Kush jane fotografet tuaj te preferuar???

bella

Anëtar i Nderuar


Pasioni, hobi dhe kenaqesia ime eshte fotografia....Edhe pse nuk i kam perkushtuar shume kohe ketij pasioni, perseri fotografia me magjeps, me intrigon, emocionon gjithmone.
Kam idhujt e mi personal dhe te parin po ve:Robert Doisneau

Po per ju? dhe tregoni ndonje foto te ketyre mjeshtrave te kesaj bote te mrekullueshme dhe te trishte sic eshte fotografia.

Robert Doisneau (Gentilly, 14 prill 1912 – Montrouge, 1 prill 1994) eshte nje fotograf francez.

Per mua Robert Doisneau eshte nje nga mjeshtret me te mire te fotografise se te gjithe koherave. Ka qene nje vezhgues i mire i jetes jo vetem i rrugeve te Parisit por edhe te shoqerise franceze, e ka kapur me nje sy ironik dhe shpesh humoristik. Me ka goditur historia e fotos qe titullohet " La Basier de hotel de ville", kur dy protagonistet, nje cift qe puthen me rrembim ne rruge, e denuncojne per te reklamuar sheperblimin e tyre: dy personazhet e operas ishin Francoise Bornet dhe Jacques Carteaud, dy aktore dhe modelle. Pra nuk ishte nje imazh i marre rrembimthi ashtu si autori thoshte. Por kjo nuk i heq fotografise ne fjale, ate aureol romanticizmi dhe celebrimi dashurie qe shfaqte dhe qe e beri aq te famshme.
Cilesia e Dosneau eshte aftesia e kerkimit, kapje momentesh me shume humanizem, evente te vogla te perditshmerise duke i kthyer ne sublime.

« Ajo qe une kerkoja te tregoja ishte nje bote ku do te ndihesha mire, ku personat do ishin xhentil, ku do doja te gjeja embelsine qe shpresoja te gjeja. Fotot e mia ishin si nje prove qe kjo bote mund te egzistoje. »

(Robert Doisneau)

Fotoja me poshte titullohet." La Basier de hotel de ville", ne 1950
 

Attachments

  • StreetphotogrpahyDoisneau.jpg
    StreetphotogrpahyDoisneau.jpg
    29.7 KB · Shikime: 60
Thomas Roma eshte nje tjeter fotograf shume i mire, amerikan, jeton ne New York dhe eshte shume i kerkuar.

Kjo foto eshte bere:
E enjte, 29 nendor 2007.
 

Attachments

  • thomas_roma.jpg
    thomas_roma.jpg
    46.8 KB · Shikime: 60
Kam disa gjera interesante por te shkruara me dore dhe me duhet ti hedh ne word me rradhe...por do vazhdoj. flm :D
 
Oliviero Toscani eshte nje tjeter fotograf i famshem. Ai eshte italian dhe njihen ne te gjithe boten. Ka lindur ne Milano 29 Shkurt te 1942. Dhe njihet internazionalisht si forca me e famshme krijuese te gazetave me te famshme dhe markave te botes. Eshte nje krijues i imazheve dhe promovimeve publicitare. Ka punuar me shume firma nder vite, duke kaluar nga Espirit, Chanel, Fiurucci, Prenatal. Si fotograf mode ka bashkpunuar dhe bashkpunon per gazetat si Elle, Vouge, GQ, Harper's Bazzar, Esqueire, Stern etj. Nga viti 1982 deri ne 2000 ka bere Benetton nje nga firmat me te njohura ne bote.

Fuqia e imazheve me terheq gjithmone.
Adhuroj mbi te gjitha qartesine e ketyre fotove qe disave u jep nje grusht ne stomak ndersa disa te tjereve u dhuron nje shprese per nje bote me te lire nga hipokrizia e formes......Provokues!!!


shprehje e Toscanit dhe dy foto te tij."Librat mund te sherbejne per tju ulur siper. Do jete ngaqe s 'lexoj liber, qe s'shkoj ne kinema, nuk kam televizor. Injoranca ime eshte kultura ime."
 

Attachments

  • a34db90f1a60a69d3b89792bf7553f24.jpg
    a34db90f1a60a69d3b89792bf7553f24.jpg
    20 KB · Shikime: 51
  • 2557xmv8.jpg
    2557xmv8.jpg
    93.1 KB · Shikime: 68
Besoj se te gjithe i kane pare fotot e Kim Anderson. Ato perdoren ne shume kartolina dhe ne kalendare. Kim Anderson eshte nje fotograf i cili kap momentet me te lezetshme me femije dhe i ve ata ne film. Femijet ne fotografite e tij paraqisin pothuajse cdo race te botes dhe cdo moshe. Fotografite e tij per mendimin tim nuk jane thjesht romantike, por me duken shume te pastra, te sinqerta, me ate shpirtin e padjallezuar femijnor. Plus ngjyrat qe perdor ai me pelqejne jasht mase.

