• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

land

Carpe noctum
Faleminderit Soulmind. Te shkruash vargje nuk eshte synimi im kryesor, sepse merrem me gjera te tjera. Gjithsesi here pas here ndodh qe hedh emocione ne vargje.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar

Kam pershtypjen se ka ardhur koha ta heqesh masken.
Masken e se fortes,nuk je aq e forte sa hiqesh.
Njeriu ka nevoje te qaje,ta hape zemren.
Te nxjerre ndjenjat,ti shprehe emocionet.
U be kohe qe nuk i ke shprehur dashurine njerezve,madje ke harruar se cfare eshte kjo fjale.
Nuk eshte nevoja te besh si misteroze,e aq te hiqesh si e ftohte kur ke nevoje per puthje si gjithe te tjeret.
Behu normale,mos e struk vetes sic ke bere gjithmone.
Duhet ta heqesh guacken e te te lejosh te tjeret te te lexojne shpirtin.
Njerezit e forte nuk qendrojne vetem,dhe as nuk kane frike ti shprehin emocionet.
Edhe vete e kupton se ka ardhur koha te jesh me e bute,ti nuk deshiron te qendrosh gjithmone vetem.
Nuk ndjehesh mire kur shikon ne rruge cifte te kapura per dore e qe qeshin,e ti qendron e vrenjtur ne fytyre.
Ti rrethohesh nga njerez,por askush nuk e kupton se ajo fytyra jote e ngrysur nenkupton nje glob te mbushur me lot.
E nga casti ne cast duket sikur po shperthen.
Filloje qe sot te ulesh,e te degjosh keshillat e te tjereve.
Nuk ke pse behesh paranojake e as skeptike se te gjithe duan te te lendojne.
E dashur vetja ime po nuk ndryshove qe sot,kur ke ndermend ta besh.
Kur te vdesesh,atehere nuk do kesh me kohe per ti bere gjerat ndryshe..
Mos i lejo syte e tu te vegjel ti shohin njerezit me inat,e buzet e tua te embla te shprehin fjale te ashpra.
Perzemersisht vetes time.
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Mos i quaj klishe fjalet qe per ty dalin, as te thata ne morine e fjaleve te thena diku, ate qe veshtire ta pohoj kam shpesh , sot me germa dua ta stolis….

Kur ne net te dehura e kur rrugen veshtire do kem te gjej do te kerkoj ty si te vetmin udhezues drejt te qenurit esell dhe koshiente .
Kur keq te ndihem e force mos kem do te kerkoj e emrin tend fort brenda meje do bertas
Kur cdo gje kundra meje do jete , e shpinen kjo bote e ndyre do me kthej do te kerkoj qe prane meje te jesh , e frikerat e mira si me magji ti zhdukesh.
Kur e dobet te ndihem , e me heshtjen do thur mijra mendime , di qe do te kerkoj sepse shpirti te kerkon.
Nga ato qe ndjej nuk kam frike, as nga ato qe zemra ime fsheh brenda saj nuk kam frike,
E vetmja gje qe me ben te dritherohem eshte momentin kur shpirti yt pergjigje me sdo me kthej…
Instiktit tim sot po I bindem qorrazi e veten te lire po e le te te doje qofte e per pak kohe….
Ne heshtje mos me deno, besome qe druhem nga gabimet e mia dhe pse ti smund te jesh kurre gabimi im…e sot dua shpirtin nder duar te te leshoj, si nje kujtim ta kesh ne cdo moment….edhe kur me mos jemi bashke .
Por sot di qe ky shpirt te do, te kerkon dhe zgjedhja e tij eshte nje nder te paktat kenaqesi qe kjo jete kaq padrejtesisht te jep….e ndoshta ashtu te humbur ne kohe, ne mendime e deshira sot shpirti im te zgjedh ty ,si te vetmen enderr per te jetuar….


Shpirti te zgjedh TY!
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1699656


A ja vlejti valle?


Kujtimet e diteve tona kam mbledhur, brenda grushteve te mia. Ne lemshin e rremujshem perpiqem te zgjedh, me te bukurat emocione.
Perpara botes me grushta mbledhur ndihem e vogel, qaramane e ndoshta e viktimizuar.
Perpara botes perhere kryelarta, sot befas eshte bere njesh me token ,ku hapat hidhen e dhimbjen ne kocke me tejshpojne.

A ja vleu e gjitha kjo?
A ja vlejti gjithe ky trishtim?
A ja vlejti valle dhimbja qe brenda meje ke mbjell?

