Ishte mbrëmja e Robert Levandovskit, heroi i sfidës që hyn në historinë e Champions me katër gola të shënuar në një sfidë gjysmëfinale, ishte mbrëmja e Borusias së Dortmundit, ishte mbrëmja verdhezi e entuziazmit të tifoizerisë fantastike në Dortmund Stadium. 4-1 ndaj Realit të Madridit e paimagjinueshme edhe për entuziastët më të zjarrtë të suksesit të skuadrës së Jurgen Klop që i falet heroit polak Robert Levandoivski autor i të katër golave që hedhin knock out, Realin për të dëshmuar dominimin e futbollit gjerman ndaj atij spanjoll në duelin e gjysmëfinaleve të Champions. Pas Barcelonës edhe Reali i Madridit gjunjëzohet në tokën teutone, yjet blanko nuk i rezitojnë dot futbollit total e fizik të Dortmundit që kaluan në avntazh që në minutën e tetë kur pas një krosi të telekomanduar të Gëces, Levandovski u tregua i aftë për t’i paraprë Pepes për të shnuar me të djathtën e tij.
Reali përpiqet të reagojë por për të kuptuar vështirësitë që ju shkaktojnë gjermanët mjafton të shohësh këtë episod të minutës së 32 kur është Higuain ai që kthehet në ekstertemin e mbrojtjes për të rikuperuar ndaj Blazhikovskit që kishte djegur më parë Koentraon. Gjithsesi Reali arrin të barazojë në minutën e 43 falë një gafe të Humels që gabon krejtësisht duke i dhënë mundësinë Higuain të marrë topin për të nxjerrë para portës bosh Cristiano Ronaldon që nga një pozicion i tillë nuk mund të gabonte. Pjesa e parë mbyllet në ekulibër pikërisht falë atij gabimi të keq të Humels por fati iu jep verdhezinjve atë që ju takon në të dytën, kur 24 vjecari nga Varshava ishte i gatshëm për të devijuar në portë një goditje të Rojs, Reali proteston për pozicion jashtë loje por për holandezin Kuipers gjithçka është e rregullt.
Vetëm pesë minuta më pas polaku e ekzagjeron me një gol të cmendur duke evituar Pepen për të goditur si rrufe me të djathtën në portën e Diego Lopez. ثshtë një mbrëmje magjike për sulmuesin polak por levandovski nuk ka ndër mend të ndalet, në minutën e 66 arbitri Kuipers ndëshkon me penallti një faull të Xabi Alonsos ndaj Rosj dhe te pika e bardhë shkon pikërisht ai njeriu më entuziasti i sfidës, që edhe këtë herë nuk gabon për një poker të paharueshëm që tingëllon si godija e knock out për Realin e Madridit që deshton per te gjetur golin e shpreses me Critsiano Ronaldon ne minurten e 89. Edhe pse vështirë se do të dorëzohet skuadra e Murinjos do të ketë një mission imposible ne “Bernabeu” për të përmbysur këtë fitore të madhe të Borusias dhe njeriut magjik të saj Robert Levandovski yllit vezullues të B. Dortmundit, mëkat që ndoshta sezonin tjetër ndoshta nuk do të shkëlqejë më në “Signal Iduna Park” po në një tjetër stadium.
/S.Sport