Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në shtetet me parregullsi të shumta gëlojnë ligjet. Aty ku ujku kërkon më shumë mjegull, aty ku juristët shquhen si të mirë vetëm si rrjedhojë e pranisë së dendur të kriminelëve të ndryshëm dhe aty ku vendi i njerëzve të drejtë gjendet në vertikalen më të ulët, aty edhe tringëllon anarkia e përthekuar me ligje të shumta. Përskaj këtij botëkuptimi të vërtetë, duhet edhe të pranohet se ligji është një sistem rregullash, parimesh e normash që njeriu përmes mosthyerjes së tyre, dëshmon respektimin e ligjit.

734921_590745384272837_458671400_n.jpg

Ligji duhet respektuar, në mos të duhet me afsh, të paktën të mos shkilet. Ligji mund ta merrë edhe hijen e hijenave, atëherë kur të dehurit propozojnë ndonjë plotësim apo ndryshim të ligjit në vendet ku drejtësi presin të padrejtit dhe ata që janë të zhveshur prej çdo frike të Ligjvënësit absolut. Pikërisht edhe në këtë rast fillon t’i shfaqë bulëzat e para rravgimi i ligjit, ngase bie ndesh me natyrën e pastër të krijesës njerëzore.
Thuhet se kushtetuta e një shteti është mbi të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë para saj. Po mirë, kush e shkroi vallë këtë kushtetutë, që kjo ta merituaka këtë mbiçmim? Padyshim se njeriu! Vallë, si u bëka që përpiluesi i një gjëje të jetë nën atë që përpilohet? Kjo është aftësia dhe dituria e kufizuar e njeriut. Edhe më keq bëhet kur kryeneçësia e tij të mos e pranojë se është me aftësi të kufizuar. Kështu kësaj krijese të nderuar i ndodhë, vetëm atëherë kur katërcipërisht mohon ligjin e Ligjvënësit të pagabuar, mbi të Cilin askush nuk qëndron dhe Atij që askush nuk i është i barabartë në asgjë.
Si rrjedhojë e kësaj mendësie të mbrapshtë dhe shumë të dëmshme, sot mund që vajza të jetë gjysmë lakuriqe në shkollë dhe sërish kjo mund të jetë e drejtë e saj, qoftë edhe nëse profesorët e drejtorët vrullshëm mund t’i zgurdullojnë dhe t’i “kënaqin” sytë e tyre të pangopur ndonjëherë me ligësira. Mund të jetë me sjellje të hijenave, sërish ajo është e drejtë e veçant e saj. Mund të jetë alkooliste e duhanthithëse, sërish është përzgjedhje e saj dhe se çdo ndërhyrje është ndërhyrje me pa të drejtë në jetën e saj vetjake. Mund të jetë prej atyre që djemtë e njomë e të thatë t’i ketë futur në sherr për shkak të anakronizmit të orarit të takimeve, sërish kjo mbetet e pa prekur, ngase është e drejtë e saj të bëjë ç’t’i kujtohet. Mund ta ketë vetëm një meritë për sa i përket mësimeve, ajo është nota e dobët dhe sërish ajo kalon vitin lehtas dhe ndihet e zgjuar, madje edhe e mirëpërgatitur edhe për fillimin e fakultetit.
Disa vajza sot vetëm një të drejtë nuk mund ta pandehin si të drejtë të veçant të tyre. Ajo është mbulesa, pikërisht ajo që duhej të ishte e paprekur, madje edhe prej prindërve për sa i përket ndonjë imponimit të dhunshëm. Mbulesa është e drejtë e saj e garantuar me ligjin e Zotit të Plotfuqishëm. Vallë është dikush kundër këtij ligji? Nëse po, atëherë ai ligj dhe ata ligjvënës mund të jenë çka t’i sillet vërdallë kokës, por njerëz të rregullave, të normave dhe të parimeve të shëndosha assesi, ndaj qoftë larg neve djalli me gjithë këtë perandori të ligjit, ngase thumbi i tyre qenka përkeqësimi dhe anarkia në truallin tonë dhe aspak mirëqenia e përgjithshme.
Përbindëshat e ligjit dhe ata të udhëheqjes me oaza dijesh, duan që vajzat tona të vijnë me kërthizë të zbuluar në shkollë, me këmbë të lëmuar, me gjuhë të llastuar, me buzë të skuqura, me flokë të shprishura, me sjellje të zhubravitura, me celular të mbushur me numra meshkujsh të martuar e të pamartuar, me pispillosje e me një mal prishjesh morale, ndërsa vetëm të mbuluara nuk i duan në vendin ku merret dija. Ata nuk i duan kështu, ngase janë të etur të shohin gjëra që nuk bën assesi të shihen!
Kjo është Kosova, ajo për të cilën u derdh shumë gjak e shumë djersë dhe me padëshirën dhe vullnetin e atyre aktorëve të kësaj paqeje, sado qoftë e brishtë, erdhi gurra e atyre që ngrohtësisht përqafuan frymëzimin dhe shijimin e epshit në gjëra të huaja alb.
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Përbindëshat e ligjit dhe ata të udhëheqjes me oaza dijesh, duan që vajzat tona të vijnë me kërthizë të zbuluar në shkollë, me këmbë të lëmuar, me gjuhë të llastuar, me buzë të skuqura, me flokë të shprishura, me sjellje të zhubravitura, me celular të mbushur me numra meshkujsh të martuar e të pamartuar, me pispillosje e me një mal prishjesh morale, ndërsa vetëm të mbuluara nuk i duan në vendin ku merret dija.

