Letër e hapur Drejtuar Ramush Haradinajt nga Adem Grabovci

gerrard73

Anëtar i ri
adem-grabofci-220509-490x320.jpg

Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Me sa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.

Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njëllosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh.

Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes.

Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.

Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999.

Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UاK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?
- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
- banesën dykatëshe në Prishtinë,
- banesën në Prizren,
- banesën në Tiranë,
- banesën në Durrës,
- villat në Durrës, në Brezovicë,
- pronat disamilionëshe në Dukagjin,
- tokat në Miradi,
- kullat disamilionëshe në Glloxhan,
- dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:
- shtëpinë në Pejë
- banesën në Prizren
- truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan
- pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar.

Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush.

Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hir të interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Adem GRABOVCI, zëvendësministër i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degës së PDK-së në Pejë

Prishtinë, më 21 qershor 2009

Gazeta Express
 
Problemi nuk eshte se zoti Haradinaj eshte <vetem pasuruar> ne keto vitet pas luftes, por nuk duhet te harrojme se zoti Haradinaj eshte i akuzuar ne gjykaten e Hages per krime kunder njerzimit. Dhe nuk eshte i akuzuar se ka vrare serb ne kohe lufte por se ka vrare shqiptar ne kohe paqje. Dhe nuk eshte e vertete se zoti Haradinaj ka dale i pafajshem nga kjo gjykate, por vetem eshte pezulluar proçesi ne mungese provash. Ne raportin e prokurores Carla Del Ponte shkruhet se "u eshte bere presion psikologjik dhe fizik deshmitareve qe do te deshmonin kunder zotit Haradinaj", bile shoj une ka pasur edhe nga ata deshmitar qe jane edhe zhdukur apo eleminuar.
Pastaj vrasja e gazetarit te Gazetes "Bota Sot" Bardhyl Ajeti, ka shume hije mbi vrasjen e ketije gazetari, dhe i dyshuari nr1 eshte zoti Haradinaj, qe ne kohen e vrasjes se gazetarit Ajeti ishte as me pak dhe as me shume por kryeminister i Kosoves. Pse asnje gazetar nuk shkon te intervistoje familjen e ketije gazetari, dhe t'i degjojne çfare kane per te thene per vrasjen e te dashurit te tyre?
Pa harruar rastin kur zoti Haradinaj u plagos ne nje konflikt me arme kunder nje familje rivale ne trafiqe, dhe u dergua per t'u sheruar ne nje spital ne Gjermani me nje helikopter amerikan nga vete amerikanet. Amerikanet nuk e bene per te mbrojtur nje kriminel, por e bene per te mbrojtur kryeministrin e Kosoves dhe Kosoven, qe sapo ishin çliruar nga nje rregjim diktatorial, dhe nje ekspozim i kryeministrit te Kosoves ne trafiqe te ndryshme do te kompromentonte rrugen e vete Kosoves.
Kjo eshte edhe arsyeja qe kryeministri aktual i Kosoves Hashim Thaçi eshte zgjedhja e vetme dhe me e mundeshme qe Kosova duhet te beje dhe ka bere. Kur shikojme se kush eshte alternativa per kryeminister, Thaçin duhet t'a mbajme ne shuplake te dores.
 
phaaaaaaaaa ky hajni i milionave ja paska nis me fol a ? ky me Fatmir Limen , u myten to vjedh lek kishem po ndreqi rrug ? e mushi gjepat e tij a ? phaaaaaaaa ajde tani leja ne dur ni ministri kti Adem Grabovcit kur ky per lek e ka tradhtu shokun mat ngusht te tij kryetarin e Deqanit ? vjen ky tash thot kto fjal a ? te gjith e din qe Ramush Haradinaj ka bo nluft ma shum se Hashim Thac , Fatmir Limaj e plot te tjere ? te gjith e din qe kur ke Ramush Haradinaj ne qeveri qe nuk ka nejt shum 3 apo 6t muaj se di , kur filloj me i koqit hajnat e ministrat qe vjedh'shin vet Hashim Thaci met vet e dergun ne Hag sepse ashtu ju konvenojke ka qen Kryeministri i par mas Lufte qe ka shku nshpin e heroit kombtar Ibrahim Rugova kur te gjith tjeret e quanin ne plot fjal banale ? ishte Ramush Haradinaj qe mos te ishte ky edhe me disa shok dhe vllaun e tij tash gjysa e Pejes do ishte sikur Mitrovica Veriore e disa qytete tjera qe ka shki qe i bllokojn rrugt kur te dojn e Ramushi me ata qe i permenda ne pej nje pjes ku ka pas edhe ka shki ma shum i vran disa shki kriminel edhe u largun shumica e shkive , eshte Hashim Thaci qe po ja fal mitrovicen veriore bashk me kta patriotat e mdhaj rrenca si ky Adem Grabovci qe po ja falin serbis veriun e mitrovices , ky smeriton me lon me jetu ne Kosove eh le mo me kon zv.minister , ku hajnia ma e madhe po bohet nqat ministri , edhe jan kta hashim thaci me kta tvet qe kontraband po bon e hajnia nshtet edhe qe ka marrveshje me serbin eh me plot gjona tjera se qasi osht edhe vet .!
 