Ti ndihesh mbase triumfator ,pasi nje tjeter emer shtove ne morine e emrave te shkeputur, nje tjeter kryenece arrite ta zbusje, nje tjeter une arrite te nenshtroje!
Ndodh mos te besoj se lloji jone eshte kaq i pandreqshem.
Refuzoj te besoj se keqdashja jote ishte e paramenduar.
Kur ti iken pa nje shpjegim, pa nje perqafim, pa nje lamtumire..dije zemren si pa te keq me ke bere copash.
Me thuaj , a ja vlejti valle kjo histori?
A ja vlen valle ai perqafim qe vjen si nje ngushellim?
A ja vlen ajo ku ke shkuar?
Ti degjon e ajo rrahjet si une kohe me pare, kur koken ne ty mbeshtetur kisha?
Eshte ajo cfare ti kishe kerkuar?
Te fal ajo te njejten ndjesi, si kohe me pare une?
Aroma e saj a te ndjell sikur une?

Ndonjehere eshte me mire te largohesh, kur dikush brenda vetes kete kumton, por guximin ta pohoj se ka....
Me vjen keq kur mendoj se te desha fort dhe pse sot zemren bosh kam.

Por ndoshta me mire keshtu, sesa zgjedhja e dyte nder duart e tua!
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL



Gezuar!

Ne dite si keto , kur heshtjen kemi ne mes ,ashtu si ti e une perpiqem te bej me te miren edhe pse e mira nuk eshte kurre mjaftueshem.
Ashtu si une e ti ne dite te tilla, mendon se s’te perket asgje dhe asnje vendi me nuk i perket.
Dinamike e jetes te duket sikur shkon ne kahun tjeter e ti perkundrejt saj capesh e rraskapitur.
Ne dite si keto me duket, se as tokes si perkas edhe pse kembet me rendojne fort ,per te me treguar se ne cdo beteje te saj duhet te luftoj vetem!
Vetmia edhe ajrin e ka ndryshe , me te rende e me te lodhur e ben cdo gje pritja. E ne pritje ti lejon mendjen te bredh si shtojzovalle e te arratiset atje ku shpirti deshiron. Ne gjithe kete proces ndertohet historia…imja e jotja bashke!
Fjalet, nuk me dhembin me , heshtja me ngroh , me perkedhel embel , ne shpirt endrrat vallezojne , celin sythe, e ne cdo note pentagrami i njejti skenar perseritet….krah meje je ti!
Limite, si njoh me ato , me perrallat e historite e fantazive jam bere njesh , e mendja ime ne perfeksion krijon cdo personazh dhe me te, keshtjellat e reres ne breg te detit nderton. E ti ulesh pa shume zhurme perballe e sheh si shemben te gjitha , te gjitha ato qe ne vertik i le pas, si kujtimin me te cmendur te diteve tona …
Nje gote vere nder duar kam , nje dolli per ty ,arkitektin e endrrave boshe uroj..
Nuk druhem i dashur te hap edhe nje shishe tjeter , ndergjegjen me te te mbys
Vetes i bindem ne ate thirrje te mekur dhe lejoj boshllikun tim te me shfaqet para syve duke kerkuar sadopak me ajer te mbushet .
Mesoje , te dish te sherosh veten, duhet art dhe durim ..ohh sa durim . Mbi egersine e diteve gri nje copez dashuri mund te triumfoj….por..

Ke guxim te presesh?
Apo shpinen do kthesh serisht?
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL




Si do ish nje dite pa mua?
E ke menduar ndonjehere ?
E ke provuar te mbyllesh syte nje moment e te shohesh si do ishte ?
Une e kam bere plot here dhe e di cfare?
Jo s'mundem ta paraperfytyroj… vetem mendimi me erreson pamjen , te mos lexoj mirmengjeset e tua, te mos degjoj zerin tend te embel, te mos shoh syte e ty , te mos ndjej pranine tende brenda meje ….nuk mundem.
Nuk mundem jo se nuk dua, por sepse s'mund te shkulesh nje shpirt nga shpirti yt.
Ti s'je me thjesht nje tjeter , ti je brenda meje me shpirtin tim bere njesh…

E ke ndjere kur prane vetes me ke , aureolat mbi kokat tona si ndricojne?
E ke ndjere frymemarrjen si ndryshon kur buzet e tua prekin qafen time ?
E ke ndjere si dridherohet trupi im kur duart e tua shkasin mbi lekuren e cila digjet per prekjen tende?
E ke pare si e tera une behem thjesht nje topth ne doren tende, gati per tu bindur pa fjale deshirave tona?
E ke lexuar shikimin tim ne sy , teksa ti brenda meje je …jo aty mos genje asgje s'ke lexuar , aty eshte momenti kur une e ti behemi nje…per tu shkrire ne te njejtin perqafim, te njejtin shtrengim, te njejtin shperthim….
Si do ish nje dite pa mua….pa grindjet … pa inatet e kota ….pa puthjet e zjarrta ?
Si do ish te jesh pa mua?
Une e di si do ish pa ty….thjesht e pamundur!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , qe te behesha ajo qe ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat qe per gjate nje viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per nje dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne nje udhe qe kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
 

Ivy

Silence is full of answers...
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , qe te behesha ajo qe ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat qe per gjate nje viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per nje dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne nje udhe qe kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
😭😭😭😭😭😭😭
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1707682


Une e ti, e njejta dhimbje!

