Luc Besson: Letër drejtuar të rinjëve muslimanë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Luc Besson: Letër drejtuar të rinjëve muslimanë


Regjizori francez I filmave bën thirrje për refuzimin e ekstremizmit dhe premton të punojë me komunitetin musliman për një shoqëri më të drejtë

‘Jemi disa miliona njerëz që ju duam’, u thotë muslimanëve Luc Besson-i.



Luc.jpg


Regjizori Luc Besson u ka shkruar një letër shumë prekëse të rinjve muslimanë francezë, dhe premtoi që do të punonte me ta për një shoqëri më të mirë. Besson iu bëri thirrje biznesmenëve dhe drejtuesve politikë francezë t’i ndihmojnë të rinjtë muslimanë të shpëtojnë nga kurthi ekonomik, por gjithashtu tha që “vëllezërit” e tij duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të gjejnë një rrugë tjetër që nuk ka të bëj më radikalizmin.




Ky është i gjithë teksti i letrës së Besson-it, e përkthyer nga gazeta Deadline:


“Vëllai im, sikur ta dije se sa shumë keq më vjen sot për ty, për ty dhe për fenë tënde të bukur, e cila është njollosur, poshtëruar dhe diskriminuar kaq shumë” - shkruante ai. “Forca jote, energjia jote, humori jot, zemra jote, vëllazëria jote janë harruar. Kjo është e padrejtë dhe sëbashku në do ta rregullojmë këtë padrejtësi. Miliona njerëz ju duan dhe ne do t’iu ndihmojmë juve. Le ta nisim nga fillimi. اfarë shembulli iu ofron shoqëria jonë sot?

Ajo është e ndërtuar mbi paranë, përfitimin, diskriminimin dhe racizmin. Në disa rrethina, papunësia e njerëzve nën 25 vjeç është 50 %. Ti diskriminohesh për shkak të ngjyrës tënde ose emrit tënd. Ti merresh në pyetje 10 herë në ditë, ngjeshesh në një godinë dhe askush nuk të përfaqëson ty. Kush do të mund të jetonte në këto kushte?


Përfitimet janë mbi çdo gjë tjetër. Ne i presim dhe i shesim degët e pemës së mollës dhe pastaj tronditemi kur nuk jep fruta. Këtu qëndron problemi kryesor dhe këtu mund të përfshihemi të gjithë për ta rregulluar atë.


U bëj thirrje drejtuesve të fuqishëm dhe të mëdhenj. Ndihmojeni këtë rini që është poshtëruar dhe e cila kërkon vetëm të bëhet pjesë e shoqërisë. Ekonomia është në shërbim të njeriut dhe jo e kundërta. Të bësh mirë është prej përfitimeve më të mëdha. Të dashur njerëz të pushtetshëm, a keni ju fëmijë? I doni ata? اfarë doni t’u lini atyre? Para? Pse jo një botë që është më e drejtë? Kjo do t’i bëntë fëmijët tuaj të ndiheshin shumë krenar për ju.


Nuk mund ta ndërtojmë lumturinë tonë mbi fatkeqësinë e tjerëve. Nuk është i krishteri, apo çifuti, apo muslimani. ثshtë thjesht egoisti që e çon shoqërinë dhe planetin tonë drejt një muri. Kjo është puna që duhet të bëjmë, duke filluar që sot me nderimin e të vdekurve tanë.


Terrorizmi asnjëherë nuk ka për të fituar. Dmth vepra e keqe kurr nuk fiton.
Dhe ti, vëllai im, edhe ti ke një punë për të bërë. Si mund ta ndryshosh këtë shoqëri që të është ofruar? Duke punuar, duke studiuar, duke kapur lapsin dhe jo kallashnikovin. Kjo është e mira e demokracisë, të ofron mjetet fisnike për të mbrojtur veten tënde. Mere fatin tënd në dorë, mere fuqinë. Një kallashnikov kushton 250 euro, por një stilo-laps nuk kushton as 3 euro dhe reagimi jot mund të ketë një mijë herë më shumë ndikim. Fitoje fuqinë dhe luaj sipas rregullave.


Fitojeni fuqinë në mënyrë demokratike dhe me ndihmën e të gjithë vëllezërve tuaj. Terrorizmi kurrë nuk ka për të fituar. Historia ka dhënë prova për këtë. Dhe imazhi i bukur i dëshmorit që ecën në të dyja drejtimet. Sot kemi mijëra Cabus dhe Wolinskis (gazetarët e vrarë të Charlie Hebdo-s) të cilët sapo kanë lindur.


Merre fuqinë dhe mos lejo askënd të fitojë fuqi mbi ty.... Nëse ata që po konsiderohen fajtorë për këtë tragjedi, janë në të vërtetë të tillë, dije se ata dy vëllezërit gjakëderdhës nuk janë vëllezërit tuaj dhe të gjithë e dimë këtë.


Ka mundësi që ata të dy te jenë individë me njohuri të pakta, të braktisur nga shoqëria dhe të keqpërdorur nga një predikues i cili u ka shitur atyre përjetësinë. Predikuesit radikalë, të cilët luajnë dhe përfitojnë nga fatkeqësia jote, nuk kanë qëllime të mira. Ata e përdorin fenë tënde vetëm në avantazhin e tyre. ثshtë bërë biznesi i tyre, biznesi i tyre i vogël. Nesër, vëllai im, ne do të jemi më të fortë, më të lidhur, më afër. Të premtoj. Por sot, vëllai im, unë qaj me ty, për gjendjen e juaj.


Luc Besson

Perktheu: Suela Bunguri






 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top