Lila: Tani më mungon Superkupa

Vvetoni

Antarë i Respektuar
tirana14.jpg


Mbrojtësi i bardhebluve dhe kombëtares, Andi Lila, kërkon të fitojë edhe superkupën pas kampionatit

Mbrojtësi kavajas i Tiranës dhe kombëtares sonë, Andi Lila, vetëm para pak javësh ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën kampione, që do e mbajë atë “lidhur” me bardheblutë edhe për tre sezone të tjera. Pasi ka mbyllur një sezon të suksesshëm me 24 herë kampionët, ku fitoi edhe titullin e parë në karrierën e tij, Lila ka të tjera ambicie me fanelën bardheblu. Pasi është shpalluar kampion me kryeqytetasit dhe ka fituar një Kupë Shqipërie me skuadrën e qytetit të lindjes, Besën e Kavajës, para pak vitesh, tashmë ai do superkupën me kampionët në fuqi.

Dje, gjatë një deklarate për “Sportin shqiptar”, kavajasi i kampionëve tha: “Erdha sezonin e kaluar te Tirana, sepse gjeta kushte shumë të mira, falë edhe mbështetjes që më ka dhënë kryedonatori Refik Halili, i cili është treguar shumë korrekt përsa i përket anës financiare. Po kështu edhe me stafin teknik apo edhe lojtarët ruaj marrëdhënie shumë të mira. Por ajo që më shtyu të bëhesha pjesë e skuadrës më të mirë të vendit, ishte ambicia ime, pasi doja të fitoja titullin kampion, një “bast” që në fund e fitova. Në fund të sezonit e arrita synimin unë dhe skuadra, u shpallëm kampion. Këtë nuk e kisha arritur edhe pse kisha disa sezone që luaja me skuadrën e qytetit të lindjes, Besën.

Tashmë pas titullit dhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, na pret një tjetër finale. Kësaj radhe është Superkupa e Shqipërisë, ku ne do të ndeshemi me Flamurtarin e Vlorës, i cili na mundi në finalen e Kupës. Kam bindjen e plotë se kjo Tiranë nuk gabon dy herë me vlonjatët.

Pasi kam fituar titullin me Tiranën, Kupën e Shqipërisë me Besën, tashmë dua edhe superkupën, e cila më mungon për t’u kompletuar përsa i përket trofeve. Kam bindjen e plotë se me këtë grup lojtarësh, ku është ruajtur “boshti” i ekipit, dhe me përforcimet që mund të vijnë, do të jetë një Tiranë edhe më e fortë ndaj Flamurtarit. Tashmë kemi në krye një trajner të njohuri si Ilija Lonçareviç, me mjaft eksperiencë dhe profesionalitet, i cili është duke ndërtuar një Tiranë të madhe për sezonin e ardhshëm.

Ndaj tifozeria jonë duhet të përgatitet edhe për një tjetër trofe”, ka pohuar Lila. Mbrojtësi kavajas ka veshur fanellat e të gjitha përfaqësuesve, duke filluar që ngë U-15 e deri te të rriturit. Ndaj këtë sezon, përveç synimeve me Tiranën, ai deklaron se do të kërkojë edhe një vend titullari në përfaqësuesen e Josip Kuzhesë.

“Krahas objektivave me Tiranën, dua një fanellë titullari me përfaqësuesen kuqezi. Gjatë ndeshjeve të fundit unë kam qenë pjesë e saj, madje jam aktivizuar si në takimet miqësore, ashtu edhe ato zyrtare me kohë të pjesëshme. Mendoj se ka ardhur momenti që unë të synoj një vend titullari në përfaqësuesen e teknikut Kuzhe. Ka shumë konkurrencë, por besoj se do t’ia dal mbanë. Kjo edhe falë formës së mirë sportive që po kaloj”, - përfundoi mbrojtësi shtatëlartë i Tiranës, Andi Lila.

sportishqiptar online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top