LSI:PD me dyfytyrësi,na akuzojnë për blerje votash, por e bëjnë vetë

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

TIRANث - Lëvizja Socialiste për Integrim ka shkarkuar kryetarin e kësaj force politike në Elbasan, Pjerin Xhuvanin i cili akuzohet se është implikuar në skandalin e rimbursimit të ilaçeve nën drejtimin e FSDKSH Tiranë.

Shkarkimin e Xhuvanit nga të gjitha strukturat e LSI e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm kësaj partie, deputeti Luan Rama i cili shton se të gjitha atributet drejtuese të LSI në Elbasan deri në zgjedhjen e kryetarit të ri i kalojnë Edmond Haxhinastos.

Por më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI*së Luan Rama ka sulmuar PD lidhur me çështjen e blerjes së votave. Duke ju referuar një fotoje të publikuar dje ku në zyrën elektorale të kandidates së PD* në Shkodër numërohen shuma të mëdha parash. Foto të cilën disa media e kanë lidhur me blerje votash. Rama theksoi se Partia Demokratike vepron me dy standarde.

“Zbatimi i ligjit dhe ballafaqimi i çdo qytetari me ligjin ehte standard i LSI. LSI denoncon dhe dënon me forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet qe vepron PD.Nga njëra anë flet për dekriminalizimin dhe kandidon me individë me rekorde kriminale në kundërvënie të plotë edhe me këshillat ndërkombëtar ka kandiduar njerëz të dënuar me rekorde kriminale.”* tha Luan Rama.

Më tej ai theksoi se faktet e shumta dëshmojnë sjelljen me dy standarde të PD.

“Edhe në zgjedhjet e 21 qershorit qytetarët shqiptarë që njohin politikën me dy standarde në lidershipin e PD do dënojnë me votë të inkriminuarit e PD. Se sa e dalë boje është politika e dalë boje e akuzave dhe vajtimit. اfarë PD akuzon për të tjerët praktikisht e bën vet. LSI është dhe vazhdon të jetë tek qytetari tek problemet shqetësimet e qytetarit. Për të dëshmuar se ndryshimi ynë në sjelljen me dystandarde dyfytyrësinë e PD është si dita me natën. Këta individë ti çojë në organin e drejtësisë në mënyrë që të dëshmojë që dekriminalizimi është filozofi dhe jo flamur apo perçja poshtë të cilës fshihet PD.”* përfundoi deputeti i LSI, Luan Rama.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top