Londër 2012, s'ka medalje për paraolimpistin Doku

cent

...Lontano
11hap0n.jpg

Sportisti i vetëm paraolimpik shqiptar përsëriti shembullin e atletëve tanë në Londër 2012, duke u renditur i fundit në garën individuale të kronometrit në dy kilometra çiklizëm.

Megjithatë, më i rëndësishëm se vetë rezultati, për Haki Dokun ishte pjesëmarrja, e cila e shndërron atë në sportin e parë shqiptar në histori që merr pjesë në Lojrat Olimpike Paraolimpike.

Flamurmbajtësi ynë në këtë Olimpiadë si pjesëmarrësi i vetëm i delegacionit shqiptar, humbi aftësinë për të përdorur këmbët pas një aksidenti të pësuar në punë, kur u rrëzua nga një lartësi e madhe duke punuar në ndërtimin e një pallati në Itali.

Duke treguar një forcë të madhe karakteri dhe guximi, 42-vjeçari mbërriti në finish duke pedaluar nëpërmjet dy duarve në 38 minuta e 23 sekonda.

Megjithatë, aventura e Dokut në Londër 2012 nuk ka përfunduar ende, pasi ai do të garojë në datën 7 shtator edhe në disiplinën e dy kilometrave në rrugë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top