Plus edhe shtepi publike ka te hapura ne Kosove dhe jashte Kosoves.
 
Ne Shqiperi pas luftes se II boterore te gjithe ata qe kishin luftuar ose thuhej se kishin luftuar, u caktuan ne postet me kryesore te shtetit, pa pyetur per kapacitetin e tyre personal apo per ndershmerine e tyre intelektuale. Pak a shume e njejta gje eshte duke ndodhur edhe ne Kosove. Vetem se nje njeri ka luftuar pretendohet qe ky njeri te te ulet ne postet me kryesore te shtetit. Zoti Haradinaj ka luftuar dhe askush nuk e ve ne dyshim,dhe per kyte i duhet dhene merita kryesore, por jo per kyte duhet te jet i autorizuar t'a perdore Kosoven si pronen e tije. Nje njeri edhe mund te kete luftuar por nuk mund t'i lejohet qe te vrase gazetar apo te beje trafik armesh, aq me teper kur mbulon rolin e kryeministrit. Njerzit si Haradinaj duhet te dalin para gjygjit te popullit, dhe duhet te japin llogari nga u ka ardhur e gjitha ajo pasuri kolosale qe do t'ua kishte zili edhe Sheiku me i madh i Arabise Saudite, por me diferencen se Sheiku mund te kete me mijera puse nafte ndersa Haradinaj nuk ka asgje qe te justifikoje gjithe kyte pasuri.
 
te gjith e din qe Ramush Haradinaj ka bo nluft ma shum se Hashim Thac , Fatmir Limaj e plot te tjere ?

Ky edhe pas luftes ka bo ma shum se kta te permendurit. Bile eshte i vetmi qe hedh ne ere komplekse si "Ben Af" vetem pak dit pasi ata kan refuzuar ti paguajn haraçin ktij qe i duket vetja Al Capone shqiptar.
Pastaj ky eshte i vetmi qe vret njerz te cilet japin dorheqje nga partija e tij ( AAK ). Kshtu ka ndodh me nje te ri nga Peja te cilit per martese si dhurate i ka dhene plumbin ne koke.
Ti qe jeton ne Kosove i ke degju kto apo duhet tvij un nga Presheva qe t'informoj qfar behet aty ku je ti :D
Nuk eshte Ramushi ashtu siq mendon ti. Ai ka me teper armiq se sa miq. Ateher kjo tregon se ai perdore ato meritat e lavdishme te luftes per ti mbulu te kqijat e marrezishme qe ben tani pas luftes.
Ti i tha vetem anet pozitive i kemi degjuar shume here nga shume njerz te ndryshem. Na sjell dhe ato negative, ato te zezat qe besoj se secili qe lexon ktu eshte kurioz ti dije.
 
ma e keqja osht qe ti prei presheve me fol per dikon qe lidhje nuk ki , kejt kto qka i the jon si qeto qe i ka thon ky tipi nalt ky Adem-i send ma shum , ato tbenafit qe po thua ti edhe aj i riu per martes po duka met marr ty per deshmitar masi po i dishe kto at'her , sepse kto sjan te verteta armiq ka gjethkush po sdon me thon tash qe armiqt i ka per kumedit qka ka bo ky , fore t'hashim thacit eh t'atyne qe veq me vjedh jon ;)
 
