Londër 2012, në gara edhe një atlete shtatzënë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nur-Suryani-Mohamed-Taibi.jpg


Në Lojërat Olimpike të Londrës do të marrë pjesë një atlete shtatzënë. Bëhet fjalë për Nur Mohamed Suryani Taibi, e cila përfaqëson Malajzinë në disiplinën e Air Rifle, ndonëse është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Sipas New York Times, duke iu referuar historisë së Lojërave Olimpike, Taibi nuk është e vetmja atlete që garon duke qenë shtatzënë. Më herët kanë qenë edhe tre atlete të tjera, por Nur Suryani është e para që merr pjesë në garë, teksa është kaq pranë momentit të lindjes së fëmijës.

Deri më tani shtatzënia nuk ka përbërë pengesë për përgatitjen atletike, madje gruaja e ka marrë vesh se priste një fëmijë dy ditë përpara kualifikimit për në Olimpiadë, por në garë çdo gjë do të jetë ndryshe, duke pasur parasysh se frymëmarrja, ekuilibri dhe përqendrimi janë mjaft të rëndësishëm për të marrë shënjestër. Megjithatë, Nur Suryani shprehet se pengesa më e madhe ka qenë me natyrë burokratike: “Më është dashur të bind autoritetet sportive për gjendjen time shëndetësore dhe i kam siguruar se do të isha në formë të mirë për të garuar në Londër. Arrita të kualifikohem, ndaj ai vend më takonte mua. Gjithmonë jam përpjekur shumë për të arritur më të mirën“.

tch
 
Pe: Londër 2012, në gara edhe një atlete shtatzënë

Epo dhe nje muaj te preses te lindesh edhe te marresh pjese ne gare vrapi kjo eshte anormale
 
Titulli: Londër 2012, në gara edhe një atlete shtatzënë

Une mendova qe eshte kualifikuar per garen e vrapimit? Epo edhe kjo mund te pritej...vecse mund te ndodhe edhe te linde ne Londer hahaa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top