Titulli: LSI pranon zyrtarisht ftesën për koalicion me PS-në
Hajdut , kaq i bindur je se do fitoje PD prape?
Realiteti sot eshte qe nje pjese e madhe e miltet eshte e zhgenjyer nga kjo ngjalealeance, dhe jo vetem socialistet, por dhe nje pjese e 'elektoratit gri' nese mund ta quajme, te cileve keto levizje i bejne te qarte qe Meta e Rama s'jane alternativa te njeri-tjetrit po thjesht copa te te njejtit sistem te qelbur.
Rama eshte i paafte te fitoje kunder Berishes, deshtoi plotesisht si me Politiken e Re ashtu edhe me Rilindjen, tani ne vend qe te pranoje paaftesine e tij, po degjeneron votuesin socialist.
Ja perse PD do te fitoje:
- Marreveshja tronditese mes Rames dhe Metes (...) votuesi shikohet si klient
- LSI eshte nje ndermarrje private (...) nje force qe eshte e korruptuar qe ne ngjizje
- Marreveshja e fundit mes Rames dhe Metes e legjitimoi modelin LSI;
- marreveshja Rama–Meta shenon thellimin e krizes se perfaqesimit, rritjen e hendekut mes elektoratit dhe klases politike
- Rama–Meta zhvleftesuan teresisht fushaten elektorale duke eliminuar dallimin pushtet–opozite. Opozita del nga roli i saj natyror si kritikuese e qeverise;
- fushata elektorale do te perqendrohet teresisht te kjo marreveshje
- marreveshja Rama–Meta nuk garanton as stabilitet politik per te ardhmen
- Rama–Meta ka prodhuar edhe nje reagim mjaft pozitiv; revolten e elektoratit socialist dhe pertej. Eshte nje revolte qe shprehet hapur dhe fuqishem ne jetet e perditshme, rrjetet sociale dhe ne internet.
E majta pavaresisht origjines se saj dhe trashegimise qe ka ne Shqiperi eshte vlere, nuk meriton te drejtohet nga nje piktor deshtak dhe per kete te fundit besoj te gjithe biem dakort. Rama ka deshtuar ne pikture dhe ka deshtuar edhe me keq ne politike. Me levizjen e fundit, praktikisht nxori jashte loje opoziten dhe nenshkroi publikisht kapitullimin para qeverise dhe kjo nuk eshte gje e mire edhe ne aspektin demokratik lere pastaj moral qe ka zhgenjyer shumicen e elektoratit te tij.
Rama e mendon politiken dhe qeverisjen si pune big brotheri, nje kenge ketu, corape te kuqe atje, lakuriq ketu-atje. Kaq shkon puna e tij.
Meta nuk ka shkuar ne PS te mbaje Ramen kryetar, Meta ka shkuar ne PS te marre PS-ne dhe tani nuk e ndalon kush me.