Lazio, fitore me vuajtje ndaj Cagliarit

cent

...Lontano
Vit i ri por fitore e vuajtur për Lazion që e nis me këmbën e mbarë 2013-ën. Skuadra e Petkovic derdhi shumë djersë në “Olimpico” duke rrezikuar ta kthente në tragjedi takimin ndaj Cagliarit që parashikohej i lehtë në letër.

nnacf7.jpg

2-1 shënoi tabela në fund të takimit ku ishullorët treguan një nivel të lartë loje edhe pse dolën me duar në xhepa nga kryeqyteti. Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë ku të dyja skuadrat studiuan njëra-tjetrën për të ndërtuar strategjitë e 90 minutëshit.

Hernanes goditi tranversën nga rreth 30 metra, ndërsa sinjalin më të rrezikshëm e dha skuadra sarde në minutën e 18-të me Nainggolan, topi i të cilit u ndal në afërsi të vijës fatale nga Andre Dias.

Kaq mjaftoi që Lazio të zgjohej nga gjumi i festave. Klose ishte protagonist në minutën e 21-të por goditja e tij e dobët u bllokua nga Agazzi, ndërsa 10 minuta më vonë Lulic goditi një diagonal e cila u kuptua nga portieri kundërshtar. Punë centimetrash e ndanë gëzimin e kryeqytetasve në minutën e 38-të kur Klose shmangu Agazzin duke e nxjerrë topin jashtë shtyllës së djathtë diagonale të gardianit sard. Pjesa e dytë nisi me marshin e pestë për djemtë e Petkovic që goditën një tjetër shtyllë në minutën e 50-të pas një devijimi që i bëri goditjes së këndit lojtari i Cagliari, Del Fabro.

Klose shfaqet sërish protagonist në minutën e 58-të me një goditje të zgjuar me kokë, por topi i gjermanit përfundon larg portës së Agazzit, por “Olimpico” ngriu në minutën e 16-të nga një gol i Marco Saut që la në vend Andre Diaz e Biavan, duke shënjestruar një goditje me të djathtën në krahun e majtë të Marchettit. Cagliari u zhbllokua edhe në lojë sepse Ibarbo dhe Sau i dhanë më shumë shpejtësi fazës së kundërsulmeve, duke i dhënë një alibi trajnerit Petkovic për të zëvendësuar Andre Diaz me francezin Ciani.

Por armata bardhekaltër nuk u dorëzua sepse Konko mendoi për të vendosur në baraspeshë ndeshjen pas një topi të ardhur nga goditja e këndit 10 minuta përpara fundit dhe pak moment me vonë, Miroslav Klose u rrëzua në zonë nga portieri Agazzi duke fituar një 11-metërsh të dyshimtë që shkaktoi edhe zemërimin e lojtarëve të Cagliarit që ngeli me 9 lojtarë pas daljes me të kuq të portierit dhe Cossu-t për protesta. Me këtë fitore, Lazio konsolidon pozitat në vendin e dytë të klasifikimit me 39 pikë, ndërsa Cagliari e mbyll fazën e parë me 16 pikë duke rrezikuar rënien nga kategoria.
a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top