Liqeni Vostok në Antarktidë, priten zbulime unikale

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51699.jpg


SHثN PETERSBURG - Sot duket sikur e gjithë bota po flet tashmë për faktin se shkencëtarët rusë morën provat e para të ujit nga liqeni subglacial Vostok në Antarktidë. Tani shkencëtarët e Institutit të Arktikut dhe Antarktikës në bordin e anijes kërkimore “Akademik Fjodorov” po dërgojnë provat e ujit në Shën Petersburg. Ata do të mbërrijnë atje në mes të muajit maj.

Shkencëtarët e vendeve të komunitetit të Arktikut, siç raporton Zëri i Rusisë, e kanë konsideruar prej kohësh liqenin Vostok si një objekt unikal. Asgjë e ngjashme me të nuk mund të gjendet më në Tokë. Për herë të parë raportuan mbi ekzistecën e këtij objekti unikal shkencëtarët rusë në vitin 1994 në konferencën ndërkombëtare në Romë. Ata njoftuan se direkt nën stacionin shkencor rus “Vostok”, në thellësinë më shumë se 4 kilometra, ndodhet një liqen i madh subglacial. Bazuar në të dhënat e disponueshme në atë kohë u bë presupozimi se liqeni prehistorik ka një sipërfaqe të krahasueshme me liqenin Ladoga ose liqenin e Ontarios.

Deri më sot është realizuar një vëllim jashtëzakonisht i madh studimesh paleografike dhe mikrobiologjike. Sensacion i vërtetë u bënë bakteriet-termofile (thermophiles), të gjetura në mostrat e akullit të marra në shtresat e thella.

Më hollësisht mbi ecurinë e punëve unikale shkencore që po bëhen në liqenin Vostok tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Shefi i Departamentit të Punëve Polare dhe Detare të “Rosgidromet” (Shërbimi Federale rus për Hidrometeorologjinë dhe Monitorimin e mjedisit) Valeri Martishenko:

Thellësia në të cilën, siç presupozohej duhej të ishte sipërfaqja e ujit të liqenit, u llogarit si 3760 metra. Aty nga fundi i vitit 1998 shpuesit arritën ti afrohen deri në 100 metra. Dhe në këtë moment komuniteti shkencor kërkoi garanci të asaj, se depërtimi në liqenin subglacial nuk do të sjellë në ndotjen e tij. Në Rusi pati reagime të shumta ndaj këtij problemi dhe më këtë rast u përpunuan metoda speciale e krijuan mjete unikale teknike. Për këtë u diskutua në takimin e përfaqësuesve të vendeve që kanë nënshkruar Traktatin e Antarktidës. Dhe vetëm pas miratimit të përgjithshëm vazhdoi shpimi. Gjatë kësaj u përdorën teknologji që nuk zotërohen deri më sot nga asnjë vend tjetër i botës. Teknika dhe metodat në fjalë janë të krahasueshme me punët në kozmos.

Rëndësia e punës në Antarktidë është konfirmuar tashmë nga studimet e zhvilluara kërkimoro-shkencore. Por po hapen horizonte të reja perspektive për zbulime të mëtejshme, mendojnë ekspertët.

I gjithë problemi konsiston në atë, se tani mund të imagjinohet se si ka lindur jeta jo vetëm në Tokë, por dhe në planete të tjera. Për shembull, Jupiteri ka satelitin e vet të quajtur Evropa, i cili është i mbuluar me një koracë jashtëzakonisht të trashë akulli. Shkencëtarët supozojnë se atje, nën akull, mund të ketë jetë. Dhe studimi i liqenit subglacial në Antarktidë do të ndihmojë për të parashikuar në mënyrë më të saktë mundësinë e ekzistencës së jetës në planete të tjera.

Puna në liqenin Vostok do të vazhdojë kur në Antarktidë të krijohen kushtet për shpim, domethënë në verë. Kjo stinë zgjat atje vetëm dy muaj - në dhjetor dhe janar. Para fillimit të sezonit të ardhshëm provat (mostrat) e ujit, të cilat ndodhen aktualisht në bordin e anijes kërkimore “Akademik Fjodorov”, do të analizohen në Institutin e Arktikut dhe Antarktikës në Shën Petersburg.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top