Londër 2012 ka medaljet më të shtrenjta

GLOOM

Catch me if you can...
londer-300x200.jpg


8 ton ar, argjend dhe bronz i nxjerrë nga minierat e Mongolisë dhe Jutah në SHBA, që tashmë gjendet i ruajtur 24 orë në 24 në Kullën e Londrës, është sasia më e madhe e materialeve të përdorua për të bërë medaljet e Lojërave Olimpike. 4700 medaljet janë vendosur përkrah xhevahireve të kurorës mbretërore dhe secila prej tyre do të ruhet deri në momentin kur do t’i vendoset në qafë fituesve në Lojërat Olimpike apo Paralimpike.

“Për shekuj me radhë, Kulla e Londrës ka ruajtur disa nga thesaret më të çmueshme të këtij vendi ndaj nuk ka “shenjtore” më të mirë për medaljet sesa këtu, pasi ky është çmimi më i vlefshëm që një atlet ëndërron të ketë”, tha kryebashkiaku i Londrës, Boris Xhonson.

Sigurisht që këto medalje kanë një vlerë shumë të madhe, edhe pse ari në vetvete është një përbërës shumë i vogël i tyre. Një medalje e artë, e cila peshon rreth 410 gram, përmban vetëm rreth 6 gram ar, 1.34% të peshës së saj në total, ndërsa pjesa tjetër e medaljes përbëhet nga argjendi (92.5%) dhe bakri. Por dyfishimi i vlerës së arit dhe argjendit që nga viti 2008, kur u zhvilluan Lojërat Olimpike në Pekin, ka bërë që këto të jenë medaljet më të shtrenjta në historinë e Olimpiadave.

Për më tepër, këto janë medaljet më të rënda të historisë së këtij aktiviteti, pasi në Pekin, medaljet peshonin vetëm 200 gram. Megjithatë, rekordin për peshën e medaljeve vazhdojnë ta mbajnë Lojërat Dimërore në Vankuver, ku secila medalje peshonte rreth 576 gram.
Tema
 
Titulli: Londër 2012 ka medaljet më të shtrenjta

I paskan bere shume te bukura.

Një medalje e artë, e cila peshon rreth 410 gram, përmban vetëm rreth 6 gram ar, 1.34% të peshës së saj në total, ndërsa pjesa tjetër e medaljes përbëhet nga argjendi (92.5%) dhe bakri. Por dyfishimi i vlerës së arit dhe argjendit që nga viti 2008, kur u zhvilluan Lojërat Olimpike në Pekin, ka bërë që këto të jenë medaljet më të shtrenjta në historinë e Olimpiadave.

Gjithsesi, e lexova dhe une kete, qe medaljet e arta jane vetem te lara ( apo si thuhet, qe kane vetem siperfaqen flori), sepse perndryshe do ishin shume te shtrejnta ( mere me mend te japin 410 gr ar secilit qe fiton vendin e pare, edhe pse per mundin qe bejne te arrine ne ate performance e meritojne)>
 
Pe: Titulli: Londër 2012 ka medaljet më të shtrenjta

I paskan bere shume te bukura.



Gjithsesi, e lexova dhe une kete, qe medaljet e arta jane vetem te lara ( apo si thuhet, qe kane vetem siperfaqen flori), sepse perndryshe do ishin shume te shtrejnta ( mere me mend te japin 410 gr ar secilit qe fiton vendin e pare, edhe pse per mundin qe bejne te arrine ne ate performance e meritojne)>

Gjithsesi Zzinna ata edhe mos te marrin gje rendesi ka pjesemarrja LOL...Gjithe ato shpenzime te jepeshin ne vende kur kane mungese ushqimi apo uji e gjerat me monimale te jeteses do ishte me mire...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top