LajmeKult.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Luan Mulliqi jep dorëheqje për të shpejtuar reformat

Ashtu edhe siç kishe paralajmëruar në një intervistë dhënë për gazetën r "Kosova Sot", drejtori i Galerisë së Arteve të Kosovës, skulptori Luan Mulliqi edhe zyrtarisht ka ofruar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Kulturës nga posti i drejtorit të GAK-së. Dorëheqje e tij drejtori Mulliqi e ka afruar në shkëmbin të reformave që duhet të nisin në Galerinë e Arteve, reforma këto që Mulliqi i ka paralajmëruar qysh në fund të viti të kaluar. I.V.
 
Titulli: LajmeKult.

Sonte, premiera e filmit “Ama dorën”

Të premten në mbrëmje në kinemanë ABC jepet premiera e filmit "Ama dorën". Në premierë do të jenë të pranishëm edhe protagonistët e filmit: Blerim Gjoci, Vjosa Shala, Besfort Daka, Lirak Celaj, Bislim Muçaj, Egzona Ademi, Vedat Haxhiislami, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi, Muhamet Arifi, Shpëtim Kastrati, Ylber Bardhi, Fidan Jupolli, etj. Filmi trajton dukurinë e narkomanisë dhe abuzimin me drogën nga të rinjtë kosovarë.
F. A.
 
Titulli: LajmeKult.

Dy aktivitete kulturore kosovare në Jordani

Në fillim të dekadës së dytë të janarit në Jordani janë zhvilluar aktivitete kulturore kosovare. ثshtë promovuar "Antologjia e poezisë bashkëkohore të Kosovës", hartuar dhe përkthyer nga Muhamed Mufaku dhe është ekspozita "Dorëshkrimet arabe në Kosovë", projekt i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Këto aktivitete të mbështetura nga Ministria e Kulturës së Kosovës u vlerësuan nga media jordaneze.F. A.
 
Titulli: LajmeKult.

Dilaver Kryeziu, u.d. i drejtorit në “Shota”

Ministria e Kulturës ka emëruar koreografin Dilaver Kryeziun ushtrues të detyrës së drejtorit të Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve "Shota". Ka kohë që "Shota" është udhëhequr nga një bord drejtues pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm Agron Shala
I. V.
 
Titulli: LajmeKult.

Kandidaturat për çmimet "Globi i Artë"

Sonte në Los Anxhelos, është mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve Globi i Artë. Emra të njohur të kinematografisë amerikane si Brad Pitt, Meryl Strip dhe Dustin Hoffman janë mes kandidatëve për çmimet si aktorët më të mirë. Risia që do të sjellë ceremonia e sivjetshme, është prania e rreth 50 aktorëve dhe emrave të njohur të kinemasë amerikane që do të jenë prezantues të të gjithë spektaklit, i cili transmetohet sonte në kanalin televiziv NBC. Por momenti më emocionues dhe që pritet me ankth nga të pranishmit është padyshim ndarja e çmimeve për filmat dhe aktorët më të mirë.


Filmat konkurues për mbrëmjen e sotme të Globit të Artë në kinematografi janë:

Për kategorinë e filmit më të mirë dramatik:

As a child, Benjamin looks like an elderly man
Brad Pit
1”The curious case of Benjamin Button”

2.“Frost/nixon”

3.“The reader”

4.”Revolutionary road”.

Në kategorinë e filmit më të mirë komedi dhe muzikor konkurojnë:

1.“Burn after reading”

2.”Happy go lucky”

3.“In bruges”

4. “Mamma mia”

5 “Viki Kristina Barcelona”.

Për aktoren më të mirë në filmat dramatikë janë në garë:

Angelina Jolie as Christine Collins in Changeling
Anzhelina Zholi
1.Angelina Jolie me filmin Changeling

2.Meryl Streep me filmin Doubt

3.Kristin Scott Thomas me “I’ve loved you so long”,

4.Kate Winslet me filmin “Revolutionary Road”

Ndërsa në kategorinë e aktorëve më të mirë dramatikë, janë:

1.Leonardo di Caprio me filmin "Revolutionary road"

2.Frank Lanhella në filmin Frost/Nixon

3.Sean Penn me filmin “Milk”

4.Brad Pitt me filmin “The curious case of Benjamin Button”,

5. Mickey Rourke me filmin “The Wrestler”.

Në kategorinë e aktores më të mirë për filmat komikë dhe muzikorë kandidate janë:

1.Rebecca Hall me filmin – Vicky cristina Barcelona

2.Sally Hawkins me filmin "Happy go lucky"

3.Francesk McDormand me filmin "Burn after reading"

4.Meryl streep me filmin "Mamma mia"

5.Emma Thompson me filmin "Last Chance Harvey".