Mer frym e mos u ngut se un spo e mbroj as ket tipin as at tjetrin.
Po ti ndalu e mendo qfar propaganda je tu bo. Po do me i bind njerzit se Ramushi osht i paster si loti e me i dobishem se uji kllokoti. Mos shit pallavra se mos te gjith, shumica e dijne qe ai thjesht quhet " koka " e gjarperit qe dirigjon trupin dhe bishtin. E kam fjalen per ata mangupat e vegjel qe mbledhin haraç neper Kosove me lloj lloj kercenime, ndersa ai i madhi zakonisht nuk shfaqet ne publik, e qe ne ket rast esht vet ky Ramush burri kom e kry. Vet fakti qe deri sa ska qen ky i pushtetshem, fjala " haraç " ka qen e panjohur ne realitetin kosovar. Kur thash i pushtetshem mendova me force, se per ndryshe emri i ktij nuk do te figuronte ne eliten e politikanve qe ne njohim sot. Kete ke mund me evrejt edhe ti sepse shifet qe ktij i mungon intelekti, zgjuarsia, bile edhe menyra e te shprehurit te ben te vij gjynah per te. Ndersa per patriot qe ka qen gjat luftes, aty ska fjale.
Por ama sa ja vlen te jesh patriot 2 vjet, sherrxhi 10 vjet, apo 20, ndoshta edhe me teper. Ku i dihet sa ka me i shku kshtu ktij qe kam nje pershtypje se ka gjet inspirimin tek jeta dhe ligjet e Familjes Gambino lol
 
Une di shume pak per te dhene mendimin tim per kete personalitet, pasi ato qe di jane produkte mediash.

Megjithate, (me stilin tipik Amerikan qe mund te japesh opinion edhe per ate qe sdi) Ramush Haradinaj dhe gjithe te nderuaruarit e luftes apo pasluftes sulmohen nga njeri tjetri, duke perfshire ketu; Haradinaj, Thacin, Limaj, Rugoven e shume te tjere.

A mos valle kjo eshte dicka tipike qe shqipetaret bejne per karrige apo keto jane te verteta?

Po ndjeke me interes se c'fare thuhet ketu per keto individe, por mendoj se shqipetaret po ngaterrojne shume shpesh individet me ceshtjet duke i lene keto te fundit pezull.
 
Redaktimi i fundit:
I nderuari z. President;
I nderuari z. Kryeminister;
I nderuari z. Adem Grabovci, Zëvendësministër;
I nderuari z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së;

Koheve te fundit opinioni Kosovar ka qene deshmitar i nje coroditje te lidhur ne menyre direkte apo inderekte me anen tuaj. Per te qene me e madhe coroditja ju me sjelljet tuaj cilimilleqe keni keqperdorur deri ne pafundesi ne menyren me te madhe te mundshme te turperimit: Parlamentin e Kosoves, mjetet e informimit vizuele, te degjuara dhe te shkruara dhe cdo pore jetese te ketij populli te shumvuajtur, per te shantazhuar popullin e Kosoves me te berat dhe paberat tuaja, me sukseset dhe jo sukseset tuaja, thjeshte me nje fjale te vetme me turpesine tuaj, se shkelqimi suksesi jane horizonte te paarritshem per ju.

Te nderuar, imagjinata e juaj skajshmerisht turperuese, saq, thyen edhe horizontet me te largeta te puqjes toke-qiell, me shkelqimin e saj turperues u paraqit para opinionit tone per te renduar edhe ashtu qafen e renduar nga varferia ekstreme qe ne ka kapluar. Opinioni yne eshte shume i brengosur se deri ku munde te arrijne majet e turperimit tuaj. Them te drejten opinioni eshte shume i brengosur se mos bota fjalen turp po e zevendeson me fjalen Shqiptar.

Ju te nderuar me idiotizmat dhe turperimin tuaj po harroni se Kosova ka nje shtete, edhe pse bebe, po harroni se Kosova ka nje Kushtetute, edhe pse e brisht, po harroni se Kosova ka Prokurori dhe Gjykata edhe pse te ngulfatura nga politika. Pra ju lutem per te deshmuar se ju jeni njerez serioz, large se ciles cilesi jeni me vitdrite, per te deshmuar se ju jeni njerez shtetndertues, se cilit ju nuk ja dini as aromen sepse me sjelljet tuaja e keni bere te pakendshem, per te deshmuar se ju jeni patriot, virtyt qe per ju eshte nje enderr e paarrire, ju bej ftese qe keto deshmi ti depononi ne Prokuror dhe Gjykata dhe ti jepni lirin gjyqesoit te vendos lirshem mbi to.

