Ligji i ri për turizmin, hotelet jo më me yje ‘të rreme’

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Të gjithë hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese do t’i nënshtrohen klasifikimit të cilësisë. Qeveria ka dërguar në Kuvend një ligj të ri për turizmin, i cili parashikon që brenda 18 muajsh strukturat akomoduese duhet të përfundojnë klasifikimin, përndryshe do të mbyllen.

I gjithë procesi do të udhëhiqet nga një trup i posaçëm, i quajtur Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, i cili pritet të ngrihet shumë shpejt dhe do të jetë në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizmin. Qeveria thotë se përmes kësaj mase do të disiplinojë tregun turistik në vend.

Ligji aktual i turizmit nuk parashikon kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese duke sjellë një situatë kaotike në tregun hotelier, ku hotelet përdorin yje të klasfikimit që nuk përputhen me standardet apo shërbimin që ato ofrojnë.

Por hotelet nuk janë bizneset e vetme që do klasifikohen. Ligji i ri i jep rol rregullues shtetit thuajse në të gjithë zinxhirin e aktiviteteve turistike, pasi detyron licencimin dhe çertifikimin edhe për operatorët turistikë, e madje deri dhe tek udhërrëfyesit.

Veç masave rregullatore dhe mbikqyrëse drafti krijon hapësirë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të qeverisë në biznesin e turizmit. Drafti parashikon që në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti të marrë rolin e zhvilluesit, si dhe të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti me privatët.

/ Top Channel
 
Titulli: Ligji i ri për turizmin, hotelet jo më me yje ‘të rreme’

U sa bukur. Sa here kaloj ne nje x rruge shoh nje hotel me 4 ★ ★★★ ama i ka rene fare boja
dhe shihen vetem ca tipa qe hane qofte!

Duhet te kete nje komision nje reviste qe merret dhe me keto.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top