Lind “tokëgërvishtësja” e parë

WxP

Staf në FV.AL
Arkitektët në Meksikë janë duke planifikuar ngritjen e një ndërtese unike, “tokëgërvishtësen” e parë në historinë e njerëzimit.

E ngjashme në strukturë me të gjithë qiellgërvishtëset e zakonshme, ndërtesa do të ketë vetëm një veçanti, atë që do të zhytet thellë në tokë.

Godina pritet të shërbejë si një qendër tregtare, e cila do të vendoset pikërisht nën sheshin kryesor të kryeqytetit, Meksiko Siti.

Me 65 kate dhe 300 metra thellësi, atje do të vendoset përveç dyqaneve edhe shumë zyra, shtëpi banimi si dhe një muze.

Sipërfaqja, në nivelin e tokës, pritet të jetë e ndërtuar me një sipërfaqe të trashë xhami, me sipërfaqe 240x240 metra, e ndërtuar në një mënyrë krejt të veçantë, e cila nëpërmjet teknologjisë së lartë do të jetë në gjendje të dërgojë dritën e diellit deri në thellësitë e errta të tokës.

Top-Channel
 

Attachments

  • gradacela-tokegervishtese.jpg
    gradacela-tokegervishtese.jpg
    40.5 KB · Shikime: 48
Pe: Lind “tokëgërvishtësja” e parë

Une skam pare qiellgervishtese ndonjehere, mahnitese eshte por me duket kot, nuk ka vend tjeter per keto gjera..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top