Letraret e rinj!

... donjëher dallga e jetës të përplas fortë në 4 anët të saj, dhe thjeshtë zgjohesh nga gjumi..i heq syzet e jetës dhe nuk sheh mo bardhe zi ... nëse je e lënduar, e shkatruar,dhe e copëtuar,mos u trishto...sepse në fund të betejës do të jesh i shpërblyeri.Për donjërin jeta tregohet e ashpër ,por pikërishtë këto persona janë të zotët e vetvetes ... Kokën ulur jo ,ama as hunden përpjete jo. Modestia dhe çiltersia janë qelsi i lumturisë.

Shiko fotografinë 1734747
 
Trishtimi I nje femije, ku ne cdo ane kerkonte dashuri .. dashuri atesore.Lindur ne nje nate dimri, pikellim per fisin, dhe vuajtje per mamanen ... nje dore e vogel qe shtrengonte dhe qe nuk i kuptonte traditat, qe per dashurinen duhet te jesh djale ..pafajsia ne syte e asaj te medhenje,shpesh here te mbyshura me hare, ishte thjeshte nje lule qe i mungonte perqafimi ..Shiko fotografinë 1734881
 
Nese nje dite do me kesh perballe ,te lutem njeher me shiko ne sy.Aty do te kuptosh friken dhe gezimin time. Me jep kohe te kuptoj veten edhe ty, por te lutem mos me bombardo me pyetje... koha do jete pergjigja per cdo gje. Nese ylberi ka 7 ngjyra atehere une jam ngjyra e 8 . Nese bota ka 7 mrekullira ateher un jam e 8. Dua te jem gjithashtu ngjyra ,mrekullia, dhe lumturia jote.Shiko fotografinë 1734882
 
Plaku

Ti më shikon me butësi dhe dëshiron nga larg .
Nuk e di që zemra ime pikërisht të tillë pret.
Shikimi yt endet ... dhe për kë duhet të pendohem!?
... Me vështron dhe kjo më ndez, ah sa më ndez.
Cfare po pret me?
Je njeri i moshuar, po plakesh, jetoje te pakten pjesën tjetër të jetës .

Unë e dua prekjen tuaj zotëri , nuk do të jem e askujt , nuk më intereson që ti je më i vjetër se unë .
Nuk jam nga ato qe puthen lehte , me perqafo vetëm dhe më shtrengo ...
Cfarë ndodh me ty , nuk ishe kështu ...
Nën pallto ke fshehur një zemër te nxehte , shumë gra janë përulur per shkak teje , për një natë me ty dhe rinine e japin ... Pra cfare pret mo ?
Je njeri i moshuar - jeto ... jeto me mua.
 
Last edited by a moderator:
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per një perqafim …askush!
?
 
love-break-up.jpg
Ty!

Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene

Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?

A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?

Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?

Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?

Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?
Pamvarsisht se votova tjetër, ky ishte nje shkrim që më pëlqeu shumë.
Urime Mon ?
 

Attachments

  • love-break-up.jpg
    love-break-up.jpg
    38.5 KB · Shikime: 0
  • love-break-up.jpg
    love-break-up.jpg
    38.5 KB · Shikime: 0
love-break-up.jpg
Ty!

Sot po te drejtohem ty ….
Ty qe padrejtesisht me mesove te te dua me cdo gabim tendin e ku te miat dot si pertype
Ty qe me dhurove lumturi e timen e more pas si nje cante shpine , per te ikur larg
Ty qe nga frikerat e mia vetmine ma zhduke , e sot te vetmen dhurate ate me ke lene

Te drejtohem ty…a dite te me doje ndonjehere?

A dite te me doje ashtu sic vetem ti di te duash?
Apo edhe une isha nje nder ato qe me pare kishe njohur , e brenda tyre kishe shperthyer mijra fishekzjarre e me pas si krateri i nje vullkani, i braktise?

Me thuaj, mos isha shume per ty? Apo kurre e mjaftueshme?

Ne mes rrefenjash qe koha tregoi per ne , te ka treguar sa shume te doja? Sesi nuk ngurrove per asnje moment te therrmoje ate “boten” e forte brenda meje dhe nxorre ne pah cdo dobesi timen? Po te nesermen qe therret fort ,por jo me emrin tend? Valle ti rrefeu?

