Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0418084314641_m.gif

اështja e pagesës është një lloj testi i veçantë, i cili tregon se a është mashkulli tamahqar, por ekzistojnë edhe çështje të tjera.
Rreth 55% të femrave mendojnë se mashkulli është ai që duhet të paguajë (drekën, darkën, pijen) në takimin e parë, me çka pajtohen edhe 78% e meshkujve. Deri te ky konstatim ka ardhur studimi i përbashkët i uebsajtit amerikan për takime, “JDate” dhe i uebsajtit “ChristianMingle.com”, studim i bërë në 2700 njerëz.

“Meshkujt janë edukuar në atë mënyrë, që të mendojnë se pagimi i drekës apo darkës së takimit të parë është obligim i tyre, por nëse femra insiston që të paguajë apo që ta ndajnë pagesën përgjysmë, atëherë kjo është e drejtë e saj që duhet të respektohet, thotë këshilltarja martesore amerikane”, Rachel Sussman.

اështja e pagimit është njëra ndër dilemat më të shpeshta gjatë takimit të parë. Sipas rregullave të pashkruara, ai që thërret në takim duhet ta bëjë edhe pagesën, por sikur që pamë, si meshkujt, po ashtu edhe femrat, shumica e tyre, mendojnë se mashkulli është ai që duhet ta fusë dorën në xhep.

Nëse ju, si femër, i lejoni atij që të paguajë, atëherë duhet ta falënderoni dhe të mos e lejoni që atë pagesë ta përdorë si mjet për t’ju bërë presion. Nëse nuk ndiheni mirë që ai të paguajë, apo që ju t’i keni borxh diçka atij, atëherë ndajeni pagesën në dysh, thotë Sussman. Por, nëse e dini se mashkulli me të cilin keni dalë në takim nuk ka një gjendje të mirë financiare, atëherë është mirë që pagesën ta bëni ju. /Telegrafi/
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Po a jemi te barabarte ç'jan keto studime mesjetare?
Vazhdoni vajza,kjo esht prove qe e kemi arritur barazine.
 
Ai ai ai
Biles nganjehere bej sikur dua te paguaj une :p, por nese me le uaa sa inate e marr :p
Flitet per te parin se pastaj ndihem e 'detyruar' te paguaj une cdo here (nuk nxjerr kend deficit :p)
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Po a jemi te barabarte ç'jan keto studime mesjetare?
Vazhdoni vajza,kjo esht prove qe e kemi arritur barazine.

BoOoMBaStiCk, per te paguar nuk duan barazim femrat, i duan vetem per te drejtat
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Me mire sekush te veten :p

Gabim je!
 
Sikur eshte hapur 1 here kjo tema Ylli :)

Gjithsesi varet , por se kam prb te paguaj, nuk e ka me detyrim as mashkulli,
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Ndoshta edhe eshte hapur Zana1, nuk e gjeta une, prandaj e solla
Nese eshte e dyfishuar i lutem stafit ose ta bashkoj ose ta fshij kete teme
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Me mire sekush te veten :p

Gabim je!

Ndoshta edhe jam gabim, por varet nga vendi se ku gjendet cifti...
Mua me ndodhe gjithenje te paguaj...Nje here me ka ndodhur te paguaj femra e cila insistoi te pijme dicka dhe une nuk kisha lek me vehte, ndera ne lokalin ku ishim nuk pranonin pagesen permes katres se kredise.
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

jeni shume te trashe? pse dhe ktu do e shikosh barazine ?

ja te ta shpjegoj pak

eshte takimi i pare, dmth qe me shume (ose pak) mund ke arritur ta nxjeresh tjeter ne nje kafe/darke me ty qe mezi e ke pritur me siguri
nqs do ta besh per vete dhe ky takim te mos jete i pari dhe i fundit, do besh gjithcka qe ajo te ndihet mire,rehat
te paguash darken e pare per nje femer qe ka pranuar te ha darke me ty, i fal asaj njefar sigurie te ty si mashkull
pastaaaaj nese ia del ti cosh gjerat ne nje nivel tjeter, kjo tema e pageses mund te sqarohesh shume lehte mes te dyve
 
Sot kan ndryshuar kohrat edhe pse ka ngelur ajo qe duhet te paguaj mashkulli gjithsesi jam e mendimit qe duhet te dy! Lol kjo ishte ne pergjithsi saper takimin e pare djali mo
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Ndoshta edhe jam gabim, por varet nga vendi se ku gjendet cifti...
Mua me ndodhe gjithenje te paguaj...Nje here me ka ndodhur te paguaj femra e cila insistoi te pijme dicka dhe une nuk kisha lek me vehte, ndera ne lokalin ku ishim nuk pranonin pagesen permes katres se kredise.

