Lin Delija i "rikthehet" Shkodrës

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ka "udhëtuar" qetësisht për në vendin e lindjes. Jo fizikisht, sepse nuk jeton më prej 14 vitesh, por vepra e tij e madhërishme, që la gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e shqiptarëve dhe përtej kufijve të Shqipërisë. Një nga veprat e piktorit të madh shkodran me famë ndërkombëtare, Lin Delija, që vdiq në emigrim, u vendos dje në Galerinë e Arteve Figurative në Shkodër. Vepra me firmën e njeriut, ku vlerësonte të bukurën, i është dhuruar Galerisë nga skulptori dhe koleksionisti, Gent Tavanxhi dhe do të qëndrojë përkrah punimeve të emrave të mëdhenj të pikturës shkodrane. Pikturat e mjeshtrit të madh shqiptar gjenden dhe në shumë vende të botës. Bukuria dhe madhështia e pikturave plot jetë të tij, ka bërë që ato të ekspozohen dhe në Pinakotekën e artit modern të Vatikanit, Muzeun S.Anna të Quebec-ut Kanada, Gjermani, Romë, Palermo. ثshtë detyrë e shtetit shqiptar që të kujdeset për veprat e këtij njeriu të madh, pasi janë një pasurie e vyer kombëtare, një trashëgimi e pasur kulturore e vendit tonë.

Ceremonia

Ceremonia për dhurimin e një prej pikturave të piktorit me famë ndërkombëtare, u zhvillua në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin e Shkodrës, ku vepra do të qëndrojë e ekspozuar përgjithmonë. Në prani të familjarëve të piktorit Delija, të artistëve shkodranë dhe artdashësve, skulptori Gent Tavanxhi pasuroi fondin e Galerisë me një portret vizatim të piktorit të madh shkodran, duke u kthyer kështu në qendër të vëmendjes me gjestin fisnik. Gjatë fjalës së tij, Tavanxhi u shpreh se "vetë i madhi Lin Delija ka pasur dëshirë që punimet e tij të jenë dhe në Shkodër". Vepra e Delisë ndodhet e shpërndarë në mjaft koleksionistë private. "Shpresoj që dhurata e sotme t'i hapë rrugën dhurimeve të tjera të veprave për galeri publike si dhe të tërheqë vëmendjen e bashkisë Shkodër për bashkëpunim me ata që i disponojnë këto vepra", - theksoi Tavanxhi. Piktori Artan Draçini, drejtor i Galerisë së Arteve, tha se "Lin Delija qe një mjeshtër. Një mjeshtër për natyrën etike të dëshmisë së tij prej artisti, për transmetimin e vlerave të qëndrueshme të të pikturuarit, për nivelin e lartë të krijimtarisë piktorike dhe kompetencës teknike". Temat më dominuese në veprën e Delisë janë ato religjioze, motivi i gruas, veprat e angazhuara social-politike dhe portretet. Dimensioni religjioz në artin e tij vjen si rrjedhojë e meditimit mbi jetën e njeriut dhe fatin e tij, ndërsa femrën ai e konsideronte si kryeveprën e Krijuesit. Sipas kritikëve, karakteristikat e gjuhës artistike të Lin Delisë janë produkt i origjinës dhe temperamentit të tij shqiptar si dhe itinerarit të tij jetësor, rrugëtimit të tij dhe kushteve të tij ekzistenciale. Fati i tij prej refugjati, nostalgjia dërrmuese dhe dhimbja për të vërtetat e fyera, dashuritë dhe pasionet janë ngurtësuar në kuadrot e tij. Ndryshimet në jetën personale kanë lënë gjurmë në jetën e artistit dhe shihen qartazi efektet e largimit nga Roma dhe vendosja në Antrodoko. Draçini citoi dhe vlerësime të kritikëve e studiuesve të artit, shqiptarë e të huaj për veprën e Lin Delisë, si Fanko Graciotti, Amadeo Graziani, Anna dell'Agata, Roberto Bua, Silvia Cuppini, Stefan اapaliku etj.

Kush ishte

Lin Delija lindi Shkodër në vitin 1926. Ai ndoqi studimet e para dhe të mesme në Kolegjin Françeskan. Me mbarimin e luftës dhe vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, në korrik 1948 arratiset në Jugosllavi ku ndoqi studimet për pikturë, fillimisht në Liceun Artistik të Hercegnovit dhe më pas në Akademinë e Arteve në Zagreb. Vendoset në Romë, ku rifillon sërish studimet për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës, nën udhëheqjen e mjeshtërve Maroi Mafai dhe Amerigo Bartoli. Më 1963 shkon të jetojë në Antrodoco (Rieti), për të qëndruar aty deri në fund të jetës së tij, në vitin 1994. Më 1957 hap ekspozitën e parë personale në galerinë Babbuinetta të Romës. Më 1969 themelon shkollën e lire të artit "Gjergj Fishta", në Antrodoko, më 1983 themelon akademinë e lire të artit "Carlo Cesi", merr pjesë në edicione të shumta të ekspozitës së artit të shenjtë në galerinë "Agostiniane" të Romës dhe galerinë "Sprone" të Firences. Më 1990 hap ekspozitë personale në Osimo. Më 1993, së bashku me Diana Bellotti de Cataldo hap një ekspozitë në sallën e ambasadës shqiptare në Romë, ekspozitë e cila më pas transferohet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.


Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top