Lodhja kronike

GLOOM

Catch me if you can...
Images.jpg


Shpesh lodhja na pushton trupin dhe mendjen që herët në mëngjes, sapo hapim sytë, e nuk na lë të qetë për gjatë gjithë ditës.
Duke ndikuar negativisht në aftësinë tonë të të përqendruarit, marrjen e vendimeve, kryerjen me vështirësi të punëve dhe shijimin e momenteve të bukura.

Siç e përmendëm edhe më lart, bëhet fjalë për sindromën e lodhjes kronike, një sëmundje e njohur prej pak kohësh (në vitin 1994), e cila ende nuk është futur në statusin e patologjive të rënda, por sërish kërkon një kurë terapeutike.

Pavarësisht kësaj, CFS-ja (Chronic Fatigue Syndrome – sindroma e lodhjes kronike) ndikon në cilësinë e jetës së njerëzve, madje edhe në nivel fizik: nxit formimin e dhimbjeve artikulare dhe muskulore, atyre të kokës dhe në përgjithësi krijon një gjendje dobësie të përgjithshme.

ثshtë një sëmundje e çuditshme, e ndërlikuar, misterioze. Shpesh shfaqet pas një gripi ose një infeksioni viral. Shkakton çrregullime të sistemit imunitar, që vazhdon të lëshojë antitrupa edhe pas zhdukjes së virusit.

CFS-ja shkakton një dobësi të përgjithshme të trupit, dhimbje fizike, mungesë përqendrimi dhe vëmendjeje. Por, mbi të gjitha, shkakton një dekurajim dhe pikëllim të përgjithshëm. Simptoma të ngjashme me ato të depresionit, në fakt ngatërrohen shpesh.

Për shkak të kësaj sëmundjeje ka edhe nga ata që pushojnë së punuari dhe studiuari. Sipas disa studimeve të kryera nga një institut amerikan, rreth 70 për qind e pacientëve që preken nga CFS-ja lënë punën.

Këto janë disa prej simptomave më të përhapura, që duke u bashkuar me sëmundjet e tjera, e bëjnë sindromën e lodhjes kronike edhe më të vështirë për t’u kuptuar, ashtu siç është e pamundur për të gjetur edhe kurën.
Pikënisja është gjithmonë gjetja e burimit. Shpeshherë lodhja kronike shkaktohet nga stresi ose depresioni: në fakt, duke ndryshuar mënyrën e jetesës, duke e bërë atë më të ekuilibruar në lidhje me ushqimin dhe më nxitëse për sa u përket angazhimeve të përditshme, që mund të jenë shumë të rëndësishme.

Mund t’ju ndihmojë edhe praktikimi i ndonjë lloj sporti apo disipline që ju nxit të rigjeni mirëqenien e brendshme, siç është “Tai Chi” ose joga: mund t’ju duket e pakuptimtë, për shembull të vini në lëvizje trupin kur realisht ndiheni shumë të lodhur, por energjia riaktivizohet falë lëvizjes dhe një sforcim i vogël fizik mund t’ju çlodhë më shumë sesa orë të tëra gjumi të një “cilësie të keqe”. E udhës do të ishte t’i drejtoheshit edhe një psikoterapeuti, i cili mund t’ju këshillojë që të përdorni një kurë me bazë barnash të veçanta; në këtë rast është e këshillueshme të dëgjoni mendimin e më shumë ekspertëve.

Mes simptomave më shqetësuese të lodhjes kronike është kujtesa e keqe e të sëmurit.

Po ashtu, në këtë gjendje ndikon edhe mendimi negativ i individit, i cili është i bindur se nuk mund ta frenojë gjendjen e përgjithshme të lodhjes ku është i përfshirë.

Rikuperimi i vetëvlerësimit është një tjetër çështje që duhet pasur parasysh dhe duhet mbajtur nën kontroll; nga shumë studime është vërtetuar se personat që preken më shumë nga kjo sëmundje janë femrat nga mosha 18 deri në 45 vjeç, ndërkohë që janë më të pakta rastet pas moshës 65-vjeçare. Këshilla që do t’ju japim mund të jetë shumë e thjeshtë, por është e dukshme se ai që i kushton më tepër kohë vetes dhe më pak punës e shijon më shumë jetën.

Për sa u përket perspektivave terapeutike, fatkeqësisht nuk ka ndonjë ilaç që mund ta shërojë përfundimit sëmundjen, edhe pse shpesh pacientët mund të ndihen mirë nga ndërhyrjet farmakologjike (antiviralët, kortikosteroidet, imunomodulatorët, shtesat etj.), dhe nga ndryshimet e stilit të jetesës.
ثshtë e vështirë që kjo sëmundje të shërohet, ndaj po kryhen një sërë studimesh nëpër botë për të zbuluar trajtimet e reja. Me ndërhyrje të përshtatshme dhe pas një diagnoze korrekte, ka gjasa që në disa raste sëmundja të shërohet, ndërsa në disa raste të tjera gjendja të përmirësohet.

Megjithatë, për fat të keq, në një numër të konsiderueshëm rastesh patologjia mbetet kronike për vite me radhë, duke ndikuar në mënyrë dramatike në cilësinë e jetës së pacientit. Duhet theksuar se CFS-ja nuk ka lidhje me depresionin, edhe pse te disa pacientë depresioni shfaqet si reagim ndaj patologjisë mbizotëruese.

Në fund duhet kujtuar se shumë pacientë e kanë të vështirë ta njohin sindromën e lodhjes kronike, sepse janë të prirur ta lidhin gjendjen në fjalë me kohën e keqe, punën, mospushimin etj.

Burimi Keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top