Tani normale qe do paguante ajo, apo do laje pjatat ti per te nxjerre leket e pijes ncncncncnccncn
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

jeni shume te trashe? pse dhe ktu do e shikosh barazine ?

ja te ta shpjegoj pak

eshte takimi i pare, dmth qe me shume (ose pak) mund ke arritur ta nxjeresh tjeter ne nje kafe/darke me ty qe mezi e ke pritur me siguri
nqs do ta besh per vete dhe ky takim te mos jete i pari dhe i fundit, do besh gjithcka qe ajo te ndihet mire,rehat
te paguash darken e pare per nje femer qe ka pranuar te ha darke me ty, i fal asaj njefar sigurie te ty si mashkull
pastaaaaj nese ia del ti cosh gjerat ne nje nivel tjeter, kjo tema e pageses mund te sqarohesh shume lehte mes te dyve

Ja ketu pajtohem me ty Yellow Redhead
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Tani normale qe do paguante ajo, apo do laje pjatat ti per te nxjerre leket e pijes ncncncncnccncn

Jo se do laja pjatat, por nuk do hyja fare per te pire!
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

jeni shume te trashe? pse dhe ktu do e shikosh barazine ?

ja te ta shpjegoj pak

eshte takimi i pare, dmth qe me shume (ose pak) mund ke arritur ta nxjeresh tjeter ne nje kafe/darke me ty qe mezi e ke pritur me siguri
nqs do ta besh per vete dhe ky takim te mos jete i pari dhe i fundit, do besh gjithcka qe ajo te ndihet mire,rehat
te paguash darken e pare per nje femer qe ka pranuar te ha darke me ty, i fal asaj njefar sigurie te ty si mashkull
pastaaaaj nese ia del ti cosh gjerat ne nje nivel tjeter, kjo tema e pageses mund te sqarohesh shume lehte mes te dyve

po tani varet nga kendveshtrimet,

se pshm nqs mua me pelqen 1 cun dhe dua te darkoj me te dhe nderkohe ai nuk punon s'ka asgje te keqe per mua te paguaj, edhe sikur te jete e kunderta une personalisht se kam prb pagesen,

C'fare fjalori qe ke moj aman :D
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Tani normale qe do paguante ajo, apo do laje pjatat ti per te nxjerre leket e pijes ncncncncnccncn

po c'pjata thua
ai ka qen me karten e kredise me vehte :p
do i lente rolexin kamarierit e do iknin te kenaqur te dyja palet lol
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

po tani varet nga kendveshtrimet,

se pshm nqs mua me pelqen 1 cun dhe dua te darkoj me te dhe nderkohe ai nuk punon s'ka asgje te keqe per mua te paguaj, edhe sikur te jete e kunderta une personalisht se kam prb pagesen,

C'fare fjalori qe ke moj aman :D

C'FARE fjalori kam une moj ?
nuk punon ai? po mire i punon mami dhe babi
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Unë personalisht jam pro barazisë gjinore dhe kjo duhet të arrihet me ç'do kusht.Nuk mund ta privosh femrën nga kënaqësia e të qënit ''burrë''. Do e lija me patjetër të paguajë,është një nder karrshi ***it të dobët :)
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Shkon vec me mbush barkun?

Waa ku e pe ti kete mi?

Cf tha Yellow (kot te pys edhe une se u bera kurioze) qe paska fjalor te piset?
Mos don te thuash me piset se fotot e tua?

