LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Drejtuesit e FSHF-së po projektojnë në krye të pankinës kuqezi Ljupko Petroviçin
Një serb përçan Kombëtaren
Tifozët në Shqipëri dhe Kosovë tronditen nga lajmi. Trajneri: Gati të vij aty!

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë seriozisht idenë për të vendosur në krye të Kombëtares shqiptare një trajner serb. Ljupko Petroviç, 62-vjeçari i lindur në një provincë boshnjake, por me prejardhje dhe me familje të pastër serbe, ka joshur presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili e ka renditur atë në krye të listës së trajnerëve që mund të ulen në stolin kuqezi. Sipas një të përditshmeje shumë të afërt me FSHF-në dhe me presidentin Duka, Petroviç është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës sonë përfaqësuese. Federata, zyrtarisht nuk e ka pohuar një lajm të tillë, por as nuk e ka mohuar
atë. Duke ditur se një fakt i tillë prek menjëherë krenarinë e shqiptarëve, ndryshe nga herët e tjera, në rast se lajmi do të ishte
i pavërtetë, FSHF-ja nëpërmjet një komunikate për shtyp, fare mirë mund ta mohonte interesimin për teknikun serb. Kjo nuk ndodhi, pasi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur asnjë reagim, qoftë edhe në uebfaqen zyrtare të FSHF-së. Një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk e kanë mirëpritur aspak faktin që një trajner serb mund
të drejtojë skuadrën tonë Kombëtare.
Lajmi se trajneri serb Ljupko Petroviç është një ndër të preferuarit e presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe se ka shumë gjasa që ai të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare, është përhapur me shpejtësi edhe në Kosovë. Ashtu siç mund të mendohet, atje reagimi ka qenë akoma më i ashpër, duke shkaktuar shumë pakënaqësi, madje një pjesë e tifozëve dhe e sportdashësve nuk kanë dashur ta besojnë një gjë të tillë. Trajneri Trajneri serb, Ljupko Petroviç, e ka lënë të hapur mundësinë që të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare në të ardhmen.
“Shqiptarët para pak kohësh për shkak të rezultateve të dobëta shkarkuan holandezin Ari Hanin dhe tani dëshirojnë të marrin një strateg që mund të bëjë punë të mirë me përfaqësuese të dobët”, ka thënë Petroviç për tanjug.rs. Ish-trajneri i Cërvena Zvezdës së Beogradit, me të cilin klub arriti edhe suksesin më të madh në karrierë,
duke e shpallur kampione të Evropës më 1991-in dhe të botës (1992), ka ironizuar paksa FSHF-në, duke thënë se “kërkesat e tyre (shqiptarëve) mund t’i përmbushë edhe Miroslav Blazheviç, që po arrin suksese të mëdha me ekip mesatar (Bosnja)”. Megjithatë, ai nuk fsheh
interesimin për një sfidë të re në karrierën e tij. “Në këtë çast nuk kam kontakte zyrtare me krerët e Federatës Shqiptare, por mund të them që më vjen mirë që puna ime po vlerësohet edhe në Shqipëri, - ka thënë Petroviç. - Jam i interesuar për sfida të reja”. Aktualisht ai është pa skuadër.

Serbët tregohen cinikë
Tifozët serbë kanë gjetur rastin që të krenohen, por njëkohësisht edhe të tregojnë cinizmin e tyre, duke shpërfillur rëndësinë e ekipit kombëtar shqiptar. Në forumet e tifozëve në uebsajtin “B92.net”, kanë qenë të shumtë tifozët serbë, të cilët e kanë komentuar lajmin se Ljupka Petroviç mund të drejtojë Kombëtaren shqiptare. “E shikoni sa poshtë kanë rënë trajnerët serbë, aq sa tani u kërkohet të drejtojnë skuadra të nivelit si Kombëtarja e Shqipërisë”, shkruhej në disa nga komentet e publikuara në forum.