Ju lutem, njolla me e madhe qe keni bere keto dite ka qene thirrja qe i keni bere vetes ne emer te gjakut te deshmoreve dhe te reneve per lirine. Ju lutem mos e baltosni ate shendritje te panjollosur, sepse ju jeni vet balta gje qe e keni deshmuar me kohe. UاK-ja eshte shkelqim qe nuk baltoset, ajo nuk ishte e lidhur per emra, ajo ishte IDEAL qe akoma jeton ne venat dhe arteriet e shume te tjereve. Tundimet tuaja se ju jeni njerez te lirise i ka kuptuar populli kahere andaj ju lutem mos thirreni ne emer te lavdishmes,UاK, sepse ju kahere keni lene idelaet e saj.

Pra ju lutem ju nuk keni te dejte morale, nese keni moral gje qe dyshoje shume, nuk keni te drejt qe te thirreni ne emer te asaj, nuk keni te drejt te shfrytezoni institucionet te ndertuara mbi ate, nuk keni te dejte te coroditni popullin me format tuaja shtazore.

Pra ikni, ikni o mbetje te fundit te bajraktarizmave provincial dhe lereni popullin e qet, te merret me problemet qe ja hengren koken.
Ikni o mugetira, o sinonima te se keqes, o turpi i turpit.......ooooooo terma te pazbuluara te shqipes per te pershkruar majet e se keqes......

Ikni ju lutem. Na leni te qete!
 
Mer frym e mos u ngut se un spo e mbroj as ket tipin as at tjetrin.
Po ti ndalu e mendo qfar propaganda je tu bo. Po do me i bind njerzit se Ramushi osht i paster si loti e me i dobishem se uji kllokoti. Mos shit pallavra se mos te gjith, shumica e dijne qe ai thjesht quhet " koka " e gjarperit qe dirigjon trupin dhe bishtin. E kam fjalen per ata mangupat e vegjel qe mbledhin haraç neper Kosove me lloj lloj kercenime, ndersa ai i madhi zakonisht nuk shfaqet ne publik, e qe ne ket rast esht vet ky Ramush burri kom e kry. Vet fakti qe deri sa ska qen ky i pushtetshem, fjala " haraç " ka qen e panjohur ne realitetin kosovar. Kur thash i pushtetshem mendova me force, se per ndryshe emri i ktij nuk do te figuronte ne eliten e politikanve qe ne njohim sot. Kete ke mund me evrejt edhe ti sepse shifet qe ktij i mungon intelekti, zgjuarsia, bile edhe menyra e te shprehurit te ben te vij gjynah per te. Ndersa per patriot qe ka qen gjat luftes, aty ska fjale.
Por ama sa ja vlen te jesh patriot 2 vjet, sherrxhi 10 vjet, apo 20, ndoshta edhe me teper. Ku i dihet sa ka me i shku kshtu ktij qe kam nje pershtypje se ka gjet inspirimin tek jeta dhe ligjet e Familjes Gambino lol

hey un jom ka du me mbrojt ni komandant t'UCK-s qe po dojn me flliq tipi i Adem Grabovcit e Hashim Thacit e qesi shita qe u mush qe po jo nn'qeveri qe po na udh'heqin nuk osht qaq i paster Ramushi , neper Kosov ndegjon shum fjal lloj lloj thojn ASKUSH NUK GUXON ME JA SHIKU TE FEJUAREN VLLAUT TE RAMUSHIT OSE ME JA NGUC SE E VRAN ? p.sh kjo eshte ma fjal palidhje ske ku gjen , ket nuk e ben vetem vllau i ramushit po 90 % te shqiptarve e bojn nje gje te till , Ramush Haradinaj osht personi i vetem se sa ke n'qeveri 3 apo 6 muj i koqiti te gjitha sendet pot vazhdonte ashtu do ishte shum me mir po u qun hajnat e qun n'hag e din ti qe n'hag shum pak deshmitar ka pas shki por me shum shqiptar ? kunder ramushit arsyeja sepse i ka vra Ramushi edhe mir jau ka bo se kejt ata shita jon kon shpiuna t'serbis tani pasi iku n'hag Ramushi nuk e di un ka pas korrupcion n'qeveri t'udh'heqne LDK-AAK amo sa ke Ramushi qato muj ma ndryshe ke , tash un e di qe Ramushi ose vllaznit e tij e kan pak a shum haracin po e din ti kuna i merr lek Ramushi ? Ekrem LLukes aj i jep miliona se osht aj milioner aj osht bossi i Dukagjinit telefonis mobille 064 nuk e di si thiret edhe EuroGold cigare jon eh aj osht Shit njeri qe bashkpunon me biznesmena shki , eh atina shum mir ja bon qe ja merr eh disa bossa tjer biznesmena tmdhaj shqiptar qe mir jau bon se kejt kan bashkpunim me serbin eh Ramush Haradinaj eshte i vetmi qe nshtet nuk vjedh eh ato t'Ben Af qe e ki permend ajo nuk ma merr mendja qe ka lidhje me Ramushin naj send sepse ajo ma shum osht politike sepse un e di qe BEN AF-i bossi osht Bujar Bukoshi eh aty ma shum muj me lidh qe ktu osht naj send politik prei partis tina ish n'at koh kur e formoj parti ne re LDK-s ose PDK-s sdihet ktu por Ramushit sma merr mendja .!
 