Ty …ty te drejtohem
Ty qe perhere mendove se ishe nje kaprico momenti per mua, e se diku diku cdo gje do fashitej , si puhiza ne nje mbremje gushti e pluhurin e rruges vertit neper ajer.
Ty qe shpesh me vishje me petkat e lojtareve te frikshem e prisje me endje levizjen e rradhes si ne nje fushe shahu
Ty qe melodite e mia i ktheve ne zhurma rrebeshesh , e kurre nuk pyete cfare kenge degjoj tani…
Me thuaj a dite ndonjehere te me duash edhe pse sot jam nje kalimtare e huaj , ne rrugetimin tim ?
Super!

Kete votova.
 

Attachments

  • love-break-up.jpg
    love-break-up.jpg
    38.5 KB · Shikime: 0
Per te gjitha heret qe thoje "Mjaft...mjaft" e mjaft nuk ishte kurre...
Per te gjitha heret qe qendrove, kur te gjithe u larguan...
Per te gjitha heret , per te gjitha ato here , ku do kishe dashur te ishe zhdukur, te largoheshe larg gjithkujt e gjithckaje, e te fshije te shkuaren tende....
Hapi syte e shih ....e kupton sa e forte je?!

@Monique ??????????
 
bigstock-young-girl-lefted-behind-with-28903898.jpg

Te ndodh te mendosh e ty ,pas atyre zenkave tona se gjithcka mbaron aty?
Se kjo ishte hera e fundit , se nuk do lejosh me tekat, inatet, heshtjet e mia te pakuptimta te te merzisin?
Sa here ke ndjere se po shkojme per dreq?
Se s'do kete me une, s'do kete me ti, s'do kete me ne?
S'do jemi me pjese e perditshmerise sone...
Sa here ke ndjere frike se po me humbet ?
Une?
Disa here e kam ndjere vertet!
Dhe kam imagjinuar diten te nis pa ty, pa mgjes zemer, pa ato cka ne na bejne bashke, pa ty brenda meje dhe kam ndjere shpirtin te me shkeputet nga vetja.
Degjoj zerin e brendshem te therres fort si per te me zgjuar, si per te me ndergjegjesuar...
Sepse shpirti im s'mund te pranoj se ty s'mund te te perkasi.
Edhe ideja se mund te mos jesh me pjese imja me tmerron...
Mesova te jetoj me ty brenda meje, me ty jashte s'po di te mesoj....
Ke menduar si do ishin ditet e tua pa pranine time?
Une po!
Ti me mbyt mu me keto shkrime.me duket sikur ke telepati te me shikosh brenda shpirtit tim ?????
 

Attachments

  • bigstock-young-girl-lefted-behind-with-28903898.jpg
    bigstock-young-girl-lefted-behind-with-28903898.jpg
    431.6 KB · Shikime: 0
  • bigstock-young-girl-lefted-behind-with-28903898.jpg
    bigstock-young-girl-lefted-behind-with-28903898.jpg
    431.6 KB · Shikime: 0
Çdo plagë shërohet
Sa e keqe është ajo ndjenjë e vetmisë dhe e zbrazëtisë. Kur ndjen ftohtësinë në lëkurën tënde, kur rrotullohesh e shqetësuar në gjumë. Kur ndjen se rrethi është kthyer dhe është radha e ndjenjave të këqija. Ajo ndjenjë e pashpresë kur ndjen se jeta të ka mbërthyer në thundën e saj dhe ju mban me njërën dorë dhe ju ngulfat duke ju berë konfuz në lirinë tuaj. Kjo ju frikëson dhe ju bën të dyshoni për veten tuaj. Të mendosh .. Kaq ishte!. Dhe, akoma më keq është goditja me thikë në gjoks nga njerëz që deri dje bashk me ju qeshnin për të njëjtat gjëra. Më pas dodasin me thikë dhe e fusin në gjoks, jo në shpinë. Në gjoks, duke të parë në sy pa më të voglin turp për atë që bën. Ju rrjedh gjak dhe po mendoni se ku kam gabuar. A jam fajtore, që nuk qesh më? Ç’farë e nxori diellin nga sytë e mij? Përse nuk dëshiron të flasim? Çfarë të rëndon për një çast në shpirt, ato retë gri? Pse nuk je më i gëzuar dhe pozitiv?

