sabah
Anëtar i Respektuar
Trajneri i ekipit Kombëtar, kroati Josip Kuzhe ka ndjekur nga afër ndeshjen Shkumbini-Vllaznia. Ai ka qenë i pranishëm në fushën sportive të Peqinit për të parë nga afër talentin e Vllaznisë, sulmuesin Bekim Bala si dhe portierin Ilion Lika, i cili është një pretendent për portën kuqezi. Kuzhe vjen në Shqipëri pas një zbori që ka bërë futbollistëve të rinj shqiptarë që luajnë në Greqi, kryesisht moshave 17-20 vjeç. Bashkë me të kanë qenë të pranishëm edhe trajnerët e skuadrave U-19, Ramadan Shehu dhe U-21, Artan Bushati.
(Panorama )
(Panorama )