Mos merr kurajo nga like qe merr se shumica te fusin ne kurth me duart e tua lol
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

po c'pjata thua
ai ka qen me karten e kredise me vehte :p
do i lente rolexin kamarierit e do iknin te kenaqur te dyja palet lol

Sa mire, paska kamarier qe mban Rolex...meqe une e kam nje te tille...

P.S. Sa per skjarim isha duke treguar per kohes sa isha nxenes....
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Po si nuk do hyje, ti ne lokal ishe pra

Ne lokal isha vertete, por pjata nuk do te laja se nuk ishte faji im qe nuk mund te paguaja me kartele, apo jo?
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

muhabet leprash . dihet qe femra kur vjen puna ke fatura , seç i fillojn ti shtremnohen shalët... :p
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Personalisht kam tentuar gjithnje qe takimin e pare te paguaj une, por edhe te tjeret ( vazhdimesia ), por tek i pari sidomos, se c`me ndodh nje fenomen mizerje, harroj portofolin ne shtepi, dhe me e keqa eshte se nuk ze mend, e harroj dhe prap e harroj.
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

jeni shume te trashe? pse dhe ktu do e shikosh barazine ?

ja te ta shpjegoj pak

eshte takimi i pare, dmth qe me shume (ose pak) mund ke arritur ta nxjeresh tjeter ne nje kafe/darke me ty qe mezi e ke pritur me siguri
nqs do ta besh per vete dhe ky takim te mos jete i pari dhe i fundit, do besh gjithcka qe ajo te ndihet mire,rehat
te paguash darken e pare per nje femer qe ka pranuar te ha darke me ty, i fal asaj njefar sigurie te ty si mashkull
pastaaaaj nese ia del ti cosh gjerat ne nje nivel tjeter, kjo tema e pageses mund te sqarohesh shume lehte mes te dyve

Tani kjo puna jeni pak te trashe si pak e rende po nejse :)
Per sa i perket temes,po nese femra e pelqen nje mashkull edhe i ben nje ftese (nuk e di ne vende te tjera por ketu ne usa eshte normale) ku qendron problemi nese ajo paguan edhe darken.Ne jemi akoma me ate mentalitetin se mashkulli eshte gjithmone ai qe duhet te paguaje,por kohet kane ndryshuar sic kane ndryshuar edhe kerkesat per barazine gjinore.
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

e pra Jonio, ka te beje mentaliteti shume :D

Gjithsesi desha te shtoj se paskam harruar , qe edhe sikur te paguaj mashkulli heren e pare , prapeseprape heren tjeter duhet me ja kthyer respektin kshuqe po e njenta gje eshte :)
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

kur i thrras un per kafe dhe kur vjen puna me pagu baj demek si kur me marrin ne telefon dhe i tham mprit ktu 2 min dhe pas 10 miin e marr ne tele paguji ti se rregullohemi jasht :p:p qa u ba ktu u liru un marr kafe femna merr vodka redbull :coca::coca::coca::hmm::hmm: (shaka)

Asgja te keqe ska per me pagu mashkulli i pari rrespekt :) kshu ja myll gojen femnes :p
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Ne te parin the? Po normal qe mashkulli, nqs s'paguan as ne takim te pare mbathjani vrapit, do jete kurrnac sh i keq :p...
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

.. edhe vet paguaj po e pash qe shtremberohet fundja sdo beje 1000 $ gjithsesi hera e pare qofte 5$ qofte 50$ duhet te paguaje mashkulli :)
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Meshkujt Duhet te paguajne :D
 
Titulli: Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Ka qen nje teme por spo e gjej me, keshtu qe vazhdojme ketu.
Takimi i pare, ku duhet te besh pershtypje ultra-ekstra te mire, normal do zgjedhesh restorant te shtrenjte, do sillesh xhentelmen, e te tjerat me radhe, vetem per te rene ajo permbys....
C'rendesi ka vetem takimi i pare? Njeriu duhet te jete vetevetja cdo dite, jo vetem me dite te caktuara.

Tani, nqs njeriu i takim 1 ja vlen, mund ta lesh te paguaj ai (ti guxhulitet ego-ja mashkullore, nqs e ka:p), edhe ke rast-pretekst-arsyje, per ti kthyher borxhin, e ta ftosh perseri ne takim!:p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top