Ai nuk e mendonte se do të vepronte kështu. Mendonte se mund të të donte në çdo mënyrë pa asnjë ndryshim. Se do të mund të të kuptojë edhe kur nuk e ke diellin në sy. Por nuk ndodhi kështu! Përfundimisht e nevojshme ishte vetëm një fytyrë e qeshur sado e vrarë të ishte brendësia e shpirtit. Të dukeshe vetëm pozitive. Pa asnjë problem. Problemet janë të tmerrshme per tu mirkuptur dhe zgjedhur në debat me fjalë por i heshtur. Dhe pasiguria gjithashtu ndillte te keqen. Dhe ai mendimi negativ, që i jepte sinjal brendësia e vrarë shpirtërore se jeta po ecë drejt një rrënoje. Dhe ata lotët e tu që fshihen pas syve vetëm mos të dukesh e dorzuar. E gjithë kjo luftë shpirtërore sërish sillte vetëm shqetësim! Dhe befas bëhesh e huaj në rrethinën tënde... sikur askush nuk të ka kuptuar kurrë vetëm sepse jeta të kapi dhe të goditi pak më fort se më parë. Ndoshta vetëm se mendonin se problemet nuk mund të bëheshin më të mëdha. Ndoshta vetëm se besuan se nuk do të të shihnin më të trishtuar. Nuk ka rëndësi as se çfarë mendonin, kur brenda vetes gjeja gërmadhën e shpirtit të vrarë. Në mendjen time u ngulit vetem krahu juaj me të keqen, që jeta të më godiste më fort. Dhe, kjo dhemb më shumë. Kjo ndodhi! Dhe sigurisht që do të doja ringritje të bëja. Do të mbahem pas shpresës me forcën e jetës. Do të qëndroja edhe buzë greminës, edhe nëse jeta vendos të më lëshojë dorën. Pra, le të shkojë! Do hapëroj duke shpresuar që mund t’ja dal vetë ... Duhet të jem në gjendje të hapëroj drejt bardhësisë drejt jetës drejt vetes sime! Do të kalojë dhe këtë ja them vetes. Ndoshta kërkon vetëm kohë. Pak më shumë se më parë. Ndoshta shumë më tepër. Duhet të qëndrosh. Do të keni frikë. Duhet të luftosh. Por do të durosh dhe të presësh ngadhnjimin!

Tani jeni më e pambrojtur dhe mund të bini edhe në pengesën e parë të vogël. Dhe mund të bini më shpesh. Por edhe kjo do të kalojë. Do ndryshoni humor. Do të përjetoni dështime. Do të jeni të pasigurt për veten tuaj. Por do të kalojë. Kur të biesh, bie por mos humb shpresën. Qëndro koklartë. Shikoni të vërtetën në sy. Hiqni thikat nga gjoksi dhe përpiquni të mos mendoni për plagët. Ç’do plagë shërohet. Dhe çdo mbresë zbehet me kalimin e kohës. Ajo që nuk do të ndryshojë do të jetë ndryshimi që pësojmë nga kjo rënje.Nuk do të jeni më kurrë të njëjtit. Disa dhimbje godasin aq fort sa ndryshojnë krejtësisht mënyrën tuaj të të menduarit. Por lëre. Është për të mirën tuaj thuaj cdo herë vetes. Gëzohu që ke mbetur gjallë. Se t’i ende mund të ndjesh se sa shumë dhemb dhimbja. Bëhu e lumtur që nga dhimbja e fortë do të bëheni edhe më e fortë. Dhe se do të mësoni si të ngriheni në këmbë kur befasisht t'ju lëshojnë dorën.

Çdo dhimbje të mëson se si të jetosh. Dhe këto dhimbje më të mëdha të mësojnë gjithashtu se si të mbijetosh….

Nëse dini ta shikoni vdekjen në Sy ...!

Do të dini si t'i shikoni sërish sytë dhe hapërimin ndaj të shtrenjtës Jetë!
*UnAri ..2022
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top