Ne keto akuza mendoj se ka shume gjera te verteta.Para disa kohesh lexova qe ne postabllokun e doganes ishte ndaluar vllai i Fatmir Limajt duke nxjerre nga Kosova nje shume te madhe paresh rreth 2 milion Euro per ti depozituar ne bankat e zvicres.Ku u gjenden gjithe keto pare dhe pse destinacioni ishte Zvicra.Para 1 jave pashe tek tv News24 nje ritransmetim te emisionit ''xhungel'' i cili rikujtonte ngjarjen e vrasjes se komandantit te UCK Ilir Konushevski gjate transportimit te armeve nga shqiperia ne Kosove ne vitet98-99'.Per blerjen e ketyre armeve,nga kosova vinin shuma kolosale parash qe ishin kontribut i shqiptareve te kosoves per te shporrur pushtuesin serb.Ne rastin e fundit kjo dergese armesh u pagua dy here.Se ku shkuan paret e heres se pare dhe kush e organizoi vrasjen e komandant ''Mergimit'' Ilir Konushevskit kjo ka mbetur enigme por mendoj qe keto te dyja ngjarje kane lidhje me njera tjetren.Pra humben paret po humbi jeten edhe njeriu qe kish dijeni se kush i mori keto pare.Keto ngjarje e vlejne te sqarohen dhe te dale e verteta sepse jane ne interes te shoqerise demokratike qe pretendojme se po ndertojme por edhe populli te jete i qarte per njerzit qe ndodhen ne krye te partive politike qe drejtojne vendin.
 
Mendoj se eshte e rruges qe te permiresohet mbiemri nga Konushevski ne KONUSHEVCI, jo per tjeter po ne menyren si eshte shkruar nga postuesi eshte mbiemer Maqedonas (sllav). Edhe nje permiresim i vogel, parat ne shumicen e rasteve nuk vinin nga Kosova por milionat vinin nga Diaspora, madje nje pjese e tyre nga FV Bank me seli ne Tirane.
Komandant MERGIMI ishte viktim e nje tradhetie te paskrupullt.
 