Keto dite Dhjetori serish na gjejne bashke , sa afer e larg por jemi bashke ne menyren tone , ne ate menyre qe pak kush njeh…
Nje prekje larg jemi te dy dhe ndjej si veshtrimi im deperton ne tendin, sa shume brenda teje gjen,,,as ti se di
Si ti edhe une dikur kam qene e qeshur, me endrrat e mia njesh isha bere, flija e zgjohesha me dashurine brenda vetes , plot rrefenja per te treguar ne netet e dimrit te gjate.
Si ti e une ,dikur me jeten isha e dashuruar, me dike qe ashtu si endrrat fluturoi larg, duke lene pas nje germadhe brenda meje.
Tek ai shihja nje tjeter une, qe diku mes lotesh gezimi e hidherimi , humbur mbeti.
Pa kuptuar as vete ,ai ishte shendrruar ne nje ikone brenda asaj zemre te brishte e pa faj, ku une lutesha per cdo dite per pak me shume , oh sa pak …
E kur Dhjetori erdhi , perpara pasqyres se thyer ne mije copa refuzoja ta lija te shkonte , sepse kjo zemer nuk mund te pranonte askend me.
Ky muaj eshte ai qe me dha jete, por me mori copeza te miat , ato qe i doja fort.
Sa here goten e veres kam mbushur me lot shpirti , e dehur nder kujtime jam perhumbur….
Kam qare plot here e me menget e mia kam fshire dhimbjen pak nga pak derisa erdhe ti , dhe njoha dhimbjen brenda teje.
Te shohesh ne syte e ty dhimbjen ku kaluar ke , me ben te ndihem serish gjalle , serish gati per te dashuruar ,sepse une e ti vijme nga e njejta dhimbje….
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL

Sonte dua te fle….



-Cfare ndodh kur fle?
-Ndoshta asgje, ndoshta gjithcka qe vetes ne zgjim i mohoj
-Te mungon ndokush, e ne enderr kerkon t’a jetesosh?
-Thone se ne gjume shpirti eshte i lire, jashte nesh fluturon…
-Fluturimin ku do doje te ndalje saktesisht?
-Prane tij…. t’a shihja teksa i paqte e pa mendime fle. Ti qendroja prane e ta mbuloja me prekjet, puthjet e perkedheljet e mia. E lehtas ti peshperis se e dua, ende e dua….e ne zgjim te largohem duke i lene peshen e dashurise mbi kraharor..
-Thua e ka marre malli e ate si ti?
-S’besoj….por thua ka rendesi e gjitha kjo?
-Jo!
-Atehere me ler te fle , ate c’ka zgjimi ndan, gjumi e ben bashke…
 

Bebw

🌞 Hilarious
Staf në FV.AL
Sa e gjate po me duket kjo nate,kjo nate plot shi e rebesh.A thua po me mendon? A te mungoj ndopak? Dua te te shkruaj,por nuk di se si...ah kjo krenaria ,kjo krenari eshte muri ndares qe vendos kufinjt.Sa here marr guximin te te shkruaj mendoj dhe them: po sikur ai te tallet e te me lendoj me fjalet e tij.Do dukem sikur mbarova pas tij pikerisht si kenga e kengetares Fifi .Pastaj hesht,rri mendoj ,dhe mendimet e trazuara me shfaqen si vegime.Ja ,fytyra jote e embel tek sa me buzeqesh me shfaqet ne dritare pikerisht tek sa shikoj shiun qe bije pik pik jashte neper qytet.Ç'eshte ky mall mbytes xhanem,perse e kam te till malli per ty?!Dhe ja shiu i embel pik pik tek sa bije me kujton poezin e famshme "Mall" te Ismail Kadares.Filloj dhe qesh ,e mohoj kete ndienje te cuditshme dhe perpiqem te humbas disi mendjen.Dhe ja pikerisht tek muzika qe degjoj tek sa mbyll syt kujtohem qe kete kenge ma ke dedikuar ti ...hap syt ,buzeqesh leht pa kuptuar se cfare po me ndodhe .Shtrihem,kam frike te mbyll syt sepse e di qe endrra ime sot do jesh ti ...eh sa nat e gjate me pret sot ....
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1715172

"E mban mend?!”


