Le ta quajmë “Shën Bledi”

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Le ta quajmë “Shën Bledi”

Nuk i pëlqen t’i vërë të tjerët me shpatulla pas muri, por do që ata të ndihen mirë. Prandaj dhe ne nuk mund të silleshim ndryshe me të. Plus që Strakosha është aq i sjellshëm dhe i qetë, edhe kur rrëfen se jo çdo gjë ka ecur vaj për të dhe se nuk ka qenë kurrë i përkëdheluri i regjisorëve. I ka bërë të gjitha vetë. Ashtu siç u përgjigjet po vetë pyetjeve të emisionit të tij. Në studion e re të “Blue”, rrëfimi nis me të

Arta اano

Disa zgjedhin të vënë me shpatulla pas murit të intervistuarin, për të treguar kështu para shikuesit fuqinë e tyre. Dhe thuajse nga të gjithë kjo quhet mënyra më e mirë e të bërit të gazetarisë, por ka ca që nuk e mendojë kështu, si për shembull Bledi Strakosha. Për të, mënyra më e mirë për të trajtuar tjetrin, çfarëdo qoftë ky – polit

ikan, artist, shkencëtar – është dashamirësia, është ajo mënyrë që ai do donte që të tjerët të silleshin me të: pa e paragjykuar. Kështu që dhe ne, i kemi lënë planet në bllok, për të folur me Bledin me atë lloj mënyre që ai imponon: dashamirësi. Kemi mësuar për rikthimin në Klan me “Blue”, për arsyet e shkëputjes, për kohën jashtë ekranit dhe e kemi vendosur në karrigen e një të ftuari të emisionit të tij për t’iu përgjigjur vetë pyetjeve që u bën atyre. Meqë kjo është dhe motoja e tij: të vësh veten në vendin e të tjerëve. Kështu nuk bëhesh dot gazetari më i mirë, por me siguri bëhesh njeri më i mirë.



Ke zgjedhur gushtin për të nisur programin. Ke dashur të shfrytëzosh boshllëkun e lënë nga emisionet, të cilat mbyllin sezonet e tyre në verë?



Jo, në fakt nuk ka qenë aspak ky synimi. Dhe në dy edicionet e mëparshme, ky program është nisur në sezon veror. ثshtë zgjedhur gushti, sepse një emision i orëve të vona dihet që do ndiqet më shumë në verë, kur njerëzit kthehen më vonë në shtëpi e flenë më vonë. Pikërisht në këtë stinë ka pasur audiencën e tij maksimale.



Mendon se në atë orë njerëzit do zgjidhnin të ndiqnin intervistën e një të ftuari në studio dhe jo, për shembull, një film?



Ah, nuk e di çfarë mund të zgjidhnin. Gjithsesi, unë vetë i kam me shumë qejf prodhimet shqiptare dhe do ta ndiqja me kënaqësi një program të mirë shqiptar, ashtu siç shpresoj që “Blue” do jetë dhe këtë sezon. Plus që “Blue” ka publikun e vet, një publik kryesisht elitar, me persona nga fushat të cilave u përkasin dhe njerëzit e ftuar.



Nuk do preferoje në vend të tij një publik masiv?

Unë mendoj se emisionet popullore nuk janë të natyrës sime. Më kujtohet që, gjatë prezantimit të programit “Telebingo Kombëtare”, popullariteti ishte i madh, njerëzit më ndalnin edhe për t’u dorëzuar ndonjë kontrabiletë, por ja që unë nuk ndihem shumë mirë me të tilla programe.



Ndërsa “Blue” në kohën kur e kishim harruar, e rikthen. Përse zgjedh të rikthehesh po me këtë emision?

Në fakt e kam për zemër. ثshtë një emision që e kam ideuar dhe e realizoj vetë, jo thjesht e prezantoj. Plus që ka rezultuar i ndjekur.



...që ngjan shumë me një program të Gigi Marzullo-s: “Sottovoce” ...

Po, nga ai jam frymëzuar.