Panoramasport
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

JO SERB Nث KOMBثTARE

Tifozat Kuq e Zi kane lexuar me shumë shqetësim, revoltë dhe neveri në një media të shkruar të afërt me FSHF mbi vendosjen e një trajneri serb ne krye të listës së trajnerëve që po merren parasysh për drejtimin e Kombëtares Shqiptare.
Duke mos besuar në asnjë moment mbi vërtetësinë e këtij lajmi që na informon edhe mbi nipërit dhe mbesat e trajnerit, ftojmë FSHF dhe Sport Ekspres të mohojne vërtetësinë e këtij lajmi menjëherë, publikisht, me forcë dhe të dënojnë përgjegjësit.
"Na duket fyese dhe poshteruese për kombin shqiptar të marrim përsipër të argumentojme pse nuk duhet të ketë trajner serb Kombëtarja Shqiptare.”
Tifozat Kuq e Zi, ftojnë FSHF që të zgjedhë një trajner që përmbush këto kushte:

1) Nuk fyen ndjenjat kombëtare
2) Nuk ka përbuzur shqiptarët në të kaluarën
3) T’i vendosen trajnerit objektiva të qarta për 3 ndeshjet e mbetura dhe eliminatoret e ardhshme
4) Të zgjidhet trajner me vizion për të vazhduar punën edhe për një sezon eliminator të dytë
5) Të këndojë himnin kombëtar së bashku me lojtaret dhe t’i detyrojë këta të përshëndeten me tifozat.

Me respekt
Tifozat Kuq e Zi
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Ai duhet patjeter te kendoje himinin kombetar kur te zhvillohen ndeshjet.
Po ashtu edhe duhet te vesh bluzen kuq e zi me Shqiponjen dy krenareshe . keshtu qe ne kete mes me shume i poshteruar eshte ai dhe serbet.
Edhe budallenjet koken si njerzit e kane.
Me sa duket Shqiptaret kene filluar te luajne mendesh te gjithe pa dallim pozite . duke filluar nga politikanet , sportistet dhe deri tek puntori i thjeshte.
Pse ne mes 4-5 miliard banoresh qe ka bota duhet te zgjidhej nje flliqesire serbe ne krye te kombetares.
Turp tu vije qe ta hedhin nje mendim te tille dhe jo me ta zgjedhin si tranjer.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Kjo mbase mund te ndodhe, por nese dicka e tille do te behej do te ishte me pasoja te larta per kombetaren tone. Nder lojtaret me te rendesishem si Cana do ti pergjigjeshin negativisht thirrjeve per te luajtur me kombetaren. Kjo do te ishte vertete e trishte.

Nese dicka e tille behet, ai do te ishte nje hap krejtesisht politik dhe asgje me teper. Ndoshta do te arrinte ti dhuronte dicka politikes, por e veshtire se do ti dhuronte dicka futbollit tone dhe vecanarisht kombetares.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

ende nuk eshte bere, shpresoj te mos behet kjo gje ne listen e ngusht te Federates jane edhe trajner tjere, rumun gjerman madje edhe anglez.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

une do isha kunder jo serbit por cdo tranjeri te huaje per arsy se pervec shumes se madhe qe marrin nuk po bejne ndonje gje te vecante me kombetaren .OK ju mund te thoni per BRIGEL(gjermanin)por mos harrojme se kemi pature dhe nje nder grupin me te mire qe ka pasure kombetarja .BARIC ndoshta kishte deshire te madhe me kombetaren por ne harrojme qe jane tipa si DUKA qe vene baste kundra kombetares
megjithate ne kot sa grijme se 20 miljone shqipetare qe jemi neper gjithe boten te nenshkruajme peticion perseri do bejne si ju ka hije FSHF
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Brigel ka qene me i miri deri me tani ,

mos u cudisni sepse ne klubet shqiptare ka zezak plot 'personalisht ndjehem i fyer per kete'
keto zezak neser mund te sjellin familjen ne shqiperi, mund te martohen me femra shqiptare dhe do kemi nje katastrove luftrash ne te ardhmen sepse shqiptaret jan gjaknxehte dhe nuk do durojne.

me ka bere pershtypje se ne Vllaznine e shkodres luajne 6 serb ' kaq dasguri te madhe paskan tifozet e vllaznise per serbet?

na duhet nje rimkembje nacionaliste per te luftuar keto fenomene sepse tifozat kuq e zi jan te dobet.
 
Ky eshte puro rracizem.

Tifozat kuqezi nuk jane te dobet aspak perkundrazi, jane mbeshtetes te flaket te kombetares qe kane ngritur flamurin shqipetare kudo ku kombetarja jone ka luajtur dhe i kane dhene mbeshtetje te pafundme kombetares.

Nacionalizmi eshte duke u luftuar deri ne rrenje ju beni thirrje per ta ngjallur ate. Behet fjale per nacionalizmin negativ sepse nje gje e tille do te na conte vetem ne te shkuaren. Nuk jane te gjithe te keqijne per vete faktin se i perkasin nje grupi etnik, kane nje nenshtetesi apo flasin nje gjuhe te caktuar.