Në kategorinë e aktorit më të mirë për filmat muzikorë dhe komikë renditen:

1.Javier Bardem në filmin” Vicky Cristina Barcelona”

2.Colin Farrell me filmin “In Bruges”

3. James Franco me “Pineapple express”

4.Brendan Gleeson me filmin “In Bruges”

5.Dustin Hoffman me “Last chance harvey”.//mm//
 
Titulli: LajmeKult.

Teknologjia në një film të ri të Hollivudit - "shfytyrimi" i Brad Pitt

Kastriot Haxhiaj

Arritjet teknologjike të dekadës së fundit në industrinë kinematografike na kanë sjellë në ekranet televizive mijëra vite histori të shkuar, madje edhe epokën para Dinosaurve. Falë kësaj teknologjie fantazia e njeriut është kthyer në realitet hollivudian. Në filmin "The Curious Case of Benjamin Button", aktori Brad Pitt arriti të luajë rolin jetësor të personazhit Button nga rinia deri në mplakje.

Dhjetori shënoi daljen në kinema të filmit "The Curious Case of Benjamin Button" me aktorin kryesor Brad Pitt. Mund të mos duket si Brad Pitt, por është pikërisht ai. ثshtë magjia pas efekteve filmike që ka e bërë aktorin të duket 75 vjeçar por dhe një djalë të ri. Por si arriti Hollivudi që ta realizojë në mënyrë të përkryer mplakjen e aktorit të njohur ?

Sekreti? Një sistem special kamere dhe teknologjie xhirimi

“ثshtë filmim tre dimensional me realizmin e kinematografisë,”thotë Steve Perlman
President i kompanisë Rearden.

Ky lloj filmimi u përdor fillimisht në filmat dhe lojrat elektronike me animacione për të sjellë në jetë lëvizjet e personazheve. Sfida ishte animacioni I fytyrës së Benxhamin Button që të dukej 50 vjet më I vjetër nga mosha aktuale.

“Duhej kapur esenca e interpretimit dhe transformimi në animacion,”thotë Ken Pearce, ekspert kompjuterash.

Sistemi i kameras CONTOUR u shpik nga Steven Perlman dhe përdor teknologjinë e regjistrimit për të transformuar realitetin në animacion.

“Kjo sipërfaqe 3 dimensionale është e përpiktë deri 1 të 10-tën e milimetrit.”

Aktori lyhet me pudër që vezullon në errësirë nga dritat si në diskotekë me shpejtësi ndezje dhe fikje prej 100 herë në sekondë që nuk mund të kapet nga syri i njeriut. Në pauzat e errësirës, kamera regjistron lëvizjet e lyera me bojë ndersa kamerat e tjera regjistrojnë lëvizjet në dritë.

“Boja krijon një imazh unik pavarësisht madhësisë,”thotë Pierce.

Kjo lloj metode përdoret për të kopjuar imazhet e njëjta nga të gjitha kamerat dhe për të nxjerrë lëvizjet e duhura të fytyrës së aktorit. Animacioni i përftuar duket ndryshe por lëvizjet janë të njëjta.

“Me anë të kompjuterit mund të bësh personzhe që janë të padallueshme nga vetë njeriu,”thotë Pearlman.

Më pas artisti shton rrudhat në fytyrën e aktorit Brad Pitt që luan jetën e plotë të Benjaminit ku mund të shihet edhe fytyra reale e akorit.

Teknologjia CONTOUR ka mundësuar edhe ndërtimin e studiove të animuara që duken po aq reale sa dhe studiot e verteta.
Përse këto lloj videosh quhen animacione?

Termi animacion përdoret për të treguar një paraqitje grafike ku një numër imazhesh me ndryshime graduale rezultojnë në të njëjtin efekt sikurse një video e filmuar. Animacionet kompjuterike janë bërë gjithnjë e më popullore duke zevendësuar imazhet e vizatuara me dorë apo filmat me kartona. Animacionet gjeometrike janë më komplekset dhe të nevojshme për ndryshimin e elementeve gjeometrikë të dinamikës së një skene. Termi animacion është përforcuar më shumë edhe me filmat e fundit si “Toy Story” dhe “ A Bug’s Life”.


Si funksionon teknologjia CONTOUR?

Aktorët duhet të lyhen me një lloj pudre që është e padukshme në ndriçim normal. Në një dhomë me dritë të izoluar, aktorët vihen përballë dy lloj kamerash, jo të kushtueshme, që filmojnë në mënyrë të sinkronizuar format dhe pamjen e tyre. Skena ndiçohet nga llampa që fiken e ndizen me shpejtësi dhe kamerat regjistrojnë dritën që pasqyrohet nga pudra reflektuese e aktorëve gjatë intervaleve të errëta që janë tejet të shkurtra për syrin e njeriut. Imazhet e filmuara më pas hidhen në disa kompjutera që rindërojnë format tredimensionale të pjesëve të mbuluara me pudër. Më pas, këto sekuenca manipulohen dhe montohen në skena të mëdha dixhitale duke përdorur programe kompjuterike të sofistikuara. //ii
 
Titulli: LajmeKult.