Po pse e ke titulluar “Blue”?

Së pari, e kam lënë titullin e shkruar në anglisht, për ta shkëputur nga gjithë shoqërizimet që mund të lindnin për publikun shqiptar nga fjala e shkruar në shqip: uniformat blu, selia blu etj., etj. Pastaj “Blue” sepse kjo është ngjyra e thellësisë, ngjyra e kthjelltësisë, e qiellit natën, ku reflektohen dritat e qytetit, ngjyra që shpreh një gjendje dëshpërimi në anglisht, një gjendje trishtimi. Një gjendje ku njerëzit duan të rrëfejnë për veten, ashtu si bëjnë dhe të ftuarit në emisionin tim.



Pse mendon se njerëzit e njohur pranojnë të rrëfehen në emisionin tënd?



Ndoshta për hir të dashamirësisë që unë tregoj ndaj tyre. Unë jam një dëgjues i mirë. Ka disa njerëz që mendojnë se suksesi i gazetarit qëndron në gozhdimin e personazhit që ka përballë me pyetje shumë ngacmuese, ndërsa unë nuk e mendoj kështu.



Por nuk mendon se njerëzit duan të dëgjojnë pikërisht të tilla biseda ngacmuese?

Ndoshta, por unë vendos të respektoj personazhin. Nëse dikush ka pranuar të rrëfehet përballë kamerës, kjo është diçka që duhet vlerësuar dhe jo shndërruar në një rast për ta vënë atë në vështirësi. Ta pyesësh rreth çështjeve delikate, plotësisht personale, do të thotë që ti po e paragjykon atë.



Ti vendos të ruash marrëdhënie të mira me ta për të pasur mundësi t’i rikthesh përsëri në emision kur të të duhen apo është diçka e brendshme që të shtyn?

Jo, kur unë e ftoj një personazh, nuk mendoj për një herë tjetër. Me shumë mundësi një herë tjetër nuk do ketë. Më tepër është një kërkesë e brendshme. Mendoj të mos u bëj atyre atë që nuk do doja të më bënin mua. Të ndihesha i sulmuar apo i paragjykuar. Pastaj unë i shoh të ftuarit e mi si njerëz kompleksë, ashtu si mendoj se të gjithë ne jemi. Nuk mund të sulmoj apo thumboj atë për një detaj, që do godiste pastaj tërë figurën e tij.



اfarë rrugëtimi ndjek nga gjetja e personazhit te intervista me të në studio?

Merrem një javë me përgatitjen e puntatës së radhës. Telefonoj dhe takoj personazhin që të hënën. Zhvilloj një bisedë me të, ku mbaj shënime, pastaj kërkoj material rreth tij, kontaktoj njerëz që e njohin për të mësuar atë që më duhet për intervistën. Dhe kështu derisa fillon një javë e re...



Të ka munguar ky ritëm pune gjatë shkëputjes?

Në fakt, vite më parë, në fillimet e sezoneve, kur nuk kisha një projekt që do më angazhonte, ndihesha keq, ndërsa vitet që kaluan jo. Ndoshta isha lodhur dhe kisha nevojë për këtë shkëputje.



Cila ishte arsyeja e largimit nga Klan-i? اfarë ndodhi që u riktheve sërish?

Arsye kontradiktash. Kur arrin një status profesional dhe personal nuk mund të pranosh të kthehesh më pas, sepse duket se hedh poshtë çfarë ke arritur. Marrëdhënia ime me Sandër Frangaj në Klan ka pasur luhatjet e saj të përhershme në fakt. Por mund të them se në mes kontradiktash jam gjendur shpesh. Unë jam një njeri që nuk bëj kompromise për punën. Një ide, para se ta propozoj, e kam bluar vetë dhe jam i sigurt që e kam mirë. Dhe në rast se të tjerët ma hedhin poshtë, atëherë unë nuk mund të pranoj.



Në fakt nuk kanë qenë tre vite shkëputjeje totale. Gjatë kësaj periudhe ke bashkëprezantuar “Vila e sekreteve” në Top Channel – një televizion prestigjioz – por projekti nuk u rikthye. Pse?



