Lajmet me te fundit nga Atletika brenda dhe jasht vendit.

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Lajmet me te fundit nga Atletika brenda dhe jasht vendit.
 
Tajson Gei, yll apo figurant në Olimpiadë?

Tërheqja e Tajson Geit nga dueli i shumëpritur me Asafa Pauellin në mitingun e Londrës ka rritur frikën se rikuperimi i nfadaltë i yllit të sprintit mund të ketë shuar shanset e tij për Olimpiadën. Vetëm javën e kaluar, trajneri Xhon Dramond u shpreh për mediat se Gei po përgatitej në Gjermani për garën e 100 metrave në Londër. Por pasi analizat e së hënës treguan se edhe pse dëmtimi muskular po kalon, por jo me shpejtësinë e duhur, tani janë ngritur pyetje mbi pjesëmarrjen në Olimpiadën e parë, që nisin me bateritë e 15 gushtit. Në kampionatin amerikan të muajit të kaluar Gei ishte ndër yjet kryesorë, duke vënë rekordin e ri amerikan në çerekfinale, në 9"77 dhe më pas duke dhënë kohën më të shpejtë të historisë së garës 9"68 në finale, por me një erë të madhe në favor. Por pasi la përgjysëm 200 metrat për shkak të dëmtimit, ai nuk ka mundur të kthehet në formën e tij më të mirë. “Dëmtimi ishte thjesht një ngërç”, tha Dramond para një jave. “Ndaj ai do të jetë 100% në Lojërat Olimpike, për këtë të jeni të sigurt”. Por ajo prognozë mund të ketë qenë e parakohshme, pasi tani duket se dëmtimi i Geit do disa javë për t’u rikuperuar, ndaj Olimpiada mbetet në rrezik.
 
Bolt: Amerikanët janë ata që marrin doping!

Rekordmeni botëror ka akuzuar rivalët kryesorë në prag të Pekinit

“Vetëm atletët që kanë refuzuar paratë nga universitetet amerikane, janë të pastër”



Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, rekordmeni në garën e 100 metrave, ka folur në lidhje me dopingun në sportin e atletikës. Xhamajkani deklaroi se ata që merren me këtë puna janë vetëm amerikanët. “Gatlin, Montgomeri apo Merion Xhons janë ata që kanë njollosur sportin e atletikës. Dopingun e marrin vetëm atletët amerikanë. I vetmi atlet xhamajkan që ka dalë me doping ka qenë Ben Xhohnson dhe këtë e ka bërë kur ka garuar për Kanadanë. Ne që kemi mbetur këtu, ne që kemi refuzuar paratë e universiteteve amerikane, jemi të pastër dhe nuk kemi asnjë lidhje me dopingun. Koha do ta vërtetojë këtë”. Njeriu më i shpejtë i botës, 100 metra në 9"72 sekonda, mendon se patrioti i tij, Asafa Pauell është kandidat për të marrë medaljen e artë. “Do të garoj në Pekin, por favoriti është Asafa Pauell. Asnjë të mos dyshojë për këtë, megjithatë unë do të tentoj t’ia vështirësojë garën. Do të luftoj deri në fund, edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë. Amerikanët? Ne jemi më të fortë. As Tajson Gei dhe askush tjetër nuk mund të fitojë përballë nesh”.
 
Bolt, “pronari i shpejtësisë”!

Mbi të gjitha, gjëja që të bën më shumë përshtypje: Rekodmeni i ri i botës në 100 metra nuk stërvitet për këtë garë. Në të vërtet, Bolti nuk do të kishte tentuar kurrë në 100 metra nëse nuk do të kishte këmbëngulur trajneri i tij, Glen Mills. Një atlet i 200 metrave, Bolti protestoi ndaj trajnerit të tij kur ky vendosi të fillonte ta stërviste edhe për 100 metra, në vend të 400 metrave që ai dëshironte. Në fund, Millsi arriti ta bindte dhe që prej së shtunës, Bolti është “pronari” i ri i “mbretëreshës” së atletikës, pas garës së fituar me kohën 9"72 në Nju Jork. Tajson Gej, sprintieri më i mirë i SHBA?së për momentin dhe gjithashtu pjesëmarrës në garë, u shpreh i mahnitur nga sprinti i rivalit të tij xhamajkan. “E kuptova që koha e tij do të ishte në 9”8 që gjatë garës”, deklaroi Gej, që ka pranuar më parë ambiciet e tij për t’u shndërruar në rekordmen botëror. “Ishte një garë perfekte për të, që nga nisja dhe deri në fund. Ritmi që mbajti ishte fantastik dhe i papërballueshëm nga të tjerët. Më duhet t’i heq kapelen për atë që bëri”. Bolt garoi për herë të parë në 100 metra vetëm një vit më parë dhe regjistroi kohën 10"03 në debutimin e tij zyrtar në këtë garës. Asafa Pauell me 9"74 ishte rekordmeni i botës deri përpara të shtunës, tashmë i dyti në botë.