Nuk pretendon askush qe ne shkolle te jete nje veshje e tille, shkolla eshte nje institucion qe duhet respektuar, sic me veshjen ashtu dhe me sjelljen.
Nuk eshte normale te vesh 1/2 cveshur ne shkolle, sic nuk eshte normale te vesh me koken e mbuluar plotesisht (mos te duken as syte, mos dish me ke flet, e ku drejtohesh)>
Syte jane elementi baze i komunikimit.

Aq kohe sa lejohen kryqet, yjet e Davidit, apo simbole te tjera fetare, ska pse ndalohet shamia ne koke ( por kjo dmthn qe fytyra te duket, ne asnje menyre mbulesa komplete).
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Nuk pretendon askush qe ne shkolle te jete nje veshje e tille, shkolla eshte nje institucion qe duhet respektuar, sic me veshjen ashtu dhe me sjelljen.
Nuk eshte normale te vesh 1/2 cveshur ne shkolle, sic nuk eshte normale te vesh me koken e mbuluar plotesisht (mos te duken as syte, mos dish me ke flet, e ku drejtohesh)>
Syte jane elementi baze i komunikimit.

Aq kohe sa lejohen kryqet, yjet e Davidit, apo simbole te tjera fetare, ska pse ndalohet shamia ne koke ( por kjo dmthn qe fytyra te duket, ne asnje menyre mbulesa komplete).

Asnjher nuk esht kerkuar nje gje e till, nuk eshte kusht te mbash mbules qe te mbuloshe dhe fetyren , ketu nuk lejojn shamin e jo me te mbulojn dhe fetyren do beni protesat dite e nate ...Per drejta e gej dhe les nuk duhet ti cenojn se per mbules po se nuk duken *** femrat ashtu prandaj.Turp per popullin se i jep voten cdo kujt.
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Kur po ndegjoj e lexoj per lajme DHE shkrime tilla . Ne mendje po me bjen nje Hoxhe i cili e ka dhene jeten e tij ne lufte , duke luftuar per ball shkaut , per te vetmin qellim , qe ta fitojm kete liri dhe pavaresi qe sot e gezojm . E Hoxha ne fjale , ka lene femije : nje vajze dhe nje djel me duket . Po kjo vajze e tij kur te rritet dhe shpreh deshiren te shkoj ne shkolle , si cdo shoqe e tij per tu pergaditur per jete . Cfare do ti thone ''ligjet e Kosoves '', ''drejtoret e shkollave''- ketyre vajzave te deshmoreve ?! Shkon ne shtepi , sepse nuk eshte shkolla ''laike'' per ty ! Ky eshte TURPI me i madhi qe mund te ekzistoj ....
Cila kushtetut , cili ligje eshte ai qe femijeve te deshmoreve ja ndalon shkollen ?! Ku po i marrin keto ligje keta !

