Liga arabe kërkon nga UN t'i ndaloj sulmet izraelite

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministrat e jashtme arab, të cilët urgjentisht janë mbledhur të mërkurën në Kajro, i bënë thirrje Këshillit të sigurimit të UN-së t'i ndalojnë sulmet në Rripin e Gazës, bëjnë të ditur agjencitë.

Takimi i ministrave të jashtëm të 22 shteteve të Ligës arabe është mbajtur në të njëjtën kohë derisa avionët izraelit vazhdonin t'i bombardonin vendet në Rripin e Gazës.

"Nga Këshilli i sigurimit kërkojmë t'i rezistoj presioneve dhe menjëherë të merr vendim për ndalimin e sulmeve izraelite në Gazë", tha sekretari gjeneral i Ligës arabe, Amr Musa, në hapje të takimit.

Sipas burimeve diplomatike, Liga arabe zyrtarisht do t'i bëj thirrje Këshillit të sigurimit të UN-së të vendos armëpushim. Krahas kësaj, Liga do të kërkoj garanci ndërkombëtare për armëpushim dhe krijimin e forcave ndërkombëtare të cilat do të mbronin palestinezët në Rripin e Gazës.

Duke hapur takimin e Ligës arabe, Musa tha se qeveria izraelite sulmoi Rripin e Gazës sepse i nevojitet një "viktimë e lehtë" për të dëshmuar fuqinë e saj në prag të zgjedhjeve të cilat pritet të mbahen në muajin shkurt.

Jemi të vetëdijshëm presioneve izraelite. Si qëllim i tyre janë zgjedhjet të cilat do të mbahen më 10. shkurt në Izrael, ndërsa Gaza po paguan çmimin për këtë", tha Musa ministrave të jashtëm arab. "Ndoshta qeveria e sodit në Izrael kërkon pretekst apo ndonjë betejë për të dëshmuar fuqinë e saj dhe kështu të fitoj vota", shtoi ai.

Sikur frontet tjera të ishin më të lehta, Izraeli sulmet do t'i drejtonte andej, por ata kërkojnë viktima të lehta dhe të dobëta. Për këtë arsye ata goditën civilët e rrethuar në Gaza", tha ai.

Të shtunën Izraeli filloi ofensivën kundër lëvizjes islamike Hamas në Rripin e Gazës ku si rezultat i kësaj ofensive humbën jetën gati 400 persona. Shteti izraelit deklaroi se ky operacion i ndaloi raketimet palestineze në jug të Izraelit..

Të mërkurën Izraeli refuzoi çdo lloj armëpushimi.
 
Titulli: Liga arabe kërkon nga UN t'i ndaloj sulmet izraelite

elh
mir qe e paskan marr kete hap se jon vanu pak
ma fort liga arabe
 
Titulli: Liga arabe kërkon nga UN t'i ndaloj sulmet izraelite

"Nga Këshilli i sigurimit kërkojmë t'i rezistoj presioneve dhe menjëherë të merr vendim për ndalimin e sulmeve izraelite në Gazë", tha sekretari gjeneral i Ligës arabe, Amr Musa, në hapje të takimit.

Namin e paskan bo. Ata eshte desht ti thone "a po e ndaloni ju, apo po e ndalojme ne vet pergjithmone?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top