Po sjell nje shembull:
kim-anderson.jpg


Per me shume : Kim Anderson Arts -- Romantic greetings and love funpages
 
Sebastian Salgado, lindur në 8 Shkurt të vitit 1944 Brazil, është një fotograf dokumentarësh dhe fotograf gazetash.: Fotografi që përdori teknikën në bardh e zi dhe tema goditëse të kohëve moderrne, nga të drejtat e punëtorëve deri tek varfëria në Vëndet gjatë zhvillimit,.


Henri Cartier-Bresson Fotograf francez i 1908, ka bërë historinë e fotografisë moderrne.(, 22 Gusht 1908 – 3 Gusht 2004) ka qënë një fotograf francez që nga shumë u quajt si babai i fotogazetarisë

Robert Doisnau, përqëndron shkrepjet e tij mbi njeriun, në vecanti për të kapur gjëndjen e tij që ka në shoqëri.(Gentilly, 14 Prill 1912 – Montrouge, 1 Prill 1994)

është një fotograf japonez erotik.

Araki Nobyoshi,(Tokyo, 25 Maj 1940) është një fotograf japonez erotik, provokator, shumë i kërkuar nga kolleksionistët e të gjithë botës për fotogarfitë e tij të grave.

Helmut Newton,(Berlino, 31 Tetor 1920 – Los Angeles, 23 Janar 2004). Ishte fotograf gjerman, i famëshëm për vecantin e tij në studimin e nudos femërore. Fotograf i vleresuar që gjen dimensionin e tij në botën e modës.


Herbert Ritts (Los Angeles, 13 Gusht 1952 – Los Angeles, 26 Dhjetor 2002), ishte një fotograf dhe regjizor amerikan.
arriti të vër një mënyrë të rë portretesh të personazheve të modës dhe kinemasë, përtej imazhit të patinuar.


Man Ray , pseudonimi i Man Emmanuel Rudzitsky (Filadelfia, 27 Gusht 1890 – Paris, 18 Nentor 1976)
Zhvillon artin e tij midis dadizmit dhe surrealizmit, ka meritën të sjell fotografin mbi planin ekspersiv si atë të pikturës edhe të skulpturës.

Edward Weston, (Highland Park, Illinois, USA, 24 Mars 1886 - Wildcat Hill, California, USA, 1 Janar 1958) ishte një prej fotografëve më të rëndësishem në vitet e para'900
 

Attachments

  • 1941.jpg
    1941.jpg
    11.4 KB · Shikime: 49
  • Shell, Glendale 1927.jpg
    Shell, Glendale 1927.jpg
    11.6 KB · Shikime: 59
Redaktimi i fundit:
Me pelqen shume fotografia por asnjehere s'kam pare kush e ka bere foton...

Nje fotografe qe me pelqen mua eshte Anne Geddens...(kesaj vetem i kam lexuar emrin)
 
Sebastian Salgado, lindur në 8 Shkurt të vitit 1944 Brazil, është një fotograf dokumentarësh dhe fotograf gazetash.: Fotografi që përdori teknikën në bardh e zi dhe tema goditëse të kohëve moderrne, nga të drejtat e punëtorëve deri tek varfëria në Vëndet gjatë zhvillimit,.

E adhuroj Sebastiao Salgadon! Ai eshte nje artist me plot kuptimin e fjales, dhe nje intelektual i koheve tona.

Mua ne pergjithesi me pelqejne fotografite gazetareske ose fotografite e modes. Prandaj Horst P. Horst, nje fotograf Gjermano-Amerikan, Jean Dieuzaide, fotograf francez, dhe Irving Penn, fotograf Amerikan jane tre te preferuarit e mi tani per tani.

Horst P. Horst ka bere fotografi edhe te femme fataleve te jetes reale te kohes se tij, si Coco Chanel dhe Marlene Dietrich. Megjithate dy fotografite e tij me te famshme jane dy te meposhtmet. Mua me pelqen shume e dyta...e para ma merr mendja eshte e famshme me shume per shkak te meshkujve. :p
08_horst_p_horst.jpg

horst_p_horst_corset.jpg

Ndersa Jean Dieuzaide edhe i famshem per fotografine skizofrenike te Salvador Dalit ne uje.
ph060048.jpg


Irving Penn njihet per fotografite e modes, por edhe per nje foto te Pablo Picassos :
penn01.jpg
 
ca ti bej qe skam nje aparat ... po me ato ckam pare ....ju siguroj qe fotot me te bukura do ju a kisha sjelle une
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top