Ministrat tane , politikanet tane , punojn vetem per te vjedhure me milona euro , jane per te bere ligje te ketilla . Te cilat ligje therrasin per analfabetizim , ne injorance , ne prapambeturi !
Une fajtor nuk i la vetem politikanet , por te gjithe ata qe i kane ndihmuar per te qene ne ate pozite ku jane .
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Nuk pretendon askush qe ne shkolle te jete nje veshje e tille, shkolla eshte nje institucion qe duhet respektuar, sic me veshjen ashtu dhe me sjelljen.
Nuk eshte normale te vesh 1/2 cveshur ne shkolle, sic nuk eshte normale te vesh me koken e mbuluar plotesisht (mos te duken as syte, mos dish me ke flet, e ku drejtohesh)>
Syte jane elementi baze i komunikimit.

Aq kohe sa lejohen kryqet, yjet e Davidit, apo simbole te tjera fetare, ska pse ndalohet shamia ne koke ( por kjo dmthn qe fytyra te duket, ne asnje menyre mbulesa komplete).

Ku po jeton ti hejjjjj ? thua sdeshiron askush keshtu ! e din ti qe shumica profesorave ( arsimtareve ) ne shkollat e mesme besa edhe fillore pasi te jene ne klas 8-9 i ngucin nxeneset ? e din ti si veshen nxeneset apo jo ? sepse me sa e di jeton ne shqiperi !! nese jam gabim me trego por nese jeton ne shqiperi apo kosove sa me lakuriq aq me mire per profesorat dhe drejtorat !! per jasht shqiperis dhe kosoves nuk e di .
pastaj ti qe thua me shami duke mbulu syt etj u mundove ta rregullosh ate qe " me shami ne koke " mos te jene nxeneset e ke fut pastaj mbulimi i fytyres blla blla ! sepse askush deri me tani se ka kerku mbulimin e fytyres :D
 
Dhe po jetova ne Kosove, cfare ndryshon? Mbase une se shikoj realitetin sic e shikon ti! Keshtu qe mere me shtruar.
Per mua, shkolla nuk eshte vendi per parade mode ose vendi per te ngacmuar profesoret.

Sa per shamine dhe mbulimin komplet te kokes, skam ca te zgjidh ose te regulloj. Cdo njeriut duhet ti duket fytyra, ca ka te keqe ketu? Per kete na e ka dhene Zoti fytyren te vecant, per ta treguar jo per ta fshehur.

E mos ki merak ti, se ka dhe nga ata qe kerkojne mbulimin komplet nga maja gishtit te kembes deri tek maja kokes.

Une as e di pse u kape me mua njehere, se une s'thash mos mbulojne koken. Aq kohe sa une mbaj kryq kur dhe si te dua, e sme ka thene njeri deri me sot "hiqe, mos e mba, fshije", ashtu sduhet te meren as me ato, pune per to nqs duan te mbulojne koken.
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Per sa kohe kam qen vete ne gjimnay dhe gjithe kto vite pas gjimnazit ka qene motra ime ne gjimnaz nuk pare ndonje vajze te shkoje me kerthize, gjoks apo bythe zbulur, ka patur vertete tipe me veshje ekstravagante por jo deri ne piken e prositututave. nuk e di ne cilin cep jetoni ju apo ndoshta i thoni nga mendja juaj kto qe thoni
po me thoni qe shamia mbon nga abuzimi ? apo nga deshira per tu 'abuzuar' ???
e keni gabim, ketu ku jetoj kam pare plot vajza turke qe levizin me shamia neper koke dhe qe i tregojne me gisht 'ja kjo Rrugaçë qe nderron meshkujt per leke'

ku keni lexuar qe te dalesh te shkosh neper institucione lakuriq eshte nje e drejte ?
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Dhe po jetova ne Kosove, cfare ndryshon? Mbase une se shikoj realitetin sic e shikon ti! Keshtu qe mere me shtruar.
Per mua, shkolla nuk eshte vendi per parade mode ose vendi per te ngacmuar profesoret.

Sa per shamine dhe mbulimin komplet te kokes, skam ca te zgjidh ose te regulloj. Cdo njeriut duhet ti duket fytyra, ca ka te keqe ketu? Per kete na e ka dhene Zoti fytyren te vecant, per ta treguar jo per ta fshehur.

E mos ki merak ti, se ka dhe nga ata qe kerkojne mbulimin komplet nga maja gishtit te kembes deri tek maja kokes.

