Lezhë, raportohen probleme me vonesat dhe cilësinë e bojës

WxP

Staf në FV.AL
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Lezhë vijon procesi i votimit në 101 qendra votimi të rrethit të Lezhës. Gazetarja Lindita Kokaj raporton se fillimisht ka pasur probleme në një qendër votimi në Shëngjin, pasi kryetarja e komisionit është kandidate për anëtare këshilli, dhe është zëvendësuar, rreth orës 9:00 ka nisur procesi i votimit.
Edhe në 3 qendra të Kolshit ka pasur probleme dhe procesi i votimit ka nisur rreth orës 9:00, shkak është bërë mungesa e sekretarëve.

Ndërkohë në Malecaj të Komunës Balldre ka pasur problem, pasi kryetari i komisionit është vëllai i kandidatit të koalicionit të djathtë për Komunën e Balldrenit dhe rreth orës 11:30 ka nisur edhe në këtë qendër procesi i votimit pas zëvendësimit të kryetarit të komisionit.

Në Bashkinë e Lezhës votimi ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit, ku sipas kryetarëve të disa qendrave procesi po vijon normalisht.
Ndërkohë një incident është shënuar në qendrën e votimit në lagjen "Skënderbeg", ku një person, i cili ka dashur të votojë edhe për vetë dhe bashkëshorten, pasi nuk është lejuar nga komisionerët, është larguar nga qendra e votimit së bashku me fletët e votimit.
Votuesit nga ana tjetër janë shprehur se të votosh është qytetari dhe çdo qytetar duhet të marrë pjesë në votime për të vendosur fatin e drejtimit të pushtetit vendor.

Deputetët e Qarkut të Lezhës, Rajmond Hoxha i PD-së dhe Gjovalin Kadeli i PS-së të cilët votuan për drejtuesit vendorë, theksuan se këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm. Ndërkohë nga ana tjetër deputeti Kadeli theksoi se ka pasur probleme në disa qendra votimi, të cilat janë hapur me vonesë. Probleme ka pasur sipas tij edhe me cilësinë e bojës.

Kandidatët në garë për kreun e Bashkisë së Lezhës, Gjokë Jaku i "Aleancës për të Ardhmen" dhe Viktor Tushaj i "Aleancës për Qytetarin" kanë votuar rreth mesditës përkatësisht në qendrat 0738 dhe 0738/1. Jaku dhe Tushaj janë shprehur të emocionuar dhe u kanë bërë apel votuesve që të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top