Ju jetoni ne Angli, qe pervec zonave te thella zezaket, sllavet e cdo lloj rrace njerezore jeton dhe na flisni per keso budallalleqesh ketu.

Ju jeni ne vitet 1980-te 1930-te me keto ide qe keni. Sane te demshme, nuk i sherbjene askujt. Shqipetaret nuk kane luftuar sepse kane urryer te tjeret, por kane luftuar per idealin dhe mbrojtjen e kombit, kultures dhe gjuhes shqipe.
 
edhe racizmi i duhet kommbit per te shpetuar lekuren e vete ' nacionalizmi eshte akoma me i mire'

pse katandisesh apo ke deshire te falenderojme per 6 serbet ne vllaznine e shkodres (a din ti se cfare kan bere serbet ne kosove)

pikerish pra se jetoj ne angli dhe po shikoj se cfare bejne zezaket ketu dhe nuk dua qe kjo ti ndodhe kombit tim (qe 90% te krimeve-side-droge perzierje race zezaket ja kan bere dhurate anglise dhe e kan bere nje vend te pa jetueshem)

te largohen nga shqiperia dhe njeres ti puna jote qe i perkrahin bashke me to nese eshte e nevojshme' se ka metoda te tjera pastaj.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

epo nuk late teme pa e bere lemsh o njerez....pfff ke ndonje gje per temen ????

Kombetarja duhet te kete Shqiptar dhe pike te huajt vijne shikojne dhe marrin eurot asgje me shume.....
 
Last edited by a moderator:
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Te me falni por s'pajtohem me kete shkrimin.
E njihni ju ate serbin??? Pse duhet ti gjykojme njerezit vetem nga kombesia???
Neve nga njera ane s'na pelqen kur na thone shqiptare m..., kokederra,gjakenxehte,etj etj etj e nga ana tjeter jemi te paret qe bejme keto paragjykime vetem ne baze te kombesise.
C'te keqe ka sikur te jete ai trajner i kombetares tone??? Mjafton te jete i afte.
Ja fusin kot nganjehere njerezit.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Keta tipat e federates mabse mund ta kene patur shume afer, por pas reagimit te fuqishem nga te kater anet ku jetojne shqiptaret, federata shqiptare e futbollit del me komunikate per shtyp.

FSHF-ja “Kurrë një serb në bankinën kuqezi”

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të sqarojë opinionin publik brenda dhe jashtë Shqipërisë, në lidhje me spekulimet e deritanishme mediatike, për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares së futbollit.

Të gjitha kandidaturat e përmendura deri më tani, kanë qenë thjesht hamendësim gazetaresk, i cili në asnjë rast, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucioni i futbollit. Ditët e fundit në faqet e gazetave, janë deklaruar shumë emra teknikësh, si kandidatura për bankinën e skuadrës kombëtare, të cilët nuk janë dhënë nga FSHF-ja. Madje në shumë raste, kanë qenë dëshira apo hamendësime gazetareske, të cilat s’kanë pasur, asnjë bazë reale.

Ne falënderojmë të gjithë ata trajnerë që kanë shprehur mediatikisht, dëshirën për të drejtuar përfaqësuesen e Shqipërisë, pavarësisht se kanë qenë apo jo në planet tona.

FSHF konfirmon zyrtarisht, se nuk ka menduar asnjëherë për të vendosur në krye të bankinës së saj, teknikun Ljupko Petroviç. Kjo kandidaturë, si edhe shumë të tjera, kanë qenë thjesht një hamendje e medias, e cila i është servirur opinionit publik. FSHF nuk e ka pasur këtë teknik, në planet e saj.

Federata Shqiptare e Futbollit i siguron të gjithë tifozët shqiptarë, opinionin publik, brenda dhe jashtë Shqipërisë, se të gjitha strukturat e saj drejtuese dhe teknike po punojnë intensivisht dhe me seriozitetin më të madh për t’i dhënë ekipit përfaqësues, një trajner të aftë dhe profesionist. Ne synojmë që trajneri i ri, t’i çojë edhe më përpara rezultatet e ekipit tonë përfaqësues dhe të ndikojë në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