Kjo eshte ajo pyetje e cila me ben te ndihem e zhveshur, e dobet, me nje keqardhje karshi vetes , ndjesi e dores mbi shpatull, si nje fraksion sekondi e gjitha te kalon duke te lene therjen qe shkon deri ne kocke….
Do te dish se kush do bente ndryshimin tani? Pershperima jote ne veshin timin dhe ai togfjalesh I ndjere si kurre me pare – Te dua!
Dhe gjithcka ne menyre kaq naïve do rridhte si uje kristal e heshtja do thyhej nga brishtesia e zerit tim…”edhe une”
Imagjino per nje moment sa boshlliqe do mbusheshin e do merrnin jete edhe njehere ,nese gjerat do ishin ndryshe mes nesh. Mund te kemi dashur shume njerez ne ditet e kaluara, por asnjehere si sot, asnjehere kur dy zemra behen bashke si ne.
Nje dite do rikthehem tek ti , e di…por do vij kur te jem e zhveshur e tera nga pengjet e mia, e qete. Do te rigjej edhe njehere brenda teje ate qe dikur njoha, zemren pezull, dehjen e shpirtit, fytyren nder duart e tua…
Ajo nate , ajo me vjen shpesh nder mend dhe ne fjalet qe thame ndjeva se bota ndali hapat e saj per pak caste….te kujtohet?
Te vetmit qe leviznin ne menyre te pakoordinuar e pa busulle orientimi ishim une e ti…
E mban mend kur me the – Do me mungosh?!
Une po…s’mundem ta harroj.
E ndersa kthehem pas ne kohe , ne ditet tona me te mira me kujtohet se zgjimi im ishe ti, frymezim ishte dita ime me pranine tende , ahh fryma jote ne mua zhytur ishte emocion qe nuk mund te perseritet me… kam bindjen per kete!
Te premtoj se do te kujtoj cdo cast sepse vetem keshtu do ndjej se isha e lumtur qe te kisha edhe pse per pak.
Me syte mbyllur do imagjinoj edhe njehere veten perballe teje , te provoj nese mundem ti ndjej te gjitha ndjesite te gjalla.
E ne i paca humbur, do nisem ti gjej atje ku lene i kam. Sa shume lodhemi per te gjetur gjithcka qe na jep kenaqesi apo copeza lumturie, dhe sa kollaj e humbasim. E ke provuar te humbasesh ate qe te jep kenaqesi, lumturi , qe te ploteson?

Dreqin…une e kam provuar.
Nese sot do me pyesje cfare me mungon, do te thoja me ze te larte se me mungon vetja pasqyruar ne ty, e nese do me duhej te zgjidhja , pa droje ,pa u menduar dy here …do zgjidhja serisht ty.
Por ti nuk vjen , nuk pyet me, nuk je me ne ditet e mia dhe mua me mbetet vetem te te jetesoj ne kujtimet e mia ,sepse te tilla ke lene pafund. E ne endrrat e mia koken mbeshtetur ne ty kam dhe harroj mungesen tende, ndjesite qe dhembin , harroj gjithcka qe bertet se ti nuk je me!

Te kujtohet kur me the – “Do me mungosh”?
Une e kujtoj sikur te ma kishe thene sot…
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL


Eshte ftohte ketu ku jam!
Vertet bie shi, vertet temperaturat jane ulur , por nga i ftohti nuk mberdhij…
Eshte ftohte ne shpirtin tim, atje ku zbrasur kam gjithcka tashme.
Ku cdo gje ngjan me pamjet qe le pas nje stuhi…
Erdhe si pranvere , edhe pse e genjeshtert ishte gjithcka ,une e desha fort sepse si ti asnje s'mund te vij…ike duke lene dimrin pas...
Eci rrugeve dhe kam harruar edhe cadren sot per dreq, por nuk ndjej se shiu me lag.
Ne fytyra kalimtaresh mundohem ty te te krahasoj , por ti s'je i ngjashem me askend, as me kalimtaret e rastit, as me ata qe miq i konsiderojme , ti je si askush…je tmerresisht TI!
E vetmja gje e perbashket qe ti ke me ta eshte rruga ku ti hedh hapat cdo dite, kemba me te cilen ti shkel cdo kend …edhe mua tanime! Kujtimet i ke shkelur, po aq edhe “premtimet” , po aq edhe ate qe une e doja teksa ma thoje….A e…..