Problemi nuk eshte se zoti Haradinaj eshte <vetem pasuruar> ne keto vitet pas luftes, por nuk duhet te harrojme se zoti Haradinaj eshte i akuzuar ne gjykaten e Hages per krime kunder njerzimit. Dhe nuk eshte i akuzuar se ka vrare serb ne kohe lufte por se ka vrare shqiptar ne kohe paqje. Dhe nuk eshte e vertete se zoti Haradinaj ka dale i pafajshem nga kjo gjykate, por vetem eshte pezulluar proçesi ne mungese provash. Ne raportin e prokurores Carla Del Ponte shkruhet se "u eshte bere presion psikologjik dhe fizik deshmitareve qe do te deshmonin kunder zotit Haradinaj", bile shoj une ka pasur edhe nga ata deshmitar qe jane edhe zhdukur apo eleminuar.
Pastaj vrasja e gazetarit te Gazetes "Bota Sot" Bardhyl Ajeti, ka shume hije mbi vrasjen e ketije gazetari, dhe i dyshuari nr1 eshte zoti Haradinaj, qe ne kohen e vrasjes se gazetarit Ajeti ishte as me pak dhe as me shume por kryeminister i Kosoves. Pse asnje gazetar nuk shkon te intervistoje familjen e ketije gazetari, dhe t'i degjojne çfare kane per te thene per vrasjen e te dashurit te tyre?
Pa harruar rastin kur zoti Haradinaj u plagos ne nje konflikt me arme kunder nje familje rivale ne trafiqe, dhe u dergua per t'u sheruar ne nje spital ne Gjermani me nje helikopter amerikan nga vete amerikanet. Amerikanet nuk e bene per te mbrojtur nje kriminel, por e bene per te mbrojtur kryeministrin e Kosoves dhe Kosoven, qe sapo ishin çliruar nga nje rregjim diktatorial, dhe nje ekspozim i kryeministrit te Kosoves ne trafiqe te ndryshme do te kompromentonte rrugen e vete Kosoves.
Kjo eshte edhe arsyeja qe kryeministri aktual i Kosoves Hashim Thaçi eshte zgjedhja e vetme dhe me e mundeshme qe Kosova duhet te beje dhe ka bere. Kur shikojme se kush eshte alternativa per kryeminister, Thaçin duhet t'a mbajme ne shuplake te dores.

-----------------------------------------------------------------
te quash kriminel Ramush Haradinajn !
kete vetem nje serb nacionalist mude ta thote kete,

nuk eshte hera e pare qe ti Gerrard ke shfaqur simpati per Serbet!

Ramush Haradinaj ore zoteri katundar, i jan vrare dy vellezer ne lufte dhe nje ne paqe,per te cuar ne fund amanetin e te pareve.

kam nje shok nga hasi i kukesit ku ka qene ne shtabin e Ramushit,
dhe thoshte kur ju vra vellai Ramushit (Luani) ushtaret e mbeshtollen me batanije kufomen per ta varrosur,
ramushi tha,,
hiqa batanijen dhe jepja nje ushtari, dhe varroseni pa batanije.

keto gjera vetem ne legjenda ndodhin,, ne ato legjendat e burrave te medhej.

virtytet qe ka Ramush Haradinaj vetem Isa Boletini i ka pasur ndoshta ne gjith ne historine e shqiptareve.

je totalisht tradhtar dhe bashkpunues i kryqit dhe serbeve.
 
Mendoj se eshte e rruges qe te permiresohet mbiemri nga Konushevski ne KONUSHEVCI, jo per tjeter po ne menyren si eshte shkruar nga postuesi eshte mbiemer Maqedonas (sllav). Edhe nje permiresim i vogel, parat ne shumicen e rasteve nuk vinin nga Kosova por milionat vinin nga Diaspora, madje nje pjese e tyre nga FV Bank me seli ne Tirane.
Komandant MERGIMI ishte viktim e nje tradhetie te paskrupullt.
Korigjimin tek mbiemri le ta beje moderatori se ky forum eshte nder te paktet qe nje korigjim te vogel nuk ke mundesi t'a besh.Une keshtu e pata fiksuar mbiemrin.Ndersa tek kontributet me pare besoj se nuk ka nevoje per korigjim sepse fondet ishin pjese e shqiptareve te Kosoves si e qeverise se Bukoshit por edhe kontribut i shqiptareve emigrante kosovare por edhe te shqiptareve nga USA ,Australia etj.Kjo lufte nuk u fiancua vetem me pare.Shume djem nga shqiperia luftuan ne radhet e UCK.Njeri prej tyre dha edhe jeten per clirimin e Kosoves;ishte ushtar Kavaja.
 
Ramush Hajradinaj para së gjithash,,,ësht Shqiptar,,,Komandat Legjendar i luftës në Kosov,,,Patriot.

ka lujatur dhe në shum funksjone politike dhe vazhdon të luaj,,,,ai ësht një star i politikës Kosovare,,,dhe smund të pretendohet të mos ket shtëpi apo biznese të tijat,,,qoft në Kosov,, qoft edhe jasht saj,,,por tek e fundit,,,,pse ti ket dikush tjetër dhe jo Ramushi????

përderi sa 99% e politikanve,,,,postin e kërkojn për veten e tyre në rradh te par!!!!!!

