Një strip club në New York i ka kërkuar Lindsay Lohan për të punuar për ta. “Scores” do të blejë bizhuteritë dhe objektet e çmuara, të aktores, të cilat ajo i ka nxjerrë në shitje, për të paguar borxhet e saj por vetëm me një kusht. 26-vjeçarja duhet të pranojë të zhvishet për një video online në faqen zyrtare të tyre. Sipas “Tmz” shifra është rreth 16 mijë dollarë, me të cilën clubi do të paguajë qiranë e vilës, ku jeton aktorja, për dy muaj. (er.cu/BalkanWeb)