Por mos harro!
Ti je ndryshe, sepse une te kam bere te tille. Me veset e mia qe i kam te lindura te kam vendosur nje vije ndarese ty dhe botes ku i perkasim. Sepse une te kam idealizuar keqazi!
Te kam veshur me te paverteta , me perfeksione te genjeshterta, me tempuj madheshtie, e ti s’munde ti mbaje te gjitha keto mbi shpatulla….dhe u dorezove!
Faji mban emrin tim…
E une sot , me duhet te te zhbej si Penelopa pelhuren qe thurte diten ne pritje te Odiseut te saj.

Ti nuk ishe kurre imi…
Sa keq genjejme veten duke e tjetersuar dike ne ate qe nuk eshte , duke i mveshur gjithe ndjenjat qe brenda vetes kemi, duke i mbartur ne kurriz pesha qe rendojne.
Ishe qendra e botes per mua , sepse te tille te bera une….
E nese mundesh , me fal!
Por sot duhet te fshij pikturen ne telhajon e shpirtit tim , ate qe aq fort e doja , ate qe ende nuk dua ta pranoj se nuk ekziston me, ate te cilen ti qe nga dje e grise pa u ngrysur ne fytyre, por me qeshjen tende me perplase ne fytyre sesa fluturiste ky shpirti im eshte….
Me fal qe te desha kaq shume, me fal edhe per fajet qe si kam bere , mjaft ti dhe ndergjegja jote te flini te qete naten.
Me fal nese kohen te vodha…por mos harro , asgje qe nuk doje ste kerkova!
Ne ate ikje pa kthyer koken pas , kujto se more gjithcka ishte imja. Buzeqeshjen, shkelqimin e syve, deshirat e mia, qetesine time, endrrat e mia….

E tani lerme te humbas ne kujtimet e mia , ato s'mi merr dot…nuk mundesh e te duash!
Me ler te perplasem ne stuhine time , e brenda saj te gjej paqen per te ribere nje te re timen…
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL





Kam marre penelet sot e vizatoj ne qiellin blu te gjithe endrrat e mia , ato me te errtat , ato qe pak kush i di.
Shpesh kam hedhur hapa neper rrugica duke i numeruar ato, nje hap, dy , tre….si per te afruar ate largesine qe po me mbyt cdo dite.
Jo rralle kam qendruar ne kembe edhe pse furtuna me ka shkundur , une serish kam qendruar stoike , edhe pas rrebeshit edhe pas te ftohtit, me buzeqeshjen time kam mundur cdo fenomen natyrore brenda meje. Por perballe teje nuk ia dola….

Prita gjate , nete , muaj e ne asnje moment nuk i mbylla dyert e dritaret e shpirtit sepse e dija qe ne nje moment do me duhej te vizatoja ne qiell endrrat e mia mbushur plot deshira te mbetura pezull nga pritja e gjate. E gjitha kjo sepse jam njeri dhe besoj se endrrat i thyejne largesite!

Ku je?

Ndalu nje moment , nje cast te vetem dhe mendo, kujto , si do kishin qene gjerat nese do ishin bere me zemer? Ke dashur ndonjehere te ndryshosh ,por ne fund ke bindur veten se ti je ai…i pandryshueshem? Sa here ia ke mohuar vetes nje perqafim pas qejfmbetjes edhe pse ai vjen aq i embel ,sesa kur vjen ne nje dite normale?

Deshiroj qe vetem per nje cast , brenda heshtjes tende te degjoje piskamen time e po ne ate cast te shihje brenda saj si je ti pa mua , e une pa ty! Hape zemren , degjoji rrahjet e saja, besoji sepse jeta eshte kaq e shkurter per te mbajtur mbi vete pengun e ndjenjave te tulatura. Mos ju largo vetes dhe me perqafo fort brenda saj ,aq fort sa do mjaftonte per nje mije jete.

Nje dite ndoshta do jemi serish perballe njeri tjetrit , e ndoshta do qeshim me gjithcka beme gabim apo mire , do tregojme se ne heshtje e kemi dashur ,kerkuar e shpresuar per njeri tjetrin …por mungonte guximi per t’a pohuar. E ndoshta do me tregosh se plot here ke menduar e ti si une …po sikur?!
Nese do te dish sa here te risjell ne mendjen time , apo sa here degjoj kenget qe te rikthejne tek une ..dije se ndodh ende cdo dite , me te njejtin intensitet , me te njejten deshire, me te njejten ndjenje….

Une e di se nje dite do ulemi serish perballe njeri tjetrit dhe do qeshim per gjerat qe beme gabim , dhe fajin do ia meshojme kohes , si i vetmi faktor qe ishte kundra nesh ne cdo moment. E me pas me nje perqafim miqesor do mendojme se mjafton per te fshire cdo gje qe menduam se beme gabim….
 
