alfonci
Veri investigatio
TIRANE-Afrikani Papa Albaye Diop së shpejti do të jetë një futbollist i kombëtares shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas të cilave ky institucion ka nisur tashmë procedurat për pajisjen me pasaportë të mbrojtësit senegalez. Ka qenë vetë trajneri Josip Kuzhe ai që e ka sugjeruar emrin e futbollistit afrikan, që është vetëm 25 vjeç. Trajneri i kombëtares ka ndjekur shumë ndeshje të kampionatit deri më tani, por është ankuar se problemi më i madh i Shqipërisë mbetet fakti se nuk ka asnjë mbrojtës qendre. Madje as Franc Veliu, i cili u mor me shumë optimizëm nga ekipi kombëtar Shpresa, nuk e ka bindur kroatin në miqësoren e para një muaji me Greuther Furth. Kësisoj, duke parë pamundësinë e gjetjes së një qendre dhe faktit se Shqipërisë aty i duhet të tërheqë dy mesfushorë të mirëfilltë si Cana e Curri, tekniku i përfaqësueses shqiptare i ka kërkuar Federatës që të nis procedurat për pajisjen me pasaportë të futbollistit dinamovit. Një gjë e tillë tashmë është bërë realitet dhe burime nga FSHF kanë bërë të ditur se Diop mund të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, atë të eleminatoreve të Europianit 2012.
Mbrojtja
Reparti i mbrojtjes ka qenë vërtetë më problematiku për kombëtaren shqiptare në edicionet e fundit. Largimi i Nevil Dedes apo forma deri diku në rënie e Beqirit, ka detyruar trajnerët, si Ari Han, ashtu edhe Josip Kuzhe, që të përshtasin në repartin e prapavijës mesfushorët Lorik Cana e Debatik Curri. Por, ky kthim mbrapa i tyre ka bërë që përfaqësuesja kuqezi të humbasë jo pak cilësi në mesfushë, sidomos në ndeshjet ku edhe Altin Lala nuk ka luajtur. Kuzhe ndoqi disa ndeshje të kampionatit shqiptar me synimin pikërisht për të gjetur qendërmbrojtës, por ai e quajti të dështuar këtë mision, duke deklaruar se "në Shqipëri nuk ka asnjë qendër të mirëfilltë". Por, ndjekja nga afër e disa ndeshjeve të Dinamos, ka bërë që kroati të bindet për aftësitë e Papa Diop, i cili nuk grumbullohet nga kombëtarja e Senegalit.
Diop
Pajisja me nënshtesinë shqiptare dhe marrja e Diop në kombëtare, natyrisht që është një risi më vete në futbollin shqiptar. Deri më tani Shqipëria ka marrë futbollistë të shumtë, por gjithnjë me kombësi shqiptare, siç janë kosovarët që veshin fanelën kuqezi. Ndryshe qëndron puna me Diop, i cili është me kombësi jo shqiptare, ç'ka do të ishte thyerja e një barriere. Në konferencën e fundit për shtyp, të mbajtur dy ditë më parë në ambientet e FSHF, Kuzhe e tha hapur: "Duke parë rrethana të tilla, ne duhet të veprojmë si Bosnja apo Turqia dhe të marrim futbollistë nga vende të tjera". Fjalët e trajnerit kuqezi lidheshin pikërisht me nisjen e procedurave për pajisjen me pasaportë të Diop. Më përpara, nënshtetësinë shqiptare dhe dëshirën për të luajtur me kombëtaren kuqezi e ka shprehur edhe nigeriani i Tiranës Abraham.
Nga: ALTIN LATIFI
(d.b/GSH/BalkanWeb)