Në rast se ky do ishte një emision që nuk do pëlqehej, nuk do transmetohej. Te “Top Channel” m’u bë e qartë se do regjistronim në fillim vetëm një seri dhe transmetimi do niste vetëm nëse ajo do gjykohej se ia vlente. Kështu që provën ai emision e kaloi. Po ishte programuar që në fillim se do zgjaste vetëm një sezon dhe ai sezon u realizua.



Pjesa tjetër e kohës, gjatë kësaj shkëputjeje, me se është mbushur?

Kam bashkëprezantuar me Jonida Maliqin “Festivalin Kombëtar të Fëmijëve”, kam qenë një nga prezantuesit e اmimeve Kult 2007, kam prezantuar edhe “Ambasadorja e Bukurisë Shqiptare”, “Javën e Modës në Tiranë” e disa programe të tjera. Pastaj kam udhëtuar, por asgjë interesante për t’u theksuar. Mund të them se kam kaluar kohë të mirë me veten. Mua më pëlqen të rri vetëm, por jo vetmia ama. Dua të di që kur të dal, do takoj miq.



Ti në fakt kalon shumë kohë me qentë e tu....

Po, është e vërtetë. Jam lidhur edhe më shumë me ta, ndoshta prej faktit sepse është shumë e vështirë sot t’u besosh njerëzve. Nuk i besoj më askujt, përveçse anëtarëve të familjes, 100 për qind. Ndërkohë, qentë më duken krijesa të pafajshme.



Ke një marrëdhënie të veçantë edhe me mbesën tënde. Apo jo?

Motra ime ka dy vajza, të cilat i dua shumë. Kam një marrëdhënie më të ngushtë me të madhen, Sonjën, që është 11 vjeç, ndoshta sepse ka lindur e para dhe ndoshta edhe sepse më duket se më ngjan më shumë mua: pëlqen artin, ka qejf pianon, është e ndjeshme. Megjithatë, më qëllon që mungoj, kështu më ka ndodhur me të dy ditëlindjet e tyre, që i kishin në korrik. Por u kam premtuar se do dalim një herë për të festuar, vetëm mbesat me dajën.



Meqë jemi te ditëlindjet, në dhjetor mbush 30 vjeç. اfarë raporti ke me moshën tënde?

Shumë të mirë. Ndoshta është edhe gjenetike. Di që dhe prindërit e mi, veçanërisht babai – meqë jemi te linja mashkullore – kanë pasur dhe kanë një marrëdhënie të mirë me moshën e tyre. Dhe unë mund të them se ndihem mirë.



Tani që do mbushësh tridhjetë vjeç, thuajse 14 vjet më vonë pasi ke futur këmbët në botën e televizionit, mendon se ke arritur atë që ke dashur?


Them se po. Dhe pse shpesh më mundon një pyetje: pse unë nuk kam qenë kurrë nga këta prezantuesit e përkëdhelur, që një regjisor i ka përzgjedhur dhe i ka lançuar, duke u dhënë në duar skenarë të gatshëm dhe kanë prezantuar pa vrarë mendjen për gjë tjetër? Përveç “Telebingos” apo këtyre eventeve që jam ftuar për të prezantuar, unë i kam bërë vetë programet e mia. Ndoshta u jam dukur i papërshtatshëm, ndoshta kanë menduar se nuk do t’ia dilja. Nuk e di. Në fakt nuk është pengu im. Thjesht pyes veten.



Gjithsesi ti ndihesh mirë në programet e tua, apo jo?

Absolutisht shumë më mirë.


Një edicion i jashtëzakonshëm i “Blue”: Bledi përgjigjet


Bledi Strakosha është vënë në vendin e të ftuarve të tij në emisionin “Blue” dhe i është përgjigjur një pjese të pyetësorit të Proust-it, pyetje standarde, të cilat ua bën të intervistuarve.


RevistaJeta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top