Legjenda e Shpelles se Kaurit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mbi të tatëpjetën “thikë” që zbret në brigjet e Liqenit të Komanit në Pukë, ndodhet një prej shpellave më të vecanta në Shqipëri, për sa i përket historisë së saj. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit nga hordhitë e para otomane e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të. Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurit. Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të. Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetëm 7 vjet më parë. Më në fund banorët e trevës thyhen “heshtjen” e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e “Kaurit” ka befasuar dhjetëra turistë të huaj, kryesisht amerikanë. Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre (në myslimanë) nga pushtuesit turq.

SHPELLA E KAURIT

thumbnail.php

Dikur e panjohur, Shpella e Kaurit, një objekt ky me vlera të rralla, kohët e fundit ka ngjallur interesimin e shumë studiuesve. Mjeshtri i Sportit, alpinisti Përparim Laçi nga qyteti i Pukës, tregohet i zellshëm për të shoqëruar vullnetarisht shumë prej turistëve të huaj që mbërrijnë në viset e kësaj zone, për në shpellën që daton para lindjes së Krishtit. Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurit, duhet të udhëtosh fillimisht me makinë e më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit. Trajneri i ekipit alpinistik të Pukës (alpinist në ekipin kombëtar), Përparim Laçi, i cili ka prekur majën më të lartë të Himalajës, Everestin, thotë se Shpella e Kaurit daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga okupatori turk. Hordhitë turke detyronin shqiptarët që të ndryshonin fe. Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishterimit, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës). Alpinisti Laçi është shumë i apasionuar pas zbulimeve të tilla. Ai tregon se gjatë kësaj vere, ka shoqëruar me dhjetëra turistë që kanë vizituar Pukën.

•infoalbania•
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Legjenda e Shpelles se Kaurit

Dicka e ngjashme eshte edhe historia e Zojes se Shkodres.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top