Los Pistoleros

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Tregu i pistoletave. Trafiku nga Kosova dhe Mali i Zi. Per sa para mund te blesh nje arme ne vendin tone dhe tendenca per te siguruar pistoleta te paperdorura. Llojet me te shitura dhe menyra e trafikimit.



“Gjate viteve 1997-1999 kam shitur, por edhe dhuruar arme ne Kosove, kurse tani jane kryesisht kosovaret qe trafikojne arme ne Shqiperi”. Ky eshte rrefimi i shkurter i nje 40-vjecari nga Tirana, qe ne bisede te lire tregon menyrat sesi llojet e ndryshme te armeve shiten ne vendin tone. Mjafton te krijosh lidhjet e duhura dhe porosia per nje pistolete te vjen me oferta te ndryshme: arme tradicionale te vendit “TT”, apo lloje te tjera qe ne zhargon etiketohen “Zero”, te paperdorura, te ofrohen pa shume problem ne tregun e fshehte qe kalon dore me dore. Gjithcka varet nga cmimi qe jep dhe perpara mund te kesh nje “katalog” te vertete me tipet e armeve. Ende konsiderohet si problematik kufiri Kosove-Shqiperi dhe ai me Malin e Zi, pasi per policine keto jane dy pikat nga ku dyshohet se futen arme kontrabande. Jane 12 raste brenda dy viteve kur policia ka kapur lloje te ndryshme pistoletash, nje pjese te destinuara per tregun shqiptar, ndersa te tjerat ne Itali dhe Greqi. Rrjetet megjithate mbeten po aty, sepse kur funksionon kerkese-oferta, cilido boshllek mbushet shpejt.

Trafikantet e armeve zakonisht punojne ne tre grupe te mireorganizuara. Grupi i pare krijon lidhjet e duhura per te siguruar armet, sipas kerkesave. Kane njohjet e duhura dhe zakonisht malli u vjen i paketuar. Me pas i takon grupit te dyte te beje punen me te madhe, duke i trafikuar dhe dorezuar prane personave te kontaktit. Per cdo arme te dorezuar ne destinacion transportuesit marrin nje sasi te hollash dhe zakonisht luhet me shumen prej 50-80 euro copa. Grupi i trete perbehet nga trafikante te cilet nepermjet njohjeve i shesin keto arme. Punojne me kujdes dhe duhet te pakten te kaloje ne tre-kater kontakte per te siguruar nje arme. Kjo metode e shitjes konfirmohet edhe nga policia e cila shprehet se eshte mjaft e veshtire te depertohet ne grupet e trafikut te armeve, kryesisht per shkak se kalojne ne disa duar deri ne momentin qe mberrijne tek bleresi. Sipas burimeve konfidenciale, ka nje rritje te kerkeses per arme te kalibrit te vogel, jo me nga grupe kriminale, por edhe individe te ndryshem qe merren me biznese. Pavaresisht se nuk jane kontigjent krimi, perseri rreziku i perdorimit mbetet evident. Shtresa te ndryshme te shoqerise, qofte edhe pa konflikte apo shkaqe konkrete, i mbajne armet per vetembrojtje. Duken si te dale jashte mode armet e renda kallashnikov dhe u jane kthyer pistoletave. Me te thjeshta per t’u mbajtur dhe gjithsesi “te trembin” njesoj. Nje pjese e mire levizin me arme edhe ne rruge, ndonese nuk ekspozohen. Megjithate te tjere arme te tilla te vogla i mbajne ne shtepi, sidomos kur kane krijuar njefare te ardhurash dhe i tremben ndonje grabitjeje te mundshme. Edhe pse fare mire mund te bejne kerkese ne komisariatet perkatese per t’u pajisur me arme me leje. Shume prej tyre nuk e dine se duke qene biznesmene ka nje ligj qe u jep atyre te drejte te aplikojne per pistoleta me leje. Ky kontigjent qe i mban ne shtepi per vetembrojtje, nuk perben shqetesimin kryesor per policine apo qytetaret. Sepse ne nje menyre apo nje tjeter armet mund t’i perdorin qofte edhe per te frikesuar agresoret, vetem ne rastet kur u dhunohet banesa. Problematika mbetet tek disa te rinj qe te organizuar ne grupe posedojne arme dhe shpesh i perdorin si per te treguar forcen me grupet rivale, ashtu edhe per krime te tjera, kryesisht te grabitjeve. Por sa e lehte eshte te sigurosh nje pistolete kundrejt pageses?

