Kush po i frigohet bashkimit të Kombit ???

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
" Sa më shumë ta trembesh një popull, aq më shumë duhesh të keshë frikë prej tij, sepse zëri i popullit është edhe zëri i Zotit"
" Shqiptarinë ruaje Zot prej tradhëtarve"!

U mbushën 131 vjetë qysh së na ndanë, na coptuan copa-copa; e cunguan Kosovën nga tungu amë-nga Shqipëria Etnike. Kur flas për Kosovën, kam parasysh të gjitha trojet e mbetura nën sundimin serbo-sllavo-maqedono-ortodoks.



Kjo tokë shqiptare nuk ishte një ishull në këto hapësira, por së këto troje ishin dhe janë edhe sot vazhdimësi e Shqipërisë Etnike, është vazhdimësi e kombit shqiptar, i cili asnjëherë nuk i ka rrembyer kujt asnjë pëllëmbë toke. Përkundrazi, është coptuar, së pari në Kongresin e Berlinit, për të vazhduar coptimin edhe në Konferëncën e padrejtë të Ambasadorëve në Londer (1912-13).
ثshtë për të ardhur keq, së me 1913 nuk dual një Lidhje e Prizrenit për t'i treguar botës vullnetin dhe qëndresën e shqiptarëve. Por për fat të keq të shqiptarëve, kombi ynë pësoi tragjedinë më të madhe të ndarjes dhe okupimit të teritoreve të veta nga armiqtë sllavo-ortodoksë.
Por, jo vetëm kaq, sepse të gjitha qeveritë që parakaluan në skenën politike të Shqipërisë, nuk qenë në gjendje që të bënin ndonjë veprim të organizuar për mbrojtjen e tokave shqiptare, të grabitura me dhunë dhe të bekuara nga Europa Plakë dhe nga trathëtarët e vendit. Kishte nga ata që i falën armiqëve serbo-sllav toka shqiptare (si Vermoshin dhe Shen Naumin), vetëm për të ardhur në pushtet (si Ahmet Zogu).
Prandaj, qëllim i çdo inelektuali të mirëfilltë, sot duhet të jetë bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Pra çdo shqiptar i vërtetë, me ndjenja patriotike nuk guxon t'i shmanget obligimit kombëtar, të cilin e trasuanë nëpër luftëra çlirimtare, që nga Skenderbeu e gjërë të UاK-ja e lavdishme. Kjo duhet të jetë vija dhe ideali i çdo shqiptari.
Kohëve të fundit, në skenën politike botërore kanë filluar të dalin në sipërfaqe tëndenca të ndryshme politiko-diplomatike, gjëja, për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptaro-serb, duke filluar nga ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq e gjerë të Kongresmeni amerikan (D.R), i cili propozon shkëmbim teritoresh në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e këtij kongresmeni amerikan u kundershtua ashpër nga "politikanët"e Kosovës, të Shqipërisë Londineze dhe të Maqedonisë shqiptare. Kundershtime të kësaj deklarate kishte edhe nga disa analistë të politikës shqiptare, pa u lëshuar fare në analiza më të thella.
Deklarata e Kongresmenit amerikan (D.R) nuk guxon të hudhet poshtë pa u analizuar tërësisht. Kësaj deklarate duhet t'i përgjigjemi me një program të mirëfilltë kombëtar, siç është programi i Lidhjes së Prizrenit, për bashkimin e teritoreve shqiptare. Nuk guxojmë të lëshohemi në eufori dhe megallomani për shtrirjen e teritoreve shqiptare. Sepse nëse ne lëshohemi në gjëra të tilla, atëherë ekziston mundësia që t'i humbim edhe këto pak teritore që i kanë mbetur shqiptarisë. Ne të gjithë e dijmë së teritoret shqiptare shtrihen gjërë të Nishi, duke përfshirë Leskovcin, Prokuplën Kurshumlinë, Pazarin e Ri etj. Por shtrohet pyetja: A kemi mundësi që të lëshohemi në këso aventurash, sepse këto teritore i kemi humbur gjatë historisë dhe nuk kemi gjasa, as teorike që t'i kthejmë. Sot është rrezik përmanent që t'i humbim edhe teritoret me shumicë shqiptare-Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, të cilat po i nënshtrohen një represioni të egër nga bishat serbe. اdo kohë e humbur, është humbje edhe për NE shqiptarët. Nuk guxojmë të vonohemi, por të bashkohemi dhe të veprojmë bashkarisht për të sendertuar aspiratën tonë shekullore të bashkimit tonë kombëtar.
Me këto deklarata, shqiptarët kanë një mekanizëm të fortë në duartë e tyre. Dialog me këdo, dialig për gjithëçka, por pa vendosur fillimisht për asgjë. Derisa serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës, shqiptarët duhet që pa ngurim dhe me guxim qytetar dhe patriotik, të kërkojnë bashkimin e tokave shqiptare. Kjo duhet të jetë përgjegja shqiptare ndaj iniciativave të tilla për shkëmbim teritoresh në mes Kosovës dhe Serbisë (JO), por në mes Shqipërisë dhe Serbisë (PO).
Mirëpo siq po shifet nuk ak iniciativa të tilla nga ana shqiptare, sepse dikush po i frigohet bashkimit të Kombit. Ky dikushi janë "politikanët" shqiptarë të cilët nuk duanë, apo nuk po guxojnë që para Bashkësisë nderkombëtare të kërkojnë ridefinimin e kufijve të Ballkanit Përendimor. PSE ??? PO ! Këta "politikanë"nuk dëshirojnë t'i humbin postët e tyre që i kanë në hierarkinë politike shqiptare. Ata nuk dëshirojnë ta prishin rehatinë e tyre dhe të familjeve të tyre që e kanë arritë mbi gjakun e dëshmorëve. Ata janë të paaftë për lëvizje të mdha kombëtare. Ata nuk e kanë guximin për ta kundershtuar politikën nderkombëtare për procese madhore kombëtare.. Këta "politikanë" duanë të jenë më parë internacionalista (globalista); së sa të jenë nacionalista (kombëtar). Ata, gjoja po e duakan stabilitetin e Ballkanit, e me ketë nuk e duan krijimin e Shqipërisë Etnike. Me ketë, ata janë kundershtarët më të mdhenjë të unifikimit të kombit të tyre.
BE-ja me politikën e vet anti-shqiptare po punon me të madhe dhe intenzivisht për rindarjen e teritoreve shqiptare. Por tani në dëm të shqiptarëve. DMTH. është rrezik përmanent që shqiptarët prap të humbin teritore pa kurrfarë kompensimi, siç ka ngarë gjatë gjithë historisë.
Prandaj, nëse ne shqiptarët nuk dijmë të sillemi ashtu si duhet para bashkësisë nderkombëtare, dhe të dalim me projekte konkrete dhe fakte historike, atëherë ekziston rreziku që BE-ja të vendosë vetë për ta mbyllur problemin shqiptaro-serb, por tani në dëm të shqiptarëve.
Shtrohet pyetja: اka duhet të bëjnë shqiptarët në këto momente kruciale për kombin?
1. duhet të ekzistojë vullneti dhe vendosëmëria e popullit shqiptar për të vendosur vetë për të sotmën dhe të nesermën e tij;
2. është momenti që ne shqiptarët të bashkohemi për ta krijuar një front unik në veprime, për ta marrë në duartë tona zgjedhjen e çështjes sonë kombëtare;
3. duhet që sa më parë t'i largojmë nga skena politike mbarëshqiptare të paaftit, parazitët dhe mafiozët;
4. duhet që me vendosmëri t'u tregojmë qendrave vendosëse nderkombëtare, që Ne jemi vetë të zotët të udhëheqim dhe duam që vet të jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë;
5. nuk guxojmë të këmbngulim në mosndryshimin dhe ridefinimin e kufijve të Ballkanit Përendimor: Por ketë ta bejmë në interes të bashkimit tonë kombëtar.
Sot po shifet kjartë së BE-ja e ka kuptuar fare mirë, së pa krijimin e shteteve kombëtare në Ballkan; nuk ka as që mundë të ketë qetësi në ketë rajon fuçi baroti. Mirëpo, ketë nuk po e kuptojnë, apo nuk po duanë ta kuptojnë "politikanët" shqiptarë në hapësirat mbarëshqiptare. Arsye e vetme e tyre është miopia dhe marrëzia e tyre politike në dëm të politikës gjithëshqiptare.
Prandaj, sot kërkohet nga forcat patriotike dhe nga intelektualët e mirëfilltë shqiptarë që të bashkohen rreth Flamurit tonë kombëtar dhe ta marrin në duart e tyre fatin e kombit dhe ta formojnë një qeveri mbarëkombëtare, nëse dëshirojmë të shpëtojmë atë që sot mund të shpëtohet. Neser do të jetë shumë vonë, për të mos thënë, e pamundur.
" Asgjë në të ardhmën nuk mund të ndryshohet, nëse nuk nxjerrim mësim nga Historia"!