Redaktimi i fundit:

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL


Sonte rend pas saj, ndiqe me frymen qe te merret, rrefeju dhe shpirtin cliro. Le te jene fjale te thena rremujshem sesa pengje ne gojen mbyllur.
Cohu nga aty ku je dhe kerkoje, thuaji se nje dite pa te eshte si te ndjesh erresiren ne irisin e syrit.
Vrapo drejt saj pa ngurim, pa frike a droje dhe ndalo ta puthesh duke e lene pa fryme....
E mos kerko me te fshihesh tek e kaluara, aty ku me pafajesine me te madhe ju fale qindra gabimeve. Shkule, flake tutje ate masken qe tashme e mban te veshur me kohen, nuk te duhet me. Tek vetja mos kerko te mbrosh ate qe si egoist ke ndertuar nder vite, mos u frikeso...
E neqoftese prape ti druhesh...kujto momentin kur ngrite koken e more guximin ta shikosh drejt e ne sy. Ato sy qe shkelqenin e qe te dehen cdo mendim. Ashtu merr guximin ti shprehesh ate c’ka ne zemer mban peng. Mos lejo qe shpirti te te marre meri, vrapo tek ajo sepse...kur fjalet nuk thuhen peshojne, barra e tyre shpinen te krrus....ndaj ti mos ndalo, tento, leviz e gjeje, themelet tundi edhe pse ajo me nuk pret.
E ashtu ne mesin e dites befasoje , lere pa fryme, dehe me fjalet e tua ....se ke kuptuar ende se te dy vuani per pak emocione?
Shtregoja fort duart ,mos ia lesho dhe binde se je per te qendruar....e jo per te shkuar larg!!!

Leshoji tashme krahet e fluturo tek ajo...
 

Vajza

💕Breskvica💞
Staf në FV.AL
... donjëher dallga e jetës të përplas fortë në 4 anët të saj, dhe thjeshtë zgjohesh nga gjumi..i heq syzet e jetës dhe nuk sheh mo bardhe zi ... nëse je e lënduar, e shkatruar,dhe e copëtuar,mos u trishto...sepse në fund të betejës do të jesh i shpërblyeri.Për donjërin jeta tregohet e ashpër ,por pikërishtë këto persona janë të zotët e vetvetes ... Kokën ulur jo ,ama as hunden përpjete jo. Modestia dhe çiltersia janë qelsi i lumturisë.

main-qimg-0cf805f3bc1d1a84ac203ff90a10b56b.png
 

Vajza

💕Breskvica💞
Staf në FV.AL
Nje varr , ku shpresat shuheshin dhe enderrat ndaleshin , ku loti i te gjallit nuk e kthente te vdekurin ... degjoheshin vetem ofshamat e pikellimit ,dhe renkimi i nje shpirt te vrare
..
grafiti9 (2).jpg
 

Vajza

💕Breskvica💞
Staf në FV.AL
Trishtimi I nje femije, ku ne cdo ane kerkonte dashuri .. dashuri atesore.Lindur ne nje nate dimri, pikellim per fisin, dhe vuajtje per mamanen ... nje dore e vogel qe shtrengonte dhe qe nuk i kuptonte traditat, qe per dashurinen duhet te jesh djale ..pafajsia ne syte e asaj te medhenje,shpesh here te mbyshura me hare, ishte thjeshte nje lule qe i mungonte perqafimi ..
IMG_8524 (1).jpg
 

Vajza

💕Breskvica💞
Staf në FV.AL
Nese nje dite do me kesh perballe ,te lutem njeher me shiko ne sy.Aty do te kuptosh friken dhe gezimin time. Me jep kohe te kuptoj veten edhe ty, por te lutem mos me bombardo me pyetje... koha do jete pergjigja per cdo gje. Nese ylberi ka 7 ngjyra atehere une jam ngjyra e 8 . Nese bota ka 7 mrekullira ateher un jam e 8. Dua te jem gjithashtu ngjyra ,mrekullia, dhe lumturia jote.
stock-photo-150595123.jpg
 

Vajza

💕Breskvica💞
Staf në FV.AL
Plaku

Ti më shikon me butësi dhe dëshiron nga larg .
Nuk e di që zemra ime pikërisht të tillë pret.
Shikimi yt endet ... dhe për kë duhet të pendohem!?
... Me vështron dhe kjo më ndez, ah sa më ndez.
Cfare po pret me?
Je njeri i moshuar, po plakesh, jetoje te pakten pjesën tjetër të jetës .