Ne Shqiperi trafikantet sigurojne pistoleta te llojeve te ndryshme kryesisht nga Kosova. Shprehja e njohur se trafikantet nuk njohin nacionalitet, duket se shkon pershtat edhe per trafikantet kosovare. Sipas burimeve konfidenciale te policise, jane grupe te ndryshme qe armet i blejne kryesisht ne Serbi. Fakti qe burimi kryesor i furnizimit vjen nga ky shtet ka nje domethenie te pranueshme. Ndonese armet rezultojne te jene te llojeve dhe markave te ndryshme qe prodhohen ne Amerike, Gjermani apo Itali, perseri modele te tyre modifikohen ne Serbi dhe Mal te Zi. Ka lloje te ndryshme, por preferohen modele lehtesisht te perdorshme. Kerkesa gjithnje e ne rritje vijne per arme te vogla, qe njihen si pistoleta “Mini Blow”. Te thjeshta per t’u fshehur dhe zakonisht shiten bashke me dhjete fisheke. Shuma per kete tip shkon nga 250-300 euro. Fakti qe kushtojne relativisht pak, lidhet me perhapjen e ketyre lloj armeve ne shume vende te Europes. Por arsyeja kryesore eshte se prodhimi i tyre kryhet ne punishte ilegale, ku personat qe i modifikojne dhe me pas nxjerrin per shitje jane ish-punonjes te fabrikes “Zastava” ne Serbi. Qitja e tyre eshte per distanca te vogla, sepse nuk kane nje precizion te sakte. Te gjitha keto konsiderohen si “disavantazhe” te ketij tip pistolete. Ndersa avantazhi eshte se jane te vogla dhe eshte e thjeshte te fshihen, madje nese sigurohen mire mund t’i kalojne edhe nje kontrolli policor. Po ne tipet e pistoletave te vogla futen edhe disa kalibra te “Zastaves”. Tregu vendas dhe jo vetem, i kerkon, por problematike per keto lloj armesh mbetet gjetja e municioneve. Kerkohen me se shumti nga trafikante greke dhe italiane, por blerja e kesaj marke behet vetem nese bashke me armen shiten edhe nje sasi fishekesh. Cmimi arrin deri ne 350 euro ne vendin tone, ndersa ne Itali ose Greqi kap dyfishin e kesaj shume. Burime te policise se Tiranes shprehen se deri me tani si nga policia greke ashtu edhe italiane nuk ka shqetesim se keto arme vijne nga Shqiperia. Jane menyra te tjera qe keto arme futen ne keto vende, duke perfshire Maqedonine, por edhe portet italiane.

Ne tregun tone, nje tjeter arme e kerkuar mbetet Berreta. Nje pistolete qe nga ekspertet thuhet gjithnje se nuk ka te share, sa here qe qitet me te. Ka disa lloje te Berretave, por me te tregtueshmet jane ato qe qellojne me fisheke 9 mm. Jane tipe me kaliber te larte dhe kryesisht te nikeluara. Cmimi i tyre shkon deri ne 1000 euro. Personat qe i blejne sigurohen qe te jene arme te cilave mund t’u gjenden lehte fisheket. Dhe kjo mund te sigurohet, sepse ne ushtrine tone, plumba te kalibrit 9 mm furnizohen ne mase. Nese arma “Glock” mbetet si krenari austriake, sidomos per dy karakteristikat e saj, precizionin dhe forcen, jane kapur edhe ne vendin tone arme te tilla. Cmimi i tyre eshte i larte dhe arrin nga 1500-2000 euro. Ajo qe e ben me te shtrenjte per momentin, eshte marka dhe mundesia e vogel qe kjo lloj arme te modifikohet. Pergjithesisht tipe te tilla jane perdorur nga eksponente qe per policine rezultojne me rrezikshemri shoqerore dhe te perfshire ne veprimtari te ndryshme kriminale. Per te thuhet se ia vlen cmimi. Qellon edhe ne kushte te veshtira, ne balte ose uje dhe per me teper specialistet e kategorizojne si nje arme te lehte dhe teper praktike. Deri para pak vitesh kjo lloj arme ishte e veshtire te gjendej ne vendin tone, por me nderhyrjen e trafikanteve eshte siguruar pistoleta “Glock”. Modifikimi i saj ne kushte artizanale eshte thuajse i pamundur, sepse prodhohet nga metale te modifikuara me lende sintetike, ndaj njihet si nje arme deri me tani e pamodifikuar dhe e veshtire per t’u kopjuar, duke “justi​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top