Kuzhe kërkon afrikanin Diop në ekipin kombëtar

alfonci

Veri investigatio
TIRANE-Afrikani Papa Albaye Diop së shpejti do të jetë një futbollist i kombëtares shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas të cilave ky institucion ka nisur tashmë procedurat për pajisjen me pasaportë të mbrojtësit senegalez. Ka qenë vetë trajneri Josip Kuzhe ai që e ka sugjeruar emrin e futbollistit afrikan, që është vetëm 25 vjeç. Trajneri i kombëtares ka ndjekur shumë ndeshje të kampionatit deri më tani, por është ankuar se problemi më i madh i Shqipërisë mbetet fakti se nuk ka asnjë mbrojtës qendre. Madje as Franc Veliu, i cili u mor me shumë optimizëm nga ekipi kombëtar Shpresa, nuk e ka bindur kroatin në miqësoren e para një muaji me Greuther Furth. Kësisoj, duke parë pamundësinë e gjetjes së një qendre dhe faktit se Shqipërisë aty i duhet të tërheqë dy mesfushorë të mirëfilltë si Cana e Curri, tekniku i përfaqësueses shqiptare i ka kërkuar Federatës që të nis procedurat për pajisjen me pasaportë të futbollistit dinamovit. Një gjë e tillë tashmë është bërë realitet dhe burime nga FSHF kanë bërë të ditur se Diop mund të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, atë të eleminatoreve të Europianit 2012.

Mbrojtja

Reparti i mbrojtjes ka qenë vërtetë më problematiku për kombëtaren shqiptare në edicionet e fundit. Largimi i Nevil Dedes apo forma deri diku në rënie e Beqirit, ka detyruar trajnerët, si Ari Han, ashtu edhe Josip Kuzhe, që të përshtasin në repartin e prapavijës mesfushorët Lorik Cana e Debatik Curri. Por, ky kthim mbrapa i tyre ka bërë që përfaqësuesja kuqezi të humbasë jo pak cilësi në mesfushë, sidomos në ndeshjet ku edhe Altin Lala nuk ka luajtur. Kuzhe ndoqi disa ndeshje të kampionatit shqiptar me synimin pikërisht për të gjetur qendërmbrojtës, por ai e quajti të dështuar këtë mision, duke deklaruar se "në Shqipëri nuk ka asnjë qendër të mirëfilltë". Por, ndjekja nga afër e disa ndeshjeve të Dinamos, ka bërë që kroati të bindet për aftësitë e Papa Diop, i cili nuk grumbullohet nga kombëtarja e Senegalit.

Diop

Pajisja me nënshtesinë shqiptare dhe marrja e Diop në kombëtare, natyrisht që është një risi më vete në futbollin shqiptar. Deri më tani Shqipëria ka marrë futbollistë të shumtë, por gjithnjë me kombësi shqiptare, siç janë kosovarët që veshin fanelën kuqezi. Ndryshe qëndron puna me Diop, i cili është me kombësi jo shqiptare, ç'ka do të ishte thyerja e një barriere. Në konferencën e fundit për shtyp, të mbajtur dy ditë më parë në ambientet e FSHF, Kuzhe e tha hapur: "Duke parë rrethana të tilla, ne duhet të veprojmë si Bosnja apo Turqia dhe të marrim futbollistë nga vende të tjera". Fjalët e trajnerit kuqezi lidheshin pikërisht me nisjen e procedurave për pajisjen me pasaportë të Diop. Më përpara, nënshtetësinë shqiptare dhe dëshirën për të luajtur me kombëtaren kuqezi e ka shprehur edhe nigeriani i Tiranës Abraham.

Nga: ALTIN LATIFI

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 
V.K sa vijne dhe me shume per lesh po ikin keta tanet
 
Puro shqiptare mo vlla,me kete shqiperia do te kualifikohet ne eleminatoret e ardhshme.Na marte djalli me gjithe kombesi ptu ptu
 
Mos behet fjale per Papa Bouba Diop ?


[YOUTUBE]JigE4eC7XeI[/YOUTUBE]
 
Mos behet fjale per Papa Bouba Diop ?


[YOUTUBE]JigE4eC7XeI[/YOUTUBE]

Jo nuk behet fjale per kete lojtar. Artikulli thote qe ai nuk luan me kombetare Senegaleze dhe momentalisht luan ne Superligen Shqiptare me Dinamon ne mos gabohem. Ai luan si qendermbrojtes.

Une mendoj se eshte shume interesante kjo. Ne nje fare menyre eshte mesazhi shume i qarte per shqiptaret se globalizimi po ndikon tek ne ne menyra te pamenduara me perpara. Psh Sukaj ka luajtur me vllaznine duke u bere nje lojtar i deshiruar nga shume klube, mori oferta nga jashte sidomos nga Gjermani dhe kishte mundesi te jepte dicka te vertete ne karriere. Mirepo kapricot e tij e bene qe ai te humbiste "prestigjin" e fituar papritmas. Arsyeja ishte e thjeshte ai nuk paraqitej ne stervitje, filloje te dale kafeve dhe te zbuloje shkodren dhe tani luan ne kategorine e dyte Turke. Momentin qe te gjithe prisnin qe ai te rritej ne fakt ai u zvogelua. E gjeje kete si shume interesante per faktin sesa pak po ben rinia per ti dhene hov te ardhmes se saj. Sesa rehat i arrijne majat dhe sesa shpejt bien papritmas dhe prektin token serish. Jo me kot kemi me dhjetra klube, miniklube dhe liga te pafundme, por kemi shume pak lojetar kualiteti dhe cilesie.

E njejta gje do te ndodhe shume shpejt me punet e tjera te rendesishme ne vend. Nuk do te jete me kusheriri, i njohuri i shokut qe do i beje punet por do te jete nje njeri per te kulturen e te cilit mund te dish teper pak por eshte personi qe afron me shume ne tregun e punes. Shqipetaret ku do mbeten? Aty ku do meritojne ne shumicen e rasteve. Globalizimi eshte nje furtune qe kerkon vetem te marre nga individi, nese s'ke asgje per ti dhene as ai ska asgje per te dhuruar ty.
 
puna eshte se nuk eshte nevoja te shkojme nga nje ane ne anen tjeter pa ndalim....Tallim Greket qe kane nje basketbollist te zi qe fundja ka dhe njerin prind Grek me duket si e egzagjeruar kjo gje nje zezak ne nje kombetare Shqiptare....Nuk shkon !!!
 
Do te kete qene i pire Kuzhe kur ka propozuar ket senegalezin per lojtar kombetareje.Edhe kjo ishte mangut ne shqiperi.
 
Titulli: Kuzhe kërkon afrikanin Diop në ekipin kombëtar

TO e pa qe si ekip me kejt shqiptare kombtarja lidhje me futboll nuk po ka as qe ka me pas naj her kur nuk ki shkoll t'mir t'futbollit at'her pse jo ? plot ekipe n'bot muj me thon ndoshta edhe kejt kan lojtar qe sjan te asaj kombsie por qe kan passaport pra qe dmth send keq s'osht .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top