Unë e dua prekjen tuaj zotëri , nuk do të jem e askujt , nuk më intereson që ti je më i vjetër se unë .
Nuk jam nga ato qe puthen lehte , me perqafo vetëm dhe më shtrengo ...
Cfarë ndodh me ty , nuk ishe kështu ...
Nën pallto ke fshehur një zemër te nxehte , shumë gra janë përulur per shkak teje , për një natë me ty dhe rinine e japin ... Pra cfare pret mo ?
Je njeri i moshuar - jeto ... jeto me mua.
 
Last edited by a moderator:

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL



Cfare te te marr? - Dicka qe eshte e prekshme….
Shpirtin - pershperiti dikush
I prekshem eshte edhe ai!

Krahet u keputen, krahet e deshires qe kisha bere gati te fluturoja ..me destinacion shpirtin tend.
Thjesht nje kemishe po marr ,e te mbledh ne te , te gjitha kujtimet kur nga mungesa jote te kem ftohte .
Mora e nje laps , te shkruaj cdo gje qe sot nuk mundem me….
Nje note muzike mora, nje lutje, nje prekje, nje shikim ..dhe dy endrra i mbylla ne gllenjken e tretur nga merzia….dhe i piva me nje fryme!
Mora shikimin e vrenjtur ne ditet e ftohta te ketij nentori , ku era fryn , e ben ftohte …ku qielli me ngjyre te papercaktuar ngjajne me ngjyren e syve te tu.
Te mora mendjen , aq dua nga ti dhe ti e di.
Zemren mbase t’a kam thyer dhe nepermjet xhamash thyer hyra per te gjetur rrugen drejt shpirtit tend! Ti se di sa bukur eshte pamja ketu, qiellin paske cati.
Nuk dua te jem gjysma jote me e mire, jo…dua thjesht te jem ajo qe te kujton ne cdo moment se ti je i plote! Me thuaj si qarkullon gjaku yt nder vena teksa degjon emrin tim? Si duket shpirti yt i zhveshur nder duart e mia? E di qe UNE JAM E JOTJA!
Mos harro se eshte vetem nje sekonde ku bota ndalet per nje kohe te shkurter ..midis shikimit dhe nje puthje , momenti i shkeputjes e per tju rikthyer dhe njehere , me fort me intensivisht , une tek ti…e aty ne ate cast perfundimi kuptojme se pikerisht aty eshte vetem fillimi!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL



Heshtja po me mbyt! Deri kur kjo heshtje e pakuptimte do derdhet mbi ne ,si kafeja ne boshllikun e fjaleve te pakonsumuara?
Une mbaj brenda vetes nje thes plot me fjale por ne pranine tende me lidhen ne gryke dhe gjithe cka del nga fyti eshte vetem pasthirrma e shpirtit, eh!
Mendja, kjo bredharake e pandrequr vjen shpesh e te viziton dhe me zgjon edhe njehere ate qe ishim…kaq e brishte, kaq e friksuar, e dashuroja fort!
E di, qe brenda nesh ekzistojne qeliza qe nuk vdesin kurre e qe nuk zevendesohen kurre. Dhe qelizat e mia perpeliten keqaz teksa behen pjese e jotja serisht.
Cfare ndryshimi ka midis sot dhe dje, asnje! Jam ajo qe isha, cdohere e me e dobet ndaj ndjesive qe ti me percjell. Sot me deshiren me te madhe do te te flisja edhe njehere , dhe do te te kumtoja me te madhe se te kam dashur fort, edhe njehere do te te thoja se te dua ende sepse zemren e kam plot …plot per ty!
E mban mend si u njohem, si erdha e si erdhe tek une? Une po, I kujtoj sikur te ishin dje …cdo gje me ty ishte shperthim lumturie, por qe ti e more me vete kur vendose te ikje.
Te ka marre malli? Me mendon ndonjehere? Mua me ka marre pafund sepse ty nuk mjafton te te duash vetem njehere…..
Do doja shume ti riktheja gjithe c’kishim dhe te zhurmonim dhe njehere mendjet tona , te pranoja se te doja , te pranonim se gabuam , edhe pse stacione te reja na presin…edhe njehere te qendronim ne kohe.
Dikur te thoja – Mos ik! , por kete lutje te dy e thyem!
Rikthehem hera heres ne kujtimet tona, jane te shumta…rikthehem se jam e dobet te pranoj se te dua ende.
Rikthehem sepse vetem ti di te rrotullosh boten time, sepse ti je perqafimi I munguar!
Ti je I teri dashuri dhe njehere sme mjaftoi te te doja!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1739553


Zemrat ndizen kur dritat shuhen

....Dritat e qytetit u ndezen serisht , e serisht ti u fanepse ne muzgun e kesaj nate.
Me kujtohet si ndoqem pas cdo trishtim , heshtje ,dhimbje e me pas u tretem ngadale. Lame pas te gjitha, mirekuptimin, dashamiresine dhe rendem turra vrap te urrehemi , e te helmonin pak e nga pak ditet e vitit.
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per një perqafim …askush!