Ramushi Këto i ka si dhurat nga toka që ai me shoket e ti,,e ka mbrojtur me gjak!!!! dhe si do që të veprojn dhe të shpifin njerizt,,ato të Ramushit do të jen përgjithmon të Ramushit!!!
 
-----------------------------------------------------------------
te quash kriminel Ramush Haradinajn !
kete vetem nje serb nacionalist mude ta thote kete,

nuk eshte hera e pare qe ti Gerrard ke shfaqur simpati per Serbet!

Ramush Haradinaj ore zoteri katundar, i jan vrare dy vellezer ne lufte dhe nje ne paqe,per te cuar ne fund amanetin e te pareve.

kam nje shok nga hasi i kukesit ku ka qene ne shtabin e Ramushit,
dhe thoshte kur ju vra vellai Ramushit (Luani) ushtaret e mbeshtollen me batanije kufomen per ta varrosur,
ramushi tha,,
hiqa batanijen dhe jepja nje ushtari, dhe varroseni pa batanije.

keto gjera vetem ne legjenda ndodhin,, ne ato legjendat e burrave te medhej.

virtytet qe ka Ramush Haradinaj vetem Isa Boletini i ka pasur ndoshta ne gjith ne historine e shqiptareve.

je totalisht tradhtar dhe bashkpunues i kryqit dhe serbeve.

Te kesh luftuar nuk te autorizon te besh çfare te duash ne vendin tend. Zoti Haradinaj eshte i akuzuar ne Hage per krime kunder humanitetit, dhe jo se ka rare serb por se ka vrare shqiptar. Nese ne duhet te ecim me parametrat qe, te gjithe ata qe kane luftuar te hypin ne qeveri atehere duhet te marrim parasyshe se kyte te drejte e kane te pakten 200 mije kosovar dhe disa mijera ushtare te NATO-s prefshire pilotet qe niseshin nga bazat e NATO-s ne Itali per te bombarduar Serbine.
Une nuk e di si humbi kohen kot me nje njeri si ju Burreli, qe jeni shembulli i injorances ne kyte forum.
Nese duhem akuzuar per simpati per serbet sepse quaj kriminel nje njeri qe eshte akuzuar per vrasjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, qe ky i fundit ishte duke hetuar disa trafiqe te zotit Haradinaj, atehere ndoshta eshte e vertete.
 
eshte akuzuar!

cfare jan keto budallalleqe?

e din ti se kush eshte Ramush Haradinaj apo vetem i ke degjuar zerin ashtu sic ja kane degjuar serbet?

kij mendjen se je futur ne mullirin serb.
 
Nese ne duhet te ecim me parametrat qe, te gjithe ata qe kane luftuar te hypin ne qeveri

un nuk e mendova kshtu ate qe desha te them siper,,,,ne qevri hypen njeriu me an te votes se lir,,,pasuria ndertohet ne lloje te ndryshme,,,ne baz te asaj qe ti investon per te,,,,, dhe kur Ramushi behet shkak qe ne buxhetin e kosovarve dhe shqiptarve,,,,te vin 1000 euro,,dhe ne xhepin e ti te futen 5% ,,,,

ata qe kishin planifikuar per te vjedh te gjith shumen,,,dalin me parullen se Ramushi po vjedh paret e popullit!!!!
 
Askush nuk duhet lejuar te jet mbi ligjin qoft ai Ramushi, Hashimi apo Ibrahimi. Pastaj ne baze te cilit ligj luftetarit i lihet dora e lire e hajnise, apo se luftetaret kishin dikur te drejta ne plaqke. Askush nuk thote se Kryeministri, Ministri apo Kryetari i Partise te ecen me gomar ne qytet por qe te ndertojne kulla milioneshe kjo eshte e tepert, pastaj keta te shkretit duhet i qik te kthejne koken mbrapa e ti shohin shoket e tyre ushtar se ne cfare mjerimi jetojne, ose ose se paku familjet e deshmoreve. Thene te drejten keta shoket i kishin harruar dhe ishin futur matrapazlleqeve me buznesmenet e pist madje me ca biznesmenet qe ne kohen e serbit benin kerdine. Thene me shkurt e shqip keta cunat i kan perzier duart me krimin dhe tani paska ardhur koha qe te qerojne hesapet. Epo me mire vone se kurre!