Sa më shpejt të jetë e mundur, kandidatura që do të përzgjidhet, do të bëhet publike zyrtarisht dhe si gjithmonë me transparencë të plotë.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon edhe njëherë të sigurojë tifozerinë shqiptare se për ekipin kombëtar po punohet intensivisht, në mënyrë që atij dhe trajnerit të ri, t’i krijohen të gjitha kushtet për arritjen e rezultateve sa më të mira, që i kërkojmë të gjithë.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Sa e lehte eshte per disa te gjykohet para kohe pa u marr nje vendim ashtu si ndodh ne te shumtat e rasteve .
Mgjt edhe nga artikulli i fundit nuk besoj se do pranojne nje gje te tille por gjithashtu bashkohem dhe me mendimin e Biankes disi
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

:mah :mah :mah

Epo merreni shqipetare atehere e mos e merrni te asnje kombesie tjeter, se me te gjithe boten kemi pasur konflikte ne shqipet....
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

OK Engjell edhe Bianca sja u ndalon askush te mendoni ndryshe nga ne, por ne skemi pse marrim trajner serb per 1 milion arsye.
Edhe po i deshem ne serbet(lexo;armiqte tane shekullor), ata nuk na duan neve, mjafton te hysh ne sajtin e b92, kush merr vesh serbisht dhe ti lexosh komentet e serbeve ne lidhje me kete artikull.
Sidoqofte, nuk mendoj qe eshte racizem ta duash vendin tend, por meqe ju te dyja zonjusha jeni shume me te emancipuara, evropianizuara e...ku ta di une, ca ti besh qe ne maloket mendojme kshu ;).
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Un se di pse lodhen kot me traniera te huj , kur mund tja japin shum mire nje ish futbollisti shqipetar , te pakten ter ato lek rrije ne shqiperi e nuk ikin jasht , se persa i perket rezultateve nje ic te madh do bejn , si ai i huaji si ai shqipetari ..

Po dolet nga tema , me postime feje , apo politike apo te tilla do i fshij te gjitha , sic bera dhe me ato me siper , postime te mbara
.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Un pata ndegju qe nje nga Maqedonia , ka me qen trainer , pastaj sot e pash qe ne Austri me duket nuk e di sakt Kryetari i federates ka shku me u taku me kandidat per trainer te kombtares , do ishte shum keq te ishte nje trainer Shka ne kombtare , sepse mendoj se 50 % apo me shum e tifozav nga Kosova sdo ishin ne perkrahje te kombtares .

por sipas deklarates se fundit , qe Kurr nje shka ne pankinen e kombtares me gzoj ky send !
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Po pse nuk ven trajner Shqiptar...ka ndonje gje qe s'shkon nqs ven Shqiptar?
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

fcbesia une nuk u shpreha ne ate kuptim qe ju e keni marre dmth ne lidhje me kombesine dhe qe thashe jam dakort me Bianken e shpreha qarte "disi" dmth une u kapa vetem nga ana e sportit dmth tek sukseset apo puna qe mund te bejne , me kupton ?!!(vetem ne kete ane jam kapur une personalisht)
Sa per serbet une i urrej mos te them fare se me shume se ju por para se te japim nje mendim apo te krijojme nje ide te keqe per shqipetaret e Shqiperise duke i sulmuar me shkrime, duhet qe ky lajm te jete i vertetuar dhe i vendosur sepse mediat si gjithmone dhe kudo ne cdo ceshtje i bejne qimen tra dhe kjo dihet . Por si e shpreha me siper nuk mendoj se do e bejne nje gje te tille kur dihet qarte se shqipetaret armikun numer nje kane serbin .
Te pershendes :)
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

strakosha do ishte me i pershtatshmi besoj
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Mbi kete kandidature ka pasur shume polemika vetem tek sporti shqiptar ka pasur mbi 150 komente.gjithsesi mendimi im mbetet ky qe kam shprehur dhe tek kjo gazete.Ore kot ziheni kush do zgjidhet e kush jo, ne qofte serb, rumun, gjerman, slloven apo c’fare do qofte.Nuk e kuptoni qe do te zgjidhet ai qe do tu bindet me se miri urdherave te gjeneral Dukes,PESHKU QELBET NGA KOKA thone te vjetrit, pra nuk eshte e keqja serbomadhi, por serbi Duka. Derisa ne kemi drejtues qe e shohin futbollin si biznes personal, nuk ka rendesi emri i trajnerit .Ne kemi nje kombetare qe do pothuajse nje rinovim total ,dhe kete pune mund ta beje me se miri dhe nje nga ata gjetesit e talenteve [se nuk e di si quhen],por i lejon Duka &co trajneret te bejne punen e tyre ? Mendoj se jo.Shqiperia do nje trajner qe te punoje i pa varur ne punen e tij ,qe te kete forcen te lere jashte ekipit edhe yjet tane si Cana, Skela etj nese i sheh ne forme jo te mire,qe te jete gjithe kohen i disponushem per te pare kudo, te gjithe ata futbolliste me gjak shqiptar , dhe perfundimisht ti vihet kohe ne dispozicjon per te ndertuar nje ekip te denje.Mendoni se trajneret ne kete liste do sjellin ndonje ndryshim?Ndryshimet i sjellin investimet ne sport,dhe jo investimet ne trajnere te huaj ndryshimin e sjellim ne, duke i rritur femijet tane me identitet,eshte per te erdhur keq kur sheh gjithe ata te rrinj shqiptare qe zgjedhin kombetaret e tjera dhe shembuj ka plot.Por a mund ta beje trajneri kete pune, mos lejoje qe lojtaret tane te humbin neper dyerte e europes?Federata po, por federata eshte e zene te ndaje fitimet e biznesit te saj ,nuk ka kohe per keto gjera.Pra shkurt kombetarja jone ka nevoje per nje braktisje totale nga ne sportdashesit,mbase ngrihen nga gjumi dimeror ata qe e duan vertet futbollin.E KEQJA NUK JANE TRAJNERET ANTISHQPTARE POR ANTISHQIPTARET SHQIPFOLES TE FEDERATES TONE.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

me duket e cuditshme se paska qefli serbesh ketu,
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Une besoj se sporti nuk duhet te perfshihet ne politike, do te ishte nje xhest edhe paqedashes nga ana e shqiptareve po te merrnim nje trajner serb, por mendoj se nuk ka ardhur koha akoma qe t'i bejme keta hapa, eshte shume heret. Sidoqofte ne nuk mund te jetojme perjetesisht ne armiqesi me fqinjet tane, dikush duhet te jete qe te marrin guximin qe te beje hapin e pare, sporti duhet te jete nje fushe qe mund te sherbeje me shume per ura lidhese se per armiqesi te metejshme, sidoqofte une do te isha kunder nje serbi ne drejtim te kombetares, po te ishte per nje klub eshte gje tjeter. Pastaj kemi shqiptare sa te duash, ne fund nuk eshte se rezultatet me te huajit jane shume pozitive.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

nuk eshte ne rregull qe mi keni fshi postime,mundeni qe te mos iu pelqej mendimi im per kete gjest te poshter te FSHF por se eshte i poshter eshte.kurresesi nuk ben qe ne kete pozite te vie shkau.me kete fyeni Kosoven dhe lojtaret qe jane nga Kosova.dikujt i duket qe kjo eshte sport por gjaku nuk eshte uje.
 
Kjo qe thoni ju zoteri eshte shume e vertete, vetem per Lorik Canen Shqiperia nuk mund te ja lejoje nje gje te tille vetes.
 
pa dashur te ngateroj politiken me sportin dhe pa lexuar asnje post ne kete teme pervec artikulllit besoj se nje serb ska pune me kombetaren shqiptare, nuk do respektoje as ngjyrat as himnin kombetar.
kaq poshte paskan rene aty ne FSHF sa te tallin by..... me popullin,me ndjenjat tona dhe me ndjenjat qe kane serbet per ne???!!!
Ftuuuu.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

Do doja te thoja qe arti dhe sporti ne vetvete nuk kane kombesi dhe perbejne pergjithesisht revolucionin, theyrrjen e barrierave politike, por ne kete rast nuk mundem ta them.

Si do munde nje tranier serb te keshilloje apo urdheroje sportiste shqiptare nga Kosova ?

Si do te shikohej valle fitorja e kombetares tone, veper shkjau ?

Mund te ishte evituar kjo kandidature, mes te humburve, gjen me nacionalitete joserbe traniere sa te duash.

Tifozat te bejne menjehere nje peticion duke kercenuar se ne te kundert nuk do ta mbeshtesin kombetaren shqiptare ne asnje ndeshje.
 
Titulli: LAJM TRONDITES: FSHF, gati ti jep mandatin serbit per Kombetare!!!

do ktu po i ndegjoj , se perzij sportin me politik blla blla blla , sosht ktu pun politike as sporti , nje shka ne kombtare osht katastrofike , thjesht SLLAV te jet mjafton , a do merrte serbia nje shqiptare per kombtare ? edhe nese kampion europe ose botror sdo e merrshin , vetem fjal qe jon perhap mjafton eh le mo te mirret ne kombtare nje shka !
 
NESE DO E BENTE KAMPION EUROPE OSE BOTRORE doja te thoja !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top