Agim Curri, sociolog AlbaniaPress
 
Jemi i vetmi komb ne Evrope por edhe nga te paktet ne bote qe nuk e kemi zgjidhur ceshtjen kombetare.Akoma shqiptaret jetojne te ndare ne 5 shtete te ndryshme.Eshte ne nderin por edhe ne interesin e te gjithe shqiptareve bashkimi i tyre ne nje shtet te vetem kombetar.Shqiptaret kane kaluar shume situata te veshtira qe kane vene ne pikpyetje ekzistencen e tyre si komb,megjithate fale zotit mbijetuan.Duke patur parasysh konjekturat e krijuara ne favor te shqiptareve,eshte detyre dhe obligim per kedo qe e ndjen veten shqiptar,per intelektualet dhe per rinine shqiptare qe te perpiqen per te kaperxyer disa pengesa artificiale (sigurisht si rezultat i pushtuesve turq,serbe e greke)qe nxitin dallimet e shqiptareve veri -jug dhe toske e gege.Jemi vllezer te nje gjaku ,flasim nje gjuhe kemi nje hero kombetar,jane keto arsyet kryesore qe na bashkojne.Ky bashkim do ti sjelle prosperitetin e munguar shqiptareve ne ekonomi dhe dinjitetin ne arenen nderkombetare.Te mos harrojme,bashkimi ben fuqine.Po je i vogel dhe i pafuqishem te shtyjne e te peshtyjne te gjithe.E kjo ka qene arsyeja kryesore qe kemi mbetur ketu ku jemi.Te bejme realitet endren e rilindasve tane,shqiperine etnike per te cilen ata luftuan me pushke dhe me pene.Te organizohet urgjentisht nje lidhje e dyte e Prizrenit per te realizuar kete bashkim kombetar.Koha nuk pret me.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top