Dritat e pemes shuaji ngadale, zhvishe nga stolite dhe mesome e mua sesi te zhbej dashurine. Shuaji ditet ne kalendar , e fshi cdo kujtim, digj cdo frymemarrje. Mbyll syte dhe provo te ndjesh ato emocione te embla , te asaj historie krahe-keputur, pa mua prezent.

Shkelem cdo premtim , e ashtu te dobet thame fjalet e fundit, gjithe te keqijat nxorem nga goja ne heshtje dhe me zemer nder dhembe urryem. Urryem njeri- tjetrin , pamundur te urrenim veten per ato c’ka dhame, gjithcka që na bente te forte ne një vertik e harruam. E darkave ne shtreterit tane , nata na gjente, emrat tane duke mermeritur!

Te lodhi dashuria?!

Per ata që nuk te njohin , por rrugetimi I tyre do kryqezohet me tendin, jepi nga vetja edhe dobesine , me mirenjohje perulju dhe ne prani te tyre ngrije një dolli , per kete nate me drita që shpirtin te ndezi…dhe mos harro….Zemrat ndizen kur dritat shuhen
 

Ledia

🔥Shkodrane tamarrsha🔥
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per një perqafim …askush!
👏
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1740943

Ka kohe qe perpiqem te te harroj dhe frika se nuk mundem me tremb e me shume.

Ne mendje me vjen menyra si me shihje drejt e ne sy dhe sesi buzeqeshja ime e pakuptimte mbulonte tere qenien time.
Si mundem valle te harroj rrahjet e zemres , kur perballe meje ishe ti? Po menyren si shikimi yt derpertonte skaj me skaj si te isha transparente..a mundem valle t'a harroj?

Ajo qe me shume rend eshte fakti se ti asnjehere nuk ishe imi dhe prape une nuk munda mos te te doja marrezisht.. po po marrezisht..
Ka kaluar kohe por pavaresisht kesaj ti ende je aty , gjemim ne mendjen time, i ngulitur thelle ne zemren time.

Naten , atehere kur trupi im gjen paqen dhe ndjej sesi qetesia me mbulon ,ti gjen skutat qe vetem ti i di dhe ushton fort ,aq fort sa asgje tjeter pervec zerit tend nuk degjoj....atij zeri te munguar tashme.
Perse valle pluhuri i harreses ste mbulon? Perse zgjodhe te behesh hije e nates,kur mund te ishe drita e mengjesit?

Edhe sa kohe duhet te kaloj e une te jem e lire nga ti? Edhe sa ...di te ma thuash?
A te dhembin e ty kujtimet e se shkuares...e asaj qe ishim une dhe ti?
Apo ti tashme me ke harruar e pluhurin e harreses mbi mua ke hedhur?
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL



Behu cka mundesh!

A mund te behesh nje mengjes i fresket edhe pse dielli ciklin e tij filloi?
Po nje vazo lulesh e arome e tyre te me mbush shpirtin?
A behesh dot nje ore ne dite ku mes te qeshurash ,te me ushqesh me endrra, deshira ?
Po kohe a mund te behesh ku mes rrugesh perhumbur te mundem te rikthehem?
Behu i dashur mburoje kur shiu te bjere e mos lejo te me depertoj nen lekure, rreze drite e mbushme me shprese se e nesermja do me gjej serish me ty prane.
Behu poezi a proze, ku germat renditur fort te me bertasin e te me shkundin te teren.
Behu ai kujtimi ,tatuazh ne zemer e kur harruar te jem ...te me kujtosh.
Behu shpirt muzgu i mbremjeve te mia, perendimi i trishtimit tim

A mundesh valle?
A mundesh te behesh gjithcka qe zgjon ato ndjesi qe harruar kam apo kurre si preka?
Endrrat te mi tjetersosh, e neteve te gjata te ndjej sesi ti me ledhaton embelsisht e pas vetes me shtrengon....

A mundesh?

Une e di se po.....
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL

Ty!

Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene

Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?

A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?

Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?

Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?

Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?
 

Baboon

Go with the wind...

Ty!

Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene

Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?

A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?

Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?

Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?

Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?
Pamvarsisht se votova tjetër, ky ishte nje shkrim që më pëlqeu shumë.
Urime Mon 😉
 

Marla

PPSL

Ty!

Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene

Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?

A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?

Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?

Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?

Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?
Super!

Kete votova.
 
Top