Hapet në Nju Jork aneksi i muzeut të Rock & Roll-it

Paige Kollock

Holli i Famës së Rock and Roll-it ka tërhequr miliona entuziastë të muzikës për të parë një koleksion të artifakteve muzikore në muzeun e tyre origjinal në Cleveland të shtetit Ohio. Tani muzeu jofitimprurës i ka hapur dyer në një tjetër pikë në Nju Jork për adhuruesit që duan të shikojnë dhe dëgojnë historinë e muzikës duke filluar nga rrënjët e rrokut në Amerikë në fund të viteve 40 dhe 50.

Për shumë këtu, një shëtitje përmes Hollit të Famës së Rock and Roll-it në qendër të Nju Jorkut është si të kthehesh pas në kohë.

Ky version i vogël i muzeut origjinal të rokut në Ohio u hap muajin e kaluar. Dhe njujorkezi Ron Larson thotë se vrapoi për ta parë sapo u hap.

"Kishte disa gjëra që më befasuan si pianoja e Xhon Lenonit ku kompozoi Imagine. Qëndrova aty për disa minuta dhe u ngjetha kur mendova kjo është pianoja – pikërisht kjo. ثshtë shumë emocionale, eksperienca është fantastike".

Duke ecur në korridore, vizitorët dëgjojnë përmes kufjeve që automatikisht luajnë pjesë muzikore, kur ata i afrohen një ekrani të veçantë, një imazhi, apo artifakti. Përmes tyre dëgjohen këngë dhe jepet historia e ekspozitës. Aneksi i Nju Jorkut përfshin meloditë që nga vitet 60 të grupit The Beatles e deri tek ylli i tanishëm pop Amy Winehouse.

Koleksionet grumbullojnë pamje, tinguj dhe kujtime nga shumë artistë të shquar të rokut. Ciceroni Jim Henke thotë se kërkon që njerëzit të kuptojnë se ndikimi i disa artisëtve shkon përtej muzikës së tyre.

"Ka si Bruce Springsteen që bëri fushatë për Barak Obamën, apo si Bono i U2 që po bën lloj lloj aktivitete në mbarë botën për ta bërë atë një vend më të mirë – pra mendoj se Rock and Roll-i ka luajtur një pjesë të rëndësishme në jetët tona".

Ekspozita “rrënjët dhe influencat” ndjek lidhjet midis artistëve të vjetër dhe të rinj. Vizitorët kanë gjithashtu shansin të shohin kujtime si makina Chevrolet e vitit 57, e Bruce Springesteen, apo syzet e famshme të Elton Johnit dhe veshjet në skenë të Madonës.

Në një kinema, vizitorët mund të shohin interpretime që të krijojnë idenë e një koncerti ‘live’. Joe Butler luan për grupin e quajtur The Lovin’ Spoonful i cili u përfshi në Hollin e Famës së Rock and Rollit në vitin 2000.

"Na duhen gjërat që na bashkojnë dhe muzika është sigurisht njëra prej tyre. ثshtë si e qeshura, është e shtrenjtë, e çmuar, e pazëvendësueshme dhe kemi nevojë për ta mbështetur atë me të gjitha mundësitë".

Mbështetja për muzikën në këtë muze do të thotë të paguash biletën prej 26 dollarësh. Ciceroni thotë se shpreson që Aneksi të tërheqë njerëz nga të gjitha moshat dhe kombësitë. //iç//
 
Titulli: LajmeKult.

“Trishtimi i Zonjës Shnajder”, nuk përzgjidhet për Oskar

Regjisori Piro Milkani
Tiranë, 14 Janar, 10:46, NOA - “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Milkanit, nuk përzgjidhet për çmimin Oskar. Akademia e çmimeve Oskar në Los Anxhelos bëri të ditur listën e 9 filmave që mbeten në garë për fitimin e trofeut prestigjoz për filmin më të mirë të huaj.

Ra në sy në këtë listë, përjashtimi i filmit italian “Gomorra”, i nderuar me disa çmime në Europë. Mes 67 filmave, që ishin regjistruar në garë për këtë çmim figuronte për herë të parë edhe një film shqiptar “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i regjisorit Pirro Milkani, që nuk u përzgjodh për më tej.

Ceremonia e çmimeve Oskar është lajmëruar të mbahet më 22 shkurt, në teatrin “Kodak” të Los Anxhelosit.

c.a/NOA
 
Titulli: LajmeKult.

Tina Turner nis turneun europian

Turner, emri i mirënjohur i muzikës amerikane por dhe botërore, ka nisur turin e saj europian, i cili do të zgjasë tre muaj. Ajo ka interpretuar përpara adhuruesve të saj në Gjermani, duke sfiduar moshën, dhe duke vërtetuar dhe një herë se tashmë është një legjendë e muzikës.
Ndërkohë, një ndër emrat komercialë të muzikës amerikane, Rihana, është në dilemë nëse do të realizojë koncertin e saj në Majlazi apo jo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top