finalet e simfonise 3 dhe 9 e perforcoi karakterin popullor te veprave te tij. Kulmi I arritjeve te tij qe Simfonia 9. Kjo simfoni u perfundua ne nje kohe kur Bethoveni ishte shurdhuar krejtesisht. Ne kete simfoni ai I vuri ne jete idete e tij ne nje menyre te pazakonte e te guximshme per ate kohe, duke shenuar nje kthese te rendesishme ne ne lemin e muzikes simfonike. Me qellim qe ta conte mendimin e tij te njerezit, ai perdori nje melodi te ngjashme me kenget masive revolucionare, shfrytezoi tekstin e odes se Shilerit, vendosi korin, qe ishte nje gje e papare ne simfoni, saqe Simfonia 9 u quajt dhe Simfonia me kor. Suksesi I saj qe aq I madh saqe mbeti si nje nga modelet me te shquara te muzikes simfonike boterore.
[…Me 26 Mars te vitit 1827, gjate nje tufani me debore dhe kur qielli I nxire gjemonte nga shkreptimat, dha shpirt “miku me I madh dhe me I mire I atyre qe vuajne dhe luftojne”. Nje dore e huaj ia mbylli syte. Te nesermen, kur u hap lajmi I vdekjes, te gjithe e kuptuan humbjen e madhe dhe nje kortezh funeber prej me se 20 mije vetesh e shoqeroi per ne banesen e fundit, Bethoveni, fatkeq, I varfer. I gjymtuar, I vetmuar- personifikimi I dhembjes, te cilit bota ia ka mohuar gezimin…


Ai krijoi GEZIMIN per tia dhuruar botes”…


Gjate koncerteve, neqoftese ne publik fillonin te bisedonin me njeri - tjetrin ose ne rast se nuk i kushtohej vemendje e plote, ai e nderpriste performancen dhe largohej nga skena.

Eshte i pavdekshem dhe legjenda e ROCK N ROLLIT, CHUCK BERRY I KA DEDIKUAR NJE KENG..

this is a song about a man who had a lot to do with music
[youtube]gsp4VCbVvn4[/youtube]
 
Titulli: Ludvig Van Beethoven

E adhuroj kete te paren!
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

[video=youtube;5-MT5zeY6CU]http://www.youtube.com/watch?v=5-MT5zeY6CU[/video]
 
Pe: Ludvig Van Beethoven

Asgje ne kete bote e askush ne kete bote nuk me ben te ndjehem me prane Krijuesit se sa muzika klasike e sidomos Beethoven, kur mendon qe shumicen e ketyre kryeveprave ai vete nuk i ka degjuar atehere e kupton cfare talenti hyjnor kishte ai
[video=youtube;lO-jyhK9B50]http://www.youtube.com/watch?v=lO-jyhK9B50[/video]
 
Titulli: Ludvig Van Beethoven

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top