PS. I nderuari z. sabah,
Mbi menyrat e kontributit te popullit ne luften e fundit kam shkruar disa here ketu nese keni rastise te lexoni ndonjerin nga shkrimet e mia. Une nuk te permiresova me qellim qe te demtoj por vetem qe te mos shkonte me tutjue gabimi.
Gjithashtu kam shkruar edhe per rolin e Shqiperise, perfshi ketu Ushtrin Shqiptare qe ka dhene nje kontribut te jashtzakonshem ne kete lufte, por edhe te shume cuna shqiptar qe vullnetarisht ju bashkuan luftes. Kam shkruar ne disa raste edhe per te madhin INDRIT CARA qe kishte lene Londren dhe ishte kthyer ne Kosove dhe ne diten e 31 marsit 1999 ra ne altarin e lirise nga predhat e minahedhesit te armikut ne majen e Gallushes, ne istikamet e UاK-së tek pika 00, ne kodrinen mes fshatrave Sllapuzhan, Semetisht, Nishor e Bllace te Suharekes. Kaq per momentin.

Ju lutem vazhdoni temen pa e vendosur aske mbi ligjin.
 
Nga menyra se si trajtohen temat ne kyte forum dhe jo vetem, te jep te kuptosh provincializmin qe shqiptaret kane kur shprehen mbi boten qe i rrethon. Mendoj se duhet te rritemi si shtet dhe si komb dhe duhet te mesojme te shikojme pak me tutje se brenda kopese qe na rrethon. Duhet te gjithe te kujtojme dhe t'u japim nderin qe meritojne te gjithe atyre qe kane luftuar dhe atyre qe kane rene per vendin e tyre. Por te gjitheve dhe jo vetem disave. Sa kosavar qe kane luftuar per vendin e tyre sot jetojne ne kushte te mjerueshme dhe bile shume nga ata kane mbetur edhe invalid. Dhe ajo qe eshte me e keqja kane mbetur invalid lufte por qe nuk trajtohen si te tille. Sa te tjere qe u jane vrare te dashurit e tyre, dikujt djali dikujt burri apo dikujt prinderit, dhe keta njerz nuk kane marre asnje shperblim nga vendi i tyre, dhe pothuajse kane mbetur te harruar ne kujtesen e kombit.
Ne shqiptaret duhet te mesojme qe, kur te flasim per problemet e vendeve tona kur te diskutojme mbi politiken dhe politikanet mbi fene dhe drejtuesit e saje, te diskutojme pa tifozllek dhe te mundohemi te jemi neutral sepse fatet e nje vendi jane me te rendesishme se tifozlleku per nje klub futbolli.
Te gjitha ato pasuri qe jane shenuar ne elenkon e qe ministri Grabovci ka paraqitur me lart jane te verteta, dhe te gjithe kosovaret jane te vetedishem sepse keto pasuri jane bere publike nga shume kohe. Te gjithe e dine se zoti Haradinaj ne vendlindjen e tije ka ndertuar nje keshtjelle qe do te ja kishte ziline edhe princi i Monte Carlos.
Eshte shume e veshtire te zhvillohemi nese vazhdojme t'i trajtojme drejtuesit tone ne kyte menyre, duhet te mendojme me ane te kokes dhe jo me ane te barkut. Kur sjella kyte artikull, komentet e para qe degjova ishin se edhe ministri Grabovci eshte i korruptuar. Po mire, nese eshte edhe ministri i korruptuar atehere zoti Haradinaj ka lirine e plote te beje çfare te doje me pasurine e kosovarve.? Jo, nuk mund te jete keshtu, sikur te vertetoheshin akuzat qe jane te bera nme lart per zotin Haradinaj, ne Shtetet e Bashkuara do te perfundonte ne burg, edhe sikur te ishte presidenti i SHBA-ve.
Dhe per te perfunduar du te them se ministri Grabovci me akuzat qe ka bere eshte i detyruar qe keto akuza t'i dergoje ne prokurori, edhe se nuk do te ndodhte asgje, por te pakten eshte i detyruar t'a beje nje gje te tille.
 
-----------------------------------------------------------------
eshte akuzuar!

cfare jan keto budallalleqe?

e din ti se kush eshte Ramush Haradinaj apo vetem i ke degjuar zerin ashtu sic ja kane degjuar serbet?

kij mendjen se je futur ne mullirin serb.

A munde ta dij padijunia jone se kush na qenka Ramush Haradinaj, zotrote?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top