Une as e di pse u kape me mua njehere, se une s'thash mos mbulojne koken. Aq kohe sa une mbaj kryq kur dhe si te dua, e sme ka thene njeri deri me sot "hiqe, mos e mba, fshije", ashtu sduhet te meren as me ato, pune per to nqs duan te mbulojne koken.

Keni than " Nuk pretendon askush qe ne shkolle te jete nje veshje e tille, shkolla eshte nje institucion qe duhet respektuar, sic me veshjen ashtu dhe me sjelljen. "

prandaj te thash ku po jeton ? sepse ne shqiperi e kosove neper shkollat publike laike as qe vlen nje gje e tille :D
Per ty s'eshte vend i modes po ca ti besh qe ne 2 kto shtete nxeneset lejohen te bejne mode ne shkolla ! sa ce edhe unfiromen qe e kan e shkurtojne e bejne me te vogel shum me te vogel !!
dhe prap si thot askush asgje !!
Thash je mundu me ndryshu te ajo qe ke fut ne kllapa pra per mbulimin e fytes edhe pse ti je kunder edhe shami mos me qite :D sidoqoft ska kerku asnje as edhe nje vajze ska qene e larguar qe e ka pas te mbuluar fytyren ! dhe askund s'eshte kerkuar mbulimi i fytyres sidoqoft s'eshte obligative mbulimi i fytyres.
Profesorat ka shum prei tyre qe i ngacmojn sek-sualisht nxeneset e zhveshura neper shkolla dhe te veshura ngusht qe ju del b.... dhe per to askush s'thot qe NDALOHET NEPER SHKOLLA ose te PERJASHTOHET. Naten e mire.
 
Ku e pe qe jam kunder shamise, se spo kuptoj?!
Mua sme pengojne femrat e mbuluara ne shkolle, spital, institucione publike apo thjesht ne shoqeri.

Te thash, e vetmja gje, qe me duket elementare, ti duket fytyra e sidomos syte.
Me qart se kaq, skam si te ta shpreh...
 
Qe nga 2008 jam edhe une ketu qe nga koha kur je edhe ti ketu keshtu qe i njoh shumicen.
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Qe nga 2008 jam edhe une ketu qe nga koha kur je edhe ti ketu keshtu qe i njoh shumicen.
Une jam qe para 2008 ketu, edhe une nuk reprezantoj shumicen, por veten time dhe kaq.
S'eshte hera e pare qe eshte diskutuar puna e shamise, edhe kam pasur te njejtin mendim qe ne temen e pare.
Sic kam une te drejte te mbaj kryq, konsideroj qe kane te drejte dhe vajzat te mbulohen, nqs kane deshire.

Punen e fytyres, eshte e nevojshme te duket, qe njeriu te kete identitet.

Kerko gjithe temat ne forum, qe flasin per kete pune, e ku une jam pergjigjur, e shiko me syte e tu a jam apo jo konstante.
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

U be perralle ky problem. Nuk eshte e para as e fundit qe perjashtohet pastaj kthehet ne shkolle. Besoj se se shpejti edhe kjo do kthehet. Problemi eshte se nje budalle po e gjuan nje guri dikund, t'gjithe te tjeret po shkojne pas atij guri.
 
Pe: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

Lakuriqesia neper shkolla? E beni mizen buall nganjehere pa arsye...

Une do thesha se do me pelqente qe nxenesit te vishnin nje uniforme shkollore e keshtu te gjithe do ishin te barabarte..Te pakten keshtu kuptohet kush eshte nxenesi kush profesori e kush mysafiri...Shamia ose mbulesa ndryshe dhe veshjet e tjera moderne vec percarje e dallime sjellin,c'perqendrim nga mesimet..Sidomos keto qe bien ne sy shume e ne akoma nuk besoj se kemi arritur ne ate faze ku tjetri respekton jeten,fene,e privatesine e dikujt...Do behet thjeshte nje objekt thashethethemesh,talljesh dhe zenkash ndermjet nxenesve me shume sesa dicka pozitive ...
 
Titulli: Lakuriqësia e drejtë e saj, ndërsa mbulesa e ndaluar e saj!

kam qen ne shkoll te mesme e ne universitet nuk kam par ndonje femer qe te zhvishet ne shkoll, ne kafene e ne party esht tjeter muhabet ajo :D Jam kundra femrave qe mbulohen sme pelqen nje gje e till esht cenim i liris e diskriminim i gjinis femrore
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top