Leter Babagjyshit te Vitit te Ri...

I dashur babagjysh, unë sot jam shumë e rritur për të të kërkuar dëshirë, por ndihem shumë vogëlushe për tu përballur me dhuratat që ofron.
A mundesh të më paketosh paksa dashuri? Po po, dashuri, dashuri nga ato të vërtetat,të pastra,të sinqerta..
I mungon edhe botës,jo vetëm mua..
A mundesh të më dhurosh durim, të më pakësosh dhimbjen që më ka kapluar, të vish e të më marrësh në greminën që më hodhën,se kështu bënë, më çuan në djall por kanë harruar të vijnë të më marrin...
O babagjysh ? Të lutem lëri fëmijët e tjerë, ktheji sytë nga ky "fëmija" që po të përgjërohet, jepmë guxim se dashuria eshte për guximtare,e i dalin për zot ndjenjës së tyre, më jep shpresë, se drita ime është fikur..
Babaaaaagjysh?? A më lexon,a më dëgjon? A nuk duket qartazi dhimbja ime a si? Duhet të të përgjërohem?
E bëj, nuk e kam problem, jam mësuar të ma përplasin derën në fytyrë, të më refuzojnë,të më injorojnë,t' i vënë shkelmin dashurisë sime,të më shkelin me këmbë krenarinë,të më thyejnë zemrën,të më përvëlojnë nga malli,të më grisin shpirtin,të më veshin sytë me lot,të më varrosin shpirtërisht, yhy e sa e sa...
Unë desha pakëz dashuri, vetëm kaq,mundesh ti babagjysh?
Do pres ,do pres të zbatosh e zbarkosh dhurat e tua brenda oxhakut të shpirtit tim..
Më bëj të lumtur, të lutem...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top