Usain: Nuk jam një atlet i 100 metrave!

“Trajneri më është lutur për dy vjet që të garoja në 100 metra”, deklaroi Bolti. “Më në fund vendosa të tentoja dhe në garën e parë regjistrova kohën 10”03. Atëherë vendosëm që të filloja të stërvitesha edhe për 100 metrat krahas 200?shit dhe mendoj se u tregova të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj. Kur pashë tabelën elektronike në fillim u hutova, pasi nuk u nisa shumë mirë. Jam i lumtur që starti i parë u anullua, sepse aty u nisa me të vërtetë keq. U përmirësova në startin e dytë, por përsëri nuk ishte perfekt”. Me këtë rekord botëror, e gjithë lufta botërore në 100 metra duket se do ë shndërrohet në një duel dysh midis Boltit dhe rekormenit të mëparshëm, bashkëkombasit të tij Asafa Pauell. “Shumë xhamajkanë vazhdojmë të më pyesin në jam në gjendje të mund Asafën. Rezultatet e mia tregojnë që po, por po pres me padurim që të garoj në të njëjtën bateri me të”. Bolti, i cili pas rekordit duket se është bindur për të garuar në Pekin edhe në 100 metra, ka të qartë se cilat janë përparësitë e tij. “Medalja e artë në Lojrat Olimpike është më e rëndësishme. Një rekord botëror një ditë do të thyhet, ndërsa medalja mbetet”.
 
Pauell: Bolt më frymëzon për më lart!

Asafa Pauell “besok” rekordin Botëror të patriotit të tij Usain Bolt në 100 metra, duke “iaa vënë syrin” direkt medaljes së artë Olimpike në “Pekin 2008”. Xhamajkani, ish?rekordmen Botëror në Mbretëreshën e garave të atletikës, është i bindur se shpërthimi i Boltit mund ta ketë lehtësuar nga presioni i madh që ndiente mbi vete. Po, sepse një nga problemet më të mëdha të Pauellit ka qenë pikërisht thyerja nën presionin e turneve më të rëndësishëm, si Olimpiada apo Botërori, duke mos përballuar dot statusin e favoritit kryesor, që i ishte dhënë nga kohët fantastike të dhëna në mitingjet më të vegjël. “Tashmë presioni nuk është më mbi mua, por mbi Boltin”, tha Asafa. “Dhe kjo mund të më ndihmojë, duke më lejuar të përqendrohem mbi objektivat e mi”. I pari nga të gjithë, gara e Pekinit. Dhe i fundit, një polemikë me menaxherin e tij, që e detyroi të kthehej në pistë për kampionatin e Trinidad & Tobagos. “Do të jem prezent në kampionatin e Trinidad & Tobagos, por këtë e vendosi menaxheri im, jo unë, ndaj u mërzita”, përfundoi Pauell.
 
Uoriner heq dorë nga 1 milion dollarë


Xheremi Uoriner, njeriu i tretë më i shpejtënë botë në historinë e 400 metrave pësoi një zhgënjim të madh, duke humbur në etapën e parë të “Golden League”, në Berlin, përballë bashkëkombasit amerikan, LaShon Merit. Humbja i heq të drejtën Uorinerit që të konkurrojë për xhekpotin final prej një milion dollarësh. Kampioni i dyfishtë i botës dhe kampioni olimpik në fuqi e nisi mirë garën dhe në kthesën e parë kishte një avantazh të mirë ndaj rivalëve. Ishte pikërisht ky momenti në të cilin Merit nisi kundërsulmin e tij, i cili e vendosi në të njëjtën distancë me Uorinerin përpara 100 metrave të fundit. Kur mbeteshin edhe 20 metra deri në finish, Merit bëri një sforco të fundit dhe rriti ritmin a pak sa për të lënë 4 të qindtat pas favoritin Uoriner. Merit, i cili mbylli garën në 44"03, deklaroi: “Të mundësh Uorinerin është një ndjesi e shkëlqyer, por ky sezon i “Golden League” sapo ka nisur, prandaj nuk mund të them ende asgjë. E di që mund të garoj edhe më shpejt gjatë vitit, por nuk është e thjeshtë të mundësh përsëri Xhereminë”. Dy favoritë të tjerë që humbën shansin për të shpresuar një milion dollarët ishin Suzana Kalur në 100 metra me pengesa dhe Saladino në kërcim së gjati. Suedezja u la pas nga spanjollja Josefin Onia, e cila vendosi një rekord kombëtar gjatë garës, ndërsa panamezi Saladino përfundoi vetëm i shtati, me një hedhje prej bvetëm 7,92 metrash. Arabosauditi Al?Sabe fitoi në kërcim me 8,21 metra. Në kërcim së larti për femra, Bianka Vlasiç e Kroacisë konfirmoi statusin e favorites duke fituar lehtësisht me 2,03 metra, ndërsa Pitkemaki fitoi në hedhje shtize me 85,20 metra, por u dëmtua dhe rrezikon të tërhiqet nga etapa e ardhshme në Oslo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top