Ladley moderon dialogun Prishtinë-Beograd

Ado

FISEBILIL-LAH
Kombet e Bashkuara kanë caktuar Andrew Ladley-n si negociatorin e ri, i cili do të ndërmjetësojë në bisedimet indirekte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të asistuara nga administrata e OKB-së në Kosovë.

Eksperti për çështje kushtetuese, elektorale dhe të drejtësisë në OKB, Ladley, siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, ka filluar konsultat me Prishtinën dhe Beogradin, për të gjetur zgjidhje ndërmjet palëve rreth 6 pikave të përcaktuara nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Ban Ki Moon.

Detyrë e Ladleyt do të jetë gjetja e zgjidhjeve sa i përket doganave, policisë si dhe çështjeve akoma të padefinuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përcaktuara edhe në letrën e Sekretarit Gjeneral, Ban Ki Moon.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, ka konfirmuar se diplomati zelandez tanimë ka filluar punën dhe se në kuadër të angazhimeve të reja që ka marrë në vend, është takuar me zyrtarë shtetërorë të Serbisë dhe të Republikës së Kosovës.

Gjer më tani, bisedimet indirekte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të mbikëqyrura nga UNMIK-u, i ka udhëhequr shefi i këtij mekanizmi, Lamberto Zannier, i cili ka arritur të gjejë një pajtim ndërmjet palëve, duke ndikuar në rifunksionalizimin e gjykatave në veri, ndërkohë që për 5 pikat e tjera, si doganat, policia, përcaktimi i vijës administrative dhe të tjera, nuk është gjetur ndonjë zgjidhje.

Sipas Ivankos, mandati i Ladleyt do